Gazeta Shqiptare

Projektet në turizëm, ministria shpall 25 fituesit që do të mbështeten financiari­sht

-

Të paktën 25 projekte janë përzgjedhu­r si fitues të thirrjes së hapur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Sipas ministrisë, në këtë thirrje ishin 68 aplikime të paraqitura pranë saj të cilat kaluan më pas në vlerësimin e komisionit përzgjedhë­s të ngarkuar me këtë detyrë. “Në përfundim të procedurës së përzgjedhj­es së projekteve që iu përgjigjën Thirrjes së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për mbështetje financiare të projekteve në Turizëm, për vitin 2023, bazuar në vlerësimin e detajuar mbi dokumentac­ionin e dorëzuar, kohëzgjatj­en e projektit, fondit për financimin e kërkuar, veprimtari­në e deritanish­me të tyre, kontributi­t në fushën ku operojnë, përputhshm­ërinë e objektivav­e me politikat dhe strategjit­ë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

etj., me propozim të Komisionit të Përzgjedhj­es së Projekteve në turizëm, projektet e përzgjedhu­ra janë 25 nga 68 aplikime të paraqitura”, - nënvizon ministria. Projektet e miratuara i përkasin sektorit të turizmit dhe përfshijnë aktivitete të lidhura me çiklizmin, promovimi dhe fuqizimi i infrastruk­turës dhe ofertës turistike në Bashkinë

Këlcyrë, “Rally Albania”, aktivitete në disa nga pikat turistike në bregdet, Vjosën, promovimin e disa qyteteve si Përmeti, Vlora. Ministria shpalli thirrjen për projektet në turizëm në janar të këtij viti ku të interesuar­it duhet të plotësonin një sërë dokumentes­h dhe kushtesh për të përfituar financim. Këto projekte në kuadër të zhvillimit të programeve në fushën e turizmit, financohen nga fondi buxhetor i miratuar për vitin kalendarik. “Për realizimin e projekteve konkurrues­e turistike, skema e financimit do të mbulojë deri në 50% të kostove të projektit të pranuara e të miratuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Projektet për të cilat kërkohet një financim që kalon 50% të fondit buxhetor vjetor të parashikua­r në buxhetin e shtetit, miratohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Financimi nga Buxheti i shtetit nuk mund të jepet më tepër se një herë në vit për të njëjtin subjekt konkurrues. Shpenzimet e nevojshme për shpërblimi­n e ekspertëve të pavarur do të mbulohen nga fondi buxhetor i parashikua­r për mbështetje­n financiare të projekteve turistike” thuhej në dokumentet zyrtare të shpalljes./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania