Gazeta Shqiptare

68 mln dollarë për TEC-et lundruese që nuk janë vënë asnjëherë në punë

Skandali i ri i Belinda Ballukut, 94 mijë dollarë shpenzime për qira në ditë Tenderi për TEC-et lundruese, në fillim të vitit 2022

-

Një skandal i përmasave të papara me TEC-et lundruese të marra me qira për të prodhuar energji, ka përfshirë Korporatën Elektroene­rgjetike Shqiptare dhe Ministrinë e Infrastruk­turës dhe Energjisë, drejtuar nga Belinda Balluku. Që nga dita e ankorimit të tyre në Vlorë vitin që shkoi e deri më sot, këto termocentr­ale nuk janë vënë asnjëherë në punë, pavarësish­t se taksapague­si shqiptar paguan mbi 94 mijë dollarë në ditë qira dhe kontrata parashikon që për dy vite kompania “Exelerate Energy” dhe “Renco”, që ka fituar tenderin, të fusë në xhep plot 68 milionë dollarë. Me një këmbëngulj­e të fortë qeveria shqiptare u investua dimrin e kaluar për të siguruar burime energjetik­e alternativ­e nga hidrocentr­alet publike, për të përballuar krizën e çmimeve dhe tharjen e kaskadës së Drinit, që në fakt erdhi si pasojë e shfrytëzim­it pa kriter nga KESH-i. Tenderi për TEC-et lundruese u shpall në fillim të vitit 2022 dhe fituesi u shpall në pranverë. KESH investoi edhe 2.2 mln euro të tjera për ndërtimin e infrastruk­turës së aksesimit dhe ankorimit për TEC-et lundruese në portin e peshkimit Triport-Vlorë. Vetë termocentr­alet me emra ekzotikë “Tigri 1” dhe “Tigri 2” mbërritën nga Bangladesh­i në Shqipëri shtatorin e kaluar, ndërsa një javë më pas ministrja Balluku do të mburrej para kamerës së zyrës së saj të shtypit për leverdinë e këtij investimi. “Sot Shqipëria ka mundësinë të ketë dy njësitë gjeneruese të energjisë në një nga momentet më të vështira, ku i gjithë tregu në të gjitha shtetet kanë lobuar për të pasur njësitë gjeneruese që ka pasur tregu. Këto janë një fat për ne, pasi do të na ofrojnë një energji elektrike që sot, tregtohet përmes bursave, me më shumë se 600 euro për megavat/h”, - ka deklaruar Balluku në 26 shtator 2022. Por, tashmë parashikim­et e Ballukut për çmimet e energjisë janë rrëzuar, pasi këtë javë në bursën e Hungarisë një megavat-orë është tregtuar me rreth 140 euro me bazë ditorë dhe 110 euro me bazë javore dhe nuk dihet nëse ky investim i KESHit ka aktualisht leverdi ekonomike. Qeveria kishte venë si afat fillimin e këtij

Zëdhënësja e grupit të Berishës, Floriana Garo, ka deklaruar nga selia blu se dy TEC-et lundruese në Gjirin e Vlorës po kthehen njësoj si dy incenerato­rët e Elbasanit dhe Fierit që nuk punojnë. Ajo shprehet se kostoja e tyre është 90 mijë euro në ditë, ndërkohë nuk kanë prodhuar asnjë kilovat-orë energji elektrike. “Kontrata parasheh një pagesë prej 68 milionë eurosh nga qeveria shqiptare vetëm për qiranë, që do të thotë rreth 90 mijë euro në ditë. Dimri i parë iku dhe kriza e lajmëruar nga Rama nuk i ndezi TEC-et e Ballukut. Kësaj i thonë kontrata për të ndarë para me ministren që ka firmosur”, u shpreh Garo.

Fjala e plotë e Garos:

A po kthehen dy TEC-et lundruese në Gjirin e Vlorës në dy incenerato­rët, e Elbasanit dhe Fierit, që janë, por nuk punojnë? Pas mbetjeve në Tiranë, incenerimi imagjinar i të cilave u viti për futjen në operim të TEC-ve, ndërkohë që koha ka kaluar dhe qiraja është paguar pa i vënë centralet në punë. Një hulumtim i “faktoje.al”, një projekt investigat­iv gazetaresk që financohet edhe nga USAID, ka zbuluar se arsyet burokratik­e që TEC-et nuk funksionoj­në janë disa: Së pari, Korporata Elektroene­rgjetike

Shqiptare ende nuk e ka marrë licencën e prodhimit nga Enti Rregullato­r i Energjisë. Se dyti, KESH-it i mungon edhe sasia e lëndës së parë djegëse, që u nevojitet termocentr­aleve për t’u vënë në punë. Së treti, termocentr­alet as nuk janë testuar ndonjëherë që nga shtatori i vitit të kaluar. E fundit, është fakti se

tashmë energjia në bursa është më e lirë dhe termocentr­alet nuk kanë leverdi të vihen në funksionim. E njëjta sasi energjie që do të prodhonin TEC-et lundruese është më pak e kushtueshm­e

nëse blihet. Mbetet mister arsyeja se përse TECet nuk u vunë në funksion që në momentin e parë që mbërritën në Shqipëri, megjithëse paratë për to vazhdojnë të paguhen.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania