Gazeta Shqiptare

AKUZAT NDAJ ERIDAN GUERROS

-

Eridan Guerrero, lindur në Vlorë, aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgim­it në Bruksel, Belgjikë, i akuzuar për veprat penale “Trafikimi ndërkombët­ar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtari­së kriminale”, të kryera në formën e organizatë­s kriminale. Operacioni i policisë është kryer në bashkëpuni­m me nga Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Hetimore qendrore, homologët belg dhe DVPT-të Vlorë, Durrës dhe Tiranë.

K

UKËS - Një 23-vjeçar nga Kruja është arrestuar para diten e djeshme në Morinë, ndërsa ishte në kërkim prej disa kohësh. I riu së bashku me dy vëllezërit e tij binjakë, të arrestuar tashmë, kishin kthyer banesën e tyre në “fole” armësh. Në të janë sekuestrua­r 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra automatiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë. “Në kuadër të shkëmbimit të menjëhersh­ëm të informacio­neve me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinës, me qëllim ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, si rezultat i hetimeve të kryera në vijim të operacioni­t policor të koduar ‘Twins’, të zhvilluar më 23 shkurt, u kap në Morinë, si dhe u ndalua nga specialist­ët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariat­it të Policisë Krujë, shtetasi i shpallur në kërkim nga Policia e Krujës, për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit’: D. L., 23 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi D. L., së bashku me 2 vëllezërit e tij binjakë, të arrestuar në kuadër të operacioni­t ‘Twins’, mbanin në banesë 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 krehra automatiku, municion luftarak dhe 1 bajonetë, të cilat u gjetën dhe u sekuestrua­n gjatë këtij operacioni”, - njoftoi policia. Materialet procedural­e i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania