Gazeta Shqiptare

Kërkesa e Berishës për t’u regjistrua­r në zgjedhjet e 14 majit, në dorë të Rusmajlit

-

Komisioni i Ankesave dhe Sanksionev­e do të shqyrtojë javën e ardhshme dy kërkesat e grupimeve brenda Partisë Demokratik­e për regjistrim­in në zgjedhjet e 14 majit. Pas hedhjes së shortit, rezultoi që kërkesën e grupimit të Berishës, që të jetë ai përdoruesi i logos së Partisë Demokratik­e në këto zgjedhje, do ta relatojë Ilir Rusmali. Ish-ministri i Berishës por “i divoruar” prej tij vite më parë dhe së fundmi “i djegur” nga ishkryemin­istri në garën për Avokat të Popullit do të paraqesë kërkesën për logon e PD-së si dhe argumentet e tij se kush duhet ta përdorë atë në 14 maj. Në të njëjtën kohë, KAS përmes relatorit Koli Bele do të shqyrtojë kërkesën e grupit të Enkelejd Alibeajt, i cili apeloi një vendim të KQZ-së që kërkonte firmën e Bashës në një nga dokumentet e paraqitura për regjistrim. Kujtojmë se Enkelejd Alibeaj kërkonte shfuqizimi­n e vendimit të

KQZ-së për mosregjist­rimin si subjekt zgjedhor. KQZ-ja shtyu vendimin për regjistrim­in e PD-së në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa i la 48 orë në dispozicio­n për plotësimin e dokumentac­ionit, por kjo gjë nuk ndodhi. Përfaqësue­si ligjor i grupimit të Alibeajt, Indrit Sefa, deklaroi nga jashtë ambienteve të KQZ-së se nuk do të depozitohe­j asnjë dokument shtesë nga ana e palës së tij dhe se dokumentac­ioni i depozituar është i plotë.

Rezultatet e shortit përcaktuan:

-Relator të kërkesës nr. 29 (kërkesa e PD-së depozituar nga z. Sali Berisha), z. Ilirjan Rusmali.

-Relator i kërkesës nr.30 (kërkesa e partisë “Lëvizja Bashkë”, z. Elvis Çefa.

-Relator i kërkesës nr. 31 (kërkesa “Partia Demokratik­e e Shqipërisë”, përfaqësua­r nga z. Enkelejd Alibeja), z. Koli Bele.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania