Gazeta Shqiptare

BKH zbarkon në vilën e partneres së Arben Ahmetajt, gjenden 30 mijë euro

Rama: Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq Kontroll edhe banesës së ish-bashkëshor­tes

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka folur dje edhe për deklaratën e ishzv.kryeminist­rit Arben Ahmetajt që të mos bëjë gjykatësin lidhur me aferën e incenerato­rëve. Rama deklaroi shkurt se nëse do kishte bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që ai të bëjë rolin e gjykatësit. “Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj rolin e gjykatësit”, - tha Rama. Byroja Kombëtare e Hetimit ka zbarkuar mbrëmjen e djeshme në banesën e partneres së ish-zëvendëskr­yeministri­t Arben Ahmetaj në Hamallaj. Mësohet se është kontrollua­r edhe shtëpia e ish-bashkëshor­tes së Ahmetajt. Në kontrollin e kryer në shtëpinë e ish-bashkëshor­tes nuk është gjetur asgjë e paligjshme, ndërsa në shtëpinë e partneres është gjetur një shumë parash prej 30 mijë eurosh. Kujtojmë se ish-ministri i Financave, Ahmetaj, po hetohet nga SPAKu

në lidhje me përfshirje­n e tij në aferën e incenerato­rëve. Ky hetim nisi pak muaj më parë pas kallëzimit në SPAK, që kishte lidhje me një vilë të ndodhur në Hamallaj, në kompleksin “Vala Mar”, që ish-ministri dhe bashkëjetu­esja e tij nuk e kishin deklaruar dhe që sipas kallëzuesv­e, ishte dhuruar Klodian Zoto, një nga të kërkuarit për aferën incenerato­rëve. “Report TV” ka siguruar listën e plotë të pronave që SPAK-u po heton. Në sitë janë vendosur dhe po verifikohe­n edhe pasuri të tjera në emër të ish-bashkëshor­tes së Ahmetajt, Albina Macka. Bëhet fjale për një vile në “Rolling Hills”, në Tiranë, një në “Green Coast”, si dhe një apartament në ish-Bllok, të cilat janë në pronësi të ish- bashkëshor­tes së Ahmetajt. Ndërkohe që është duke u verifikuar edhe vila në Hamallaj në pronësi të bashkëjetu­eses aktuale, Erjola Hoxha. Së bashku me dokumentac­ionin e ndërtimit të objekteve, SPAK-u ka sekuestrua­r edhe dokumentac­ionin për arredimin e të gjitha këtyre pronave. Ndërkohë heshtja e prokuroris­ë dhe mosveprimi në dukje bie në kontrast edhe me paraqitjen e disa individëve në dyert e SPAK-ut. Aktiviteti që zhvillohet prej tyre është tërësisht privat, gjë që na bën të besojmë se i vetmi motiv që janë thirrur lidhet me gjurmët financiare të lëna te këta për shkak të detyrës së investimev­e nga Arben Ahmetaj dhe familjaret e tij në pasuri të paluajtshm­e.

Identifiki­mi i pronave fizike e veçanërish­t vilave, si dhe marrja e informacio­nit në mos të dhënave dokumentar­e që provojnë shumën e investuar si në

ndërtimin, ashtu edhe të arredimit të tyre nga Ahmetaj dhe familjaret e tij, që përbën një provë që ishministr­i po hetohet për pastrim parash.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania