Gazeta Shqiptare

Atentat tek “Don Bosko”, 1 e vrarë dhe 5 të plagosur

Qëllohet me breshëri lokali, antentator­ët largohen me dy makina

-

Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur dhe një grua ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme, pas të shtënave me armë në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Burime për mediat bëjnë me dije se në Spitalin e Traumës kanë mbërritur pesë persona, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë. Mësohet se viktimë ka mbetur banakierja e lokalit, e identifiku­ar si Mimoza Paja, 50 vjeç, ndërsa mes të plagosur është edhe një fëmijë 7-vjeçar.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, pritet konfirmimi i tyre. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e dhe po punon për të mësuar detajet e kësaj ngjarjeje. Lokali ku ka pasur të shtëna me armë zjarri rezulton në pronësi të Fation Muratit, emër i njohur i botës së krimit, i cili ka qenë edhe objektiv i atentatit. Fatjon Murati është i njohur në botën e krimit dhe si miku i ngushtë i Endrit Dokles. Ai ndodhet pas hekurave që prej tetorit të vitit të kaluar, pasi u kap në një makinë me Endrit Doklen. Murati ishte shpallur në kërkim për armëmbajtj­e pa leje, ndërkohë që në makinën ku u arrestua ishte në praninë e Dokles dhe Gentian Reçit, kunati i Dokles. Urdhërarre­sti për Muratin ishte aktiv prej muajit korrik 2022 për llogari të hetimeve, pasi u kap bazë armësh në Tiranë dhe në të cilën është arrestuar edhe shoku i tij, Kristjan Gjini. Ka qenë një makinë në lëvizje, që ka qëlluar në drejtim të ambientit të lokalit, çka provoi se kishim të bënim me një atentat të mirorganiz­uar mafioz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në një lokal në rrugën “Anastas Shundi”, pranë një xhamisë së Brrakës dhe antentator­ët janë larguar më dy makina. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, pritet konfirmimi i tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarj­e dhe po punon për të mësuar detajet e kësaj ngjarjeje. Grupi hetimor ka sekuestrua­r të gjitha kamerat e sigurisë dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja ka pasur edhe qytetarë që kanë qenë duke lëvizur në zonë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania