Gazeta Shqiptare

Funde shtrati të vështirë

RIBOTIM Mbi autoren...

- Laure Cambau

Në brezin orar të shtratit djajtë dalin nga flokët yjet bien nga pemët vendet përzihen me njëri-tjetrin në natën e këmishës sate bie shi këmbët e poezisë pushojnë mes duarve të tua të ngrira unë mbjell një guriçkë vjel fetishe dhe verë guri sekset tymosin në pafajësi të plotë në kryqëzim të buzëve të bëj paksa gjuetaren kundravajt­ëse të përshkoj sytë e tu nëpërmjet veshit të gëlltit dritën dhe të pështyj bishtat e notave të mbaj qershitë dhe të flak ëmbëlsirën të ta shkul atë zë varri për të përfituar 21 gramë heshtje por dora ime blu përshkon gjithmonë fletën me të kuqe flatrat nuk mbijnë gjatë natës nevermind që hiçi im të shtojë

Laure Cambau jeton në Paris. Pianiste, ajo shoqëron këngëtarë lirikë dhe merr pjesë nëpër lexime poetike me improvizim­e muzikore. Ka qenë e ftuar në Festivalin e Poezisë Ndërkombët­are Trois-Rivières (tetor 2002), në Encuentro de Poetas del Mundo Latino në Morelia, në Sallonin e Librit të Meksikos (2003), në Festivalin e Strugës (gusht 2007), në Festivalin e Tetovës (2009) si dhe në manifestim­e të ndryshme poetike në Francë dhe jashtë saj.

Ka botuar disa libra poetikë, si “Boulevards Lunatiques”, “l’Homme dans la baignoire” pasuar nga “Nuages des Temps Ordinaires”, “Latifa, la petite fille qui pleurait des mots” (rrëfenjë muzikore), “Et le Pourboire des Anges?”, “Le couteau dans l’étreinte”, “Lettres au voyou céleste suivi de Blanc sans blanc”. Ka botuar gjithashtu shumë libra në bashkëpuni­m artistë figurativë si dhe është bashkautor­e në librin kushtuar piktorit të njohur Omer Kaleshi (Globus R, 2010). Poezi të saj janë botuar në disa antologji të poezisë franceze.

Si pianiste ka nxjerrë, këtë vit, një disk me muzikë romantike. pi pështyma të fermentuar­a në funde gotash natën kur fëmijët janë shtrirë dhe unë unë ha merrimanga uji ti gëlltit lulet e mia dhe unë në ëndërr vizitoj kopshtet e tu të brendshëm tropikalë e dua fantazmën që banon brenda meje kam gjatësinë tënde ti nuk e kalon cakun mos je i marrtë?

Prej fryme dhe rëre një re e lehtë?

E dua fantazmën që banon brenda meje

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania