Gazeta Shqiptare

U akuzua si korrier droge, Gjykata e Korçës dënon me 8 vite burg avokatin Joni Mosku

Dënohen me 15 vite burg në total edhe dy bashkëpunë­torët “Golja” dhe “Gjyshka”

-

Gjykata e Korçës ka dënuar me 8 vite burgim Joni Moskun, i cili gjatë ditës ushtronte funksionin e avokatit, ndërsa në fundjavë kryente rolin e korrierit të drogës. Mosku është ndaluar në 6 nëntor 2021 në doganën e Goricës, ku teksa udhëtonte së bashku me gruan dhe vajzën e tij të mitur, policia ka konstatuar se ai po transporto­nte një sasi prej 66 kg drogë të llojit hashash. Së bashku me avokatin janë arrestuar Ligor Romaçka dhe Idriz Manej, si persona që kanë bashkëpunu­ar në trafikimin e sasisë së drogës. Për Romaçkën, gjykata vendosi dënimin me 7 vjet e 4 muaj burgim, duke e gjetur fajtor për akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpuni­m. Ndërsa për Idriz Manejn, i thirrur ndryshe me pseudonimi­n “Gjyshka”, gjykata ka vendosur ta dënojë me 8 vite burgim. Gjatë përfundimi­t të procesit treshja e gjyqtarëve Besnik Shehu, Ervin Sulaj dhe Thomaidha Roca ka urdhëruar që sasia prej 114 kg drogë dhe një armë gjahu t’i kalojë Drejtorisë së Policisë Korçë për asgjësim. Në dosjen hetimore thuhet se tre personat e dënuar përmes lidhjeve të tyre shoqërore kanë aktivitet të shtuar, në fushën e transporti­t dhe trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa. Ky transport kryhet nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe më pas kalimin e saj jashtë vendit, kryesisht nëpërmjet pikave të kalimit kufitar. Trafikimi kryhej nëpërmjet pikave të kalimit nga Shqipëria në Maqedoni e më pas në Greqi ose dhe nga Shqipëria për në Greqi, duke fshehur drogën në vende të posaçme të modifikuar­a brenda në makinë. Në dosjen hetimore thuhet se për të shuar çdo dyshim të mundshëm tek policët, avokati Joni Mosku,

ARRESTIMI DHE DËNIMI

Joni Mosku është ndaluar në 6 nëntor 2021 në doganën e Goricës, ku teksa udhëtonte së bashku me gruan dhe vajzën e tij të mitur, policia ka konstatuar se ai po transporto­nte një sasi prej 66 kg drogë të llojit hashash. Së bashku me avokatin janë arrestuar Ligor Romaçka dhe Idriz Manej, si persona që kanë bashkëpunu­ar në trafikimin e sasisë së drogës. Për Romaçkën, gjykata vendosi dënimin me 7 vjet e 4 muaj burgim, duke e gjetur fajtor për akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike” kryer në bashkëpuni­m. Ndërsa për Idriz Manej i thirrur ndryshe me pseudonimi­n “Gjyshka”, gjykata ka vendosur ta dënojë me 8 vite burgim.

TRAFIKU I DROGËS

Në dosjen hetimore thuhet se tre personat e dënuar përmes lidhjeve të tyre shoqërore kanë aktivitet të shtuar në fushën e transporti­t dhe trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kanabis sativa. Ky transport kryhet nga zona të ndryshme të Shqipërisë dhe më pas kalimin e saj jashtë vendit, kryesisht nëpërmjet pikave të kalimit kufitar. Trafikimi kryhet nëpërmjet pikave të kalimit nga Shqipëria në Maqedoni e më pas në Greqi ose dhe nga Shqipëria për në Greqi, duke fshehur drogën në vende të posaçme të modifikuar­a brenda në makinë. fundjavën kur do kalonte sasinë e drogës në Maqedoni, ka marrë me vete gruan dhe vajzën e tij të mitur me qëllimin krijimin e idesë të një udhëtimi familjar dhe po shkonte në Maqedoni për vizitë turistike. Por, në fakt, gjithçka ka qenë një plan i detajuar, pasi avokati Joni Mosku ka qenë në vëzhgim nga policia dhe jo vetëm. Në vëzhgim nga distanca, ai ka qenë edhe nga dy bashkëpunë­torët e tjerë të grupit, Ligor Romançka “Golja” dhe Idriz Manes me pseudonimi­n “Gjyshka”.

Vëzhgimi i tyre ka vijuar deri në momentin, kur policia ka gjetur drogën dhe ka arrestuar avokatin. Pas këtij momenti, “Golja” dhe “Gjyshka” kanë vendosur të dalin nga rreshti i makinave për të kaluar në Maqedoni dhe të largohen në drejtim të Korçës. Por, një lëvizje e tillë është vënë re nga agjentët e vëzhgimit, të cilët kanë bërë ndalimin e tyre gjatë rrugës në kthim, duke i komunikuar arrestimin për llogari të prokuroris­ë së Korçës./ “Ora News”

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania