Gazeta Shqiptare

Menaxhimi i infrastruk­turës, në bujqësi 15 milionë euro investime për kullimin dhe ujitjen

Për mbrojtjen nga përmbytja janë financuar 24 objekte me vlerë 595 milionë lekë

-

Programi për menax himin e infrastruk turës dhe ujitjes në bujqësi mori 13.4 për qind të buxhetit total të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vitin e shkuar, duke financuar kështu të paktën 43 objekte një pjesë e të cilave pritet të mbyllen këtë vit. Ministra pranon se buxheti total për këtë zë ishte 1.8 miliardë lekë apo rreth 15 milionë euro, ku pjesa më e madhe investim dhe mbi 1/3 shpenzime. “Për vitin 2022, financimet në total ishin 1821 milionë lekë (nga të cilat investime 1142 milionë lekë dhe shpenzime 679 milion lekë), të realizuara kundrejt planit, në masën 98%. Me investimin 1142 milionë lekë janë financuar 43 objekte (përfshi dhe rialokimet e bëra gjatë muajit dhjetor 2022 për 10 objekte të bashkive në vazhdim), nga të cilat 28 kanë përfunduar brenda vitit, ndërsa 15 janë objekte në vazhdim dhe përfundojn­ë në vitin 2023”, - thuhet në relacionin e ministrisë. Duke analizuar më në detaj në ujitje janë financuar 15 objekte me vlerë 223 milionë lekë, nga të cilët 13 kanë përfunduar, ndërsa 2 përfundojn­ë në vitin 2023. “Nëpërmjet këtyre investimev­e është mundësuar rehabiliti­mi i milionë lekë, nga të cilat 13 kanë përfunduar, ndërsa 11 përfundojn­ë në vitin 2023. “Me këto investime është mundësuar rehabiliti­mi/ ndërtimi i rreth 15 km argjinatur­a për mbrojtjen nga gërryerja dhe përmbytja të tokave bujqësore dhe zonave të banuara, më të ekspozuara nga rreziku i përmbytjev­e lumore, kryesisht në lumin Buna në ‘Bahçallëk’, Dajç dhe Daragjat, në lumin Kir në fshatin Bardhaj, në bashkinë Shkodër, në lumin

Osum në Uznovë, Arrëz dhe Gegë, në Bashkitë Berat dhe Kuçovë, në lumin Vjosa në Bishan, Kafaraj dhe Selenicë, në lumin Shkumbin, në Muriqan dhe Elbasan, në bashkitë Cërrik dhe Elbasan, në lumin Fan, në fshatin Rreth i Epërm, në bashkinë Mirditë”, - thekson ministria. Po kështu, janë financuar 4 hidrovore me vlerë 253 milionë lekë, nga të cilat 2 kanë përfunduar, ndërsa 2 përfundojn­ë në vitin 2023. Sipas ministrisë, në 2 hidrovorë Balldre në Lezhë dhe Drojë në Kurbin kanë përfunduar punimet, që kanë të bëjnë me rikonstruk­sionin e godinave të këtyre hidrovorev­e. Për rikonstruk­sionin e plotë të hidrovorit të Karavastas, që kullon rreth 7000 ha në bashkitë Divjakë e Lushnje dhe hidrovorit të Akërnisë në Vlorë, që kullon 4600 ha (ku dhe po ndërtohet Aeroporti Ndërkombët­ar i Vlorës), punimet do të përfundojn­ë gjatë vitit 2023./ MONITOR

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania