Gazeta Shqiptare

Produktivi­teti i punës shënon rritje vjetore 20 për qind në krahasim me vitin 2021, hapësira për paga më të larta

-

Produktivi­teti në ekonomi u rrit dukshëm gjatë vitit 2021, pasi prodhimi për punonjës shënoi rritje të shpejtë në krahasim me vitin 2020. Të dhënat e INSTAT tregojnë për një rritje me 21 për qind të produktivi­tetit të punës në vitin pas pandemisë. Vlera e prodhimit për një të punësuar arriti në rreth 3,2 milionë lekë me 2021 nga 2,6 milionë lekë që ishte në vitin 2020 me një rritje mbi 21 %. Të dhënat tregojnë se rritja ishte më e fortë në sektorin e prodhimit se në atë të shërbimeve. Tek prodhuesit e mallrave vlera e prodhimit për punonjës arriti në 4.8 milionë lekë në vitin 2021 me një rritje 28% në krahasim me vitin 2020. Në sektorin e shërbimeve vlera vjetore e prodhimit për punonjës arriti në 2.2 milionë lekë me rritje 14.7% në krahasim me vitin e mëparshëm. Ritmet e rritjes së prodhimit për punonjës kanë qenë më të lartat e dekadës duke sinjalizua­r se ekonomia ka zgjeruar hapësirën për rritjen e pagave. Bizneset me të njëjtin numër punonjësis­h kanë siguruar një vlerë ë të lartë prodhimi gjatë vitit 2021. Pas pandemisë COVID-19 kërkesa për mallra dhe shërbime u rrit dukshëm në vendin tonë. Kufizimet në lëvizje gjatë vitit 2020 ndikuan në ulje të prodhimit dhe punësimit, por me lirimin e masave me 2021 aktiviteti ekonomik pësoi hov për shkak të kërkesës jo të zakonte. Kërkesa e lartë dhe prodhimi i kufizuar solli rritje të çmimeve, duke ndikuar pozitivish­t vlerën e prodhimit për një punonjës. Prodhimi për të punësuar ka pësuar rritje me 19% edhe me vitin para pandemisë 2019. Gjatë dekadës së fundit produktivi­teti i punës pati luhatje dhe shpesh pësoi ulje edhe pse ekonomia ishte në rritje. Aksionet për formalizim­in e ekonomisë rriten numrin e të punësuarve të ligjshëm, të cilët edhe pse në rritje nuk kishin se si të ndikonin në prodhim. Në Shqipëri punësimi u rrit më shumë se rritja ekonomike, për pasojë të punësuarit ndanë më pak fitime nga puna. Zhvillimet demografik­e, me plakjen e popullsisë dhe reduktimin e forcës së punës po ushtrojnë presion mbi modelin ekonomik të Shqipërisë. Ekspertët dhe institucio­net ndërkombët­are financiare bëjnë thirrje se Shqipëria duhet të rrisë aftësitë mësimore për të orientuar ekonominë drejtë inovacioni­t dhe sektorëve me produktiv./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania