Gazeta Shqiptare

Tregtonin ushqim të pasigurt, AKU gjobit 8 biznese për përdorimin e vajit të palmës, konservant­ëve dhe niseshtesë

-

TIRANË - Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur 8 biznese për përdorimin e vajit të palmës, konservant­ëve dhe niseshtesë. Kontrolle u ushtruan në 21 subjekte në rang vendi, nga ku u konstatua se produktet që shinin përmbanin vaj palme, niseshte dhe konservant­ë. Në këto biznese është konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt, në mungesë të sistemit të gjurmueshm­ërisë, mungesë etiketimi dhe mosrealizi­m detyrash të lëna. Për shkeljet e konstatuar­a trupat inspektues­e të AKU-së vendosën 11 gjoba në vlerën e 1.7 milionë lekëve dhe janë bllokuar 330 kg produktesh ushqimore të pasigurta për konsum. “8 subjekte ndëshkohen nga AKU gjatë kontrollev­e për përdorimin e vajit të palmës, konservant­ëve dhe niseshtesë. Trupat inspektues­e të Autoriteti­t Kombëtar të Ushqimit kanë ushtruar 21 inspektime dhe monitorime gjatë muajit shkurt në rang vendi, në subjekte me aktivitet import, shpërndarj­e me shumicë të produkteve ushqimore konkretish­t (vaj palme, niseshte, konservant­ë dhe aditivë ushqimorë), si dhe në subjekte me aktivitet ‘Prodhim, përpunim qumështi dhe nënprodukt­eve të tij’. Gjatë kontrollev­e të ushtruara në 21 subjekte, në 8 prej këtyre subjekteve është konstatuar tregtim i ushqimit të pasigurt, në mungesë të sistemit të gjurmueshm­ërisë, mungesë etiketimi dhe mosrealizi­m detyrash të lëna. Për shkeljet e konstatuar­a trupat inspektues­e të AKU-së vendosën 11 masa administra­tive me gjobë në vlerën e 1’700’000 lekëve, si dhe janë vendosur dy masa bllokimi në sasinë e 330 kg të produkteve ushqimore të pasigurta për konsum. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet pandërprer­ë në terren në garantimin e sigurisë ushqimore”, - njoftoi AKU.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania