Gazeta Shqiptare

PL-ja për largimin e shqiptarëv­e: Eksodi i viteve '90 po përsëritet

"Frika nga varfëria, më e madhe se ajo për jetën"

-

Anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Kristian Kina, në një deklaratë për mediat nga selia e kësaj partie ka folur në lidhje me emigrimin e shqiptarëv­e jashtë vendit dhe arsyet se përse qytetarët zgjedhin të rrezikojnë jetën vetëm që të mos jetojnë në një vend, që sipas tij, po zhytet në papunësi. Kina tha se të gjitha duhet t'i kenë sytë nga ndryshimi që pritet të ndodhë më 14 maj, ndërsa shtoi se çdo ditë që kryeminist­ri Rama qëndron në pushtet, vendi rrezikohet nga shuarja dhe shpopullim­i.

Deklarata e plotë:

"Të nderuar qytetarë! Pak ditë më parë u bë i njohur për publikun një studim shokues: Shifrat e personave që kanë kërkuar azil në Angli, për vitin 2022! Të gjithë menduam se vendet në luftë do të kryesonin listën në këtë aspekt, sepse pasiguria fizike për jetën menduam se mund të prevalonte mbi gjithçka, por u gabuam! Edhe në këtë rast, banda e 'Rilindjes' ka thyer çdo rekord dhe çdo rregull të filozofisë psikologji­ke! Ashtu si një eksperimen­t social, Edi Rama po i tregon botës se kur mblidhen bashkë papunësia, rrogat e ulëta, korrupsion­i i pafre, nepotizmi partiak, mungesa e ndëshkuesh­mërisë, krijojnë një frikë më të madhe sesa frika për jetën! Dhe kjo frikë i imponon njerëzit që të largohen, të largohen pa u menduar 2 herë e për të mos u kthyer më kurrë! Vendi që kryesonte renditjen në studim, siç kuptohet qartë, nuk ishin ato vende të cilat ishin në luftë, por një vend tjetër… Shqipëria jonë! Ndërkohë që nga Pakistani ishin afro 2'000 persona që kishin kërkuar azil në Angli, nga Shqipëria ishin plot 16'000. 16 mijë shqiptarë që kanë ikur nga Shqipëria në Angli në vitin 2022 dhe kërkojnë azil! Ndërkohë që nga Sudani, India, Eritrea, Bangladesh­i, Siria ishin afro 3000-4000 persona, nga Shqipëria 16000. Çfarë krahasimi dëshpërues! Të vetmet rivale tonat, edhe pse në fakt, ne ishim me goxha avantazh, ishin Irani dhe Afganistan­i,

përkatësis­ht me 9000 dhe 10000 azilkërkue­s. Pra, ky është niveli ku na ka degdisur kjo qeveri! Vëllezërit dhe motrat tona po ikin të tmerruar nga ky vend! Kush me maune, kush me gomone, kush me skafe e kush me dokumente jo të ligjshme, po ikin! Po ikin të gjithë! Eksodi masiv i viteve '90 po përsëritet! Shqipëria po zbrazet! Nëpër qytete kanë ngelur të vetmuar vetëm mosha e tretë! Pyetja që të gjithë shtrojmë për diskutim është: ore pse po ikin gjithë këta shqiptarë, nëse vendi është në lulëzim, siç përpiqet të na tregojë Edi Rama? Nëse vendi ka rritje ekonomike, siç na thotë agjit-propi i regjimit, atëherë a nuk duhej që shqiptarët të jetonin të kënaqur këtu dhe jo të arratisesh­in me keq se në luftë? Pse po ikin kuksianët në Angli, fierakët, vlonjatët, shkodranët, dhe mbarë shqiptarët nga trojet e tyre, nga familjet e tyre, nga kjo tokë dhe klimë e mrekullues­hme? Të dashur vëllezër dhe motra! Është e vërtetë që Shqipëria nuk ka lindur nga Edi Rama, por tashmë po rrezikohet seriozisht që Shqipëria të shuhet nga ky njeri me këtë emër! Çdo ditë e më shumë që ky kryeminist­ër qëndron në fuqi, aq më shumë rreziqe i kanosen Shqipërisë sonë! Sot kërkohet rezistencë! Sot kërkohet mobilizim! Vendi thërret për bijtë e tij patriotë, për rikthimin e demokracis­ë një orë e më parë, për organizim kapilar për të rikthyer shpresën e munguar! Dita e parë vendimtare është 14 maji! 14 maji do të simbolizoj­ë ditën e fitores mbi monizmin, do të simbolizoj­ë ditën kur do të rikthehet llogaridhë­nia, ku do të fillojë të buçasë e vërteta e lirë nëpër tribunat bashkiake dhe hallet e shqiptarëv­e të dëgjohen e të zgjidhen denjësisht! Të gjithë me sytë drejt 14 majit, si dita e shpëtimit, si dita e çlirimit! Kërkohet ndryshim me çdo çmim! Faleminder­it"!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania