Gazeta Shqiptare

Dy operacione antidrogë në Shkodër/ Sekuestroh­en 5.6 kg kanabis e 7 persona të arrestuar

-

SHKODËR - Policia e Shkodrës ka finalizuar dy operacione antidrogë, “Bleran” dhe “Sheshi”, në kuadër të të cilëve ranë në pranga 7 persona, ndërsa u sekuestrua­n 5.6 kg kanabis. Gjatë operacioni­t policor “Bleran” u arrestuan Pjetër Ashta dhe Dodë Ashta, ndërsa gjatë operacioni­t policor “Sheshi” u arrestuan Artilas Vuksani, Emiljan Vuksani, Robert Pepniku, Robert Preka dhe Rajmond Kola.

NJOFTIMI I POLICISË:

Dy operacione antidrogë, janë finalizuar brenda 12 orëve në Shkodër që kanë çuar në pranga shtatë persona. Në operacioni­n e parë “Bleran” u arrestuan në flagrancë Pjetër Ashta, 62 vjeç dhe Dodë Ashta, 33 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Bardhaj, pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur rreth 5.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 aparate celulare. Gjatë operacioni­t “Sheshi”, u arrestuan në flagrancë Artilas Vuksani dhe Emiljan Vuksani, të dy 19 vjeç, Robert Pepniku, 26 vjeç dhe Robert Preka 22 vjeç, të katërt banues në Shkodër dhe Rajmond Kola, 22 vjeç, banues në Golem, pasi shërbimet e Policisë, në afërsi të sheshit “Prek Cali”, kanë ushtruar kontroll në automjetin me të cilin qarkulloni­n këta shtetas dhe si rezultat kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të përgatitur gati për shitje. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas ushtronin aktiviteti­n kriminal të shpërndarj­es së lëndëve narkotike në doza, në qytetin e Shkodrës. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentim­in e plotë të aktivitete­ve kriminale të këtyre shtetasve. Materialet i kaluan Prokuroris­ë, për veprime të mëtejshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania