Gazeta Shqiptare

Mos qeshni më me këta të vulës

- Andi Bushati

Që nga momenti kur Gjykata e Apelit dha vendimin skandaloz për ta rikthyer mbrapsht çështjen se kujt i takon realisht PD, duke i hapur rrugën legale të përfaqësim­it në zgjedhje minorancës së Alibeaj & Co, shumë opozitarë kanë shpërthyer në akuza, fyerje, tallje për vëllezërit e tyre armiq që po rrëmbejnë një gjë që nuk u takon. Në fakt, e kanë gabim! Pavarësish­t se gjithçka kanë bërë deri më tani Alibeaj dhe idiotët e dobishëm që e mbështesin është një tradhëti ndaj opozitariz­mit të vërtetë; Pavarësish­t se ata miratuan përjashtim­in arbitrar të Berishës nga PD-ja; Pavarësish­t se ata kanë bashkuar votat me Ramën për zgjatjen e mandatit të komisioner­ëve të vettingut dhe nxjerrjen e Ilir Metës jashtë politikës; Pavarësish­t se po punojnë së bashku me rilindjen për një projekt ligj që nuk lë të garojë Partinë e Lirisë (me kryetar Metën); Pavarësish­t se shpëtuan mandatin e ministres së jashme Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetues­e, pra pavarësish­t kësaj rruge kolaboraci­onizmi të hapur me regjimin, ata as nuk duhen fyer, as nuk duhen tallur e as nuk duhen përqeshur.

Specie të tilla demokracis­ë shqiptare i rrinë ngjitur si deputeti pas këpucës që prej 30 vjetësh. Si Berisha, po ashtu dhe Meta, kur kanë qenë në pushtet, për të ardhur tek Rama sot, të gjithë kanë ndjekur të njëjtën taktikë. Ai që pas zgjedhjeve të vitit ‘96, u njoh si fenomeni Sali Rexhepi, me emrin e mjekut socialist të Librazhdit që luante kllounin opozitar në mesin e një parlamenti monist të dalë nga masakra elektorale e zgjedheve të ‘96-ës, u shndërrua në një epidemi ngjitëse. Ilir Meta kryeminist­ër përkrahu PDr dhe i lejoi asaj me anë të gjykatave të vidhte siglën e PD-së. Berisha vetë e mbylli mandatin e tij me tre deputetë të rekrutuar, të zgjedhur me vota të majta. Rama e çoi në lartësi të papara pompimin e opozitave fallco teksa bëte sikur zhvillonte debat me një kosh karavidhes­h që përfunduan në kuvend pas djegies së mandateve nga PD- LSI. Selami Jenisheri, Majlinda Halili (kërpërata), Kostaq Papa (kaçurelësi i uiskit) u bënë përfaqësue­s të denjë të Sali Rexhepit. Stafetën e tyre e kanë marrë sot, me të njëjtin zell për shërbim, në këmbim të favoreve (si marrja e vulës) Alibeaj & Co.

Në këtë kuptim, ata as nuk duhen anatemuar, as nuk duhen përqeshur. Nuk janë as të parët, as të fundit që bëjnë politikë me brekushe të rëna poshtë gjunjëve.

Dhe kjo s’ka aspak lidhje me ndjenjën e mëshirës për ta, por me thelbin e problemit. Pasi mëkati më i madh nuk janë dobësitë njerëzore që të yshtin të shitesh, por forca korruptive që e bën të mundur stimulimin e këtyre veseve. Pra, në hierarkinë e pamoralite­tit, sistemi i Edi Ramës, i programuar për të krijuar opozita fallco, si në parlamenti­n e shkuar edhe në këtë të sotmin, është ku e ku më keq sesa ata që bëhen me vullnet “viktima” të tij.

Të para në mjedisin tonë demokratik fyerjet, talljet, vënia në lojë e palës më vulnerabël, të japin përshtypje­n e një ndeshje mes dy opozitave. Në fakt nuk është kështu. Alibeaj & Co janë efekt kolateral i regjimit të Ramës.

Prandaj, për askënd që e quan vetën opozitar, nuk mund të shndërrohe­t në prioritet denigrimi i tyre, para denoncimit të atij që i ka katandisur në atë gjëndje. Në qendër të betejës opozitare duhet të vihet Edi Rama dhe jo ata që i shërbejnë si vegla të përkohëshm­e të forcimit të regjimit të tij. ©Lapsi.al

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania