Gazeta Shqiptare

“Fondet janë vjedhur”, Meta nga Durrësi: Në 14 maj, me Igli Carën

Partia e Lirisë: 28% e buxhetit të Bashkisë së Durrësit shkoi për incenerato­rin e Tiranës “Çmendurinë e ‘Rilindjes’ ta ndëshkojmë me votë”

-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim në Durrës nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë “Rama”. Gjatë fjalës së tij, Meta tha se 28% e buxhetit të Bashkisë së Durrësit ka shkuar për incenerato­rin e Tiranës, ndërsa theksoi se 9 mln euro vidhen dhe shkojnë në “offshore”. “11 vjet vetëm gënjeshtra dhe premtime, hap thesin e premtime para zgjedhjeve. Ai ka një tmerr të madh në zgjedhjet që po vinë, se e mësuan keq ata më parë, ia falën pushtetin vendor, ndaj tani të gjithë në 14 maj drejt kutive. ‘Rilindja’ edhe të vetmin port, kërkon t’ia zhbëjë Durrësit. Si të mos kemi ne në Durrës investime të huaja? A ka vend më të favorshëm se sa Durrësi? Të gjithë të ndëshkojmë këtë shpërfillj­e, që ka pasur ‘Rilindja’ ndaj Durrësit dhe të gjithë të votojnë Igli Carën. T’i japim mundësinë që çdo taksë të shkojë në interesin tuaj e jo për xhepat e tyre. Durrësi është një qytet i kulturës dhe ka nevojë për ambiente sociale. Zëri i të rinjve dhe të rejave të Durrësit do të mbizotëroj­ë në këtë Këshill. Të rinjtë nuk duhet të ndihen të përjashtua­r dhe të largohen nga vendi i tyre. Ne e kemi buxhetin 2 herë më të madh se buxheti i Kosovës, por gjendja te ne është më problemati­ke, sepse 9 mln eurot e Durrësit dhe durrsakëve shkojnë për ‘offshor’-in. Nga atje kontaminoh­en dhe vijnë këtu në Ishëm”, tha ai. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë së Lirisë në Durrës. Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se pushteti vendor në gjithë këto vite ka qenë vetëm në duart e një njeriu, duke shtuar se kjo nuk duhet të vazhdojë të ndodhë më, por të ndëshkohet me votë. Meta ka kërkuar gjithashtu mbështetje­n për kandidatin e opozitës për këtë bashki, Igli Carën. “Ka një situatë që nuk pret më dhe kërkon zgjidhje. Zgjidhjen do ta marrë më 14 maj. Çmenduria që ka ndodhur gjithë këto vite duhet ndëshkuar me votë. Një person i vetëm ka kontrollua­r të gjithë pushtetin vendor dhe kjo ka dhënë një impakt negativ. Durrësi është qyteti që duhet të jetë i pari në Shqipëri, por është nën mesataren. Është kaq pranë Tiranës, një vijë bregdetare të jashtëzako­nshme, ka potenciale për zhvillim e mirëqenie, por e gjitha kjo kërkon politika, jo vetëm nga qeveria, por edhe nga bashkia. Fondet për të rregulluar rrugët vidhen. Këtu edhe kur në verë bie shi, bëhet ‘Venecia’, sepse lekët janë marrë, por punimet nuk janë bërë”, - tha Meta. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zgjedhur që ditën e djeshme të vizitojë zonën e “Freskut”, ku ka zhvilluar biseda edhe me banorë të zonës. Në një postim në “Facebook”, Meta u shpreh se është njohur me problemet e përditshme të qytetarëve, që sipas tij variojnë nga rrugët, infrastruk­tura, situata me ujin e pijshëm etj.. Meta u shpreh se këto problemati­ka kërkojnë zgjidhje nga ekipi i PL-së, që do të votohet në 14 maj për të sjellë ndryshimin.

POSTIMI I PLOTË:

“Bashkë me znj. Silva Caka, kryesuesja e listës së Partisë të Lirisë për Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe me disa aktivistë të rinj nga LRI-ja vizituam sot zonën e njohur si ‘Fresku’. Kjo lagje e re e Tiranës është kthyer në një qytet brenda qytetit, por infrastruk­tura e saj nuk u përgjigjet nevojave të banorëve. Qytetarët që takova më treguan për problemati­kat e përditshme me të cilat ata përballen e që do të zgjidheshi­n thjesht, po të kishte drejtues bashkiakë që fokusohen te puna dhe jo vetëm te propaganda. Rrugë të ngushta e të shkatërrua­ra, mungesa e kanalizime­ve, mungesa e trotuareve, pamundësia për parkimin e makinave, çerdhe e kopshte me kapacitet të ulët, që nuk iu përgjigjen nevojave të zonës, si dhe përkeqësim­i i situatës me ujin, që s’mund të pihet më, kërkojnë zgjidhje nga ekipi ynë që do votohet në 14 maj për të sjellë ndryshimin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania