Gazeta Shqiptare

Strehimi i mjekëve turq të Fierit, Vasili: Rama për vitin 2023 do të paguajë 1.2 mln € për hotelin

"Skandal, një doktor kushton sa qimet e kokës"!

-

Nënkryetar­i i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me një tender të qeverisë sa i takon akomodimit të mjekëve turq, që janë pjesë e spitalit Mermorial në Fier. Në këtë tender flitet për një shifër rreth 1.2 milionë euro që përdoret për akomodimin në hotele të punonjësve turq, ndërsa Vasili e cilëson skandal. Sipas tij, shteti shqiptar vetëm për vitin 2023 do të paguajë 1.2 milionë euro vetëm për hotelin e mjekëve turq, si dhe shpenzimet për të gjithë përfitimet e tyre. MESAZHI I VASILIT

"Skandali! 1.2 milionë euro për hotelet e mjekëve turq në Fier! Edi Rama u shqye duke thënë Spitali turk Memorial në Fier ishte dhuratë e paparë etj., pallavra propagandi­stike si këto. Por, shteti shqiptar vetëm për vitin 2023 do të paguaje 1.2 milionë euro vetëm për hotelin e mjekëve turq, si dhe shpenzimet për të gjitha përfitimet e tyre po përballohe­n nga buxheti shumë varfër i shtetit shqiptar. Në vitin 2022 kanë paguar 340 mijë euro për hotelet e mjekëve turq, pra shpenzimet rriten në mënyrë marramendë­se. Pra, një mjek turk na kushton qimet e kokës në raport me një mjek specialist shqiptar, që bën të njëjtën punë. Rama dhe qeveria nuk kanë para dhe nuk paguajnë mjekët shqiptarë, të cilët mbajnë të gjithë ngarkesën e shërbimit mjekësor publik të qindra-mijëra pacientëve shqiptarë dhe i detyrojnë ata të largohen nga vendi. Rama paguan miliona për hotelet dhe përfitimet e mjekëve turq, të cilët në raport me ngarkesën e përgjithsh­me të patologjis­ë së trajtuar në nivel kombëtar mbulojnë një peshë minimale. Çfarë kryeminist­ri dhe çfarë qeverie batakçinjs­h"!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania