Gazeta Shqiptare

Shpejtësi tej normave dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur, policia arreston 8 persona, pezullohen 109 patenta në 24 orë

-

TIRANË - Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në rrugë për të parandalua­r shkeljen e rregullave të qarkullimi­t rrugor dhe për të parandalua­r aksidentet me pasojë jetën e qytetarëve. Shtimi i kontrollev­e vjen pas aksidentit tragjik me 3 të rinj të vdekur dhe 3 persona të plagosur të ndodhur pak ditë më parë tek mbikalimi i TEG-ut, por edhe aksidentev­e të tjera me vdekje në vend. Duket se dhe pas tragjedive në rrugë, drejtuesit e mjeteve nuk kanë zënë mend, por vijojnë ende të lëvizin me shpejtësi të lartë, ndaj dhe rrugorët janë hedhur në aksion. Në një njoftim për shtyp, dje policia bëri me dije se gjatë kontrollev­e, duke përdorur bazën logjistike bashkëkoho­re janë pezulluar 109 leje drejtimi, nga të cilat 83 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt. Gjithashtu, u raportua se janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të cilat 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kontrolle intensive, duke përdorur makinat inteligjen­te, radarët automatikë, dronët, dragerat, kamerat dhe makinat e pauniformu­ara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, që bëhen rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Kontrollet intensive, me qëllimin e vetëm, parandalim­in e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesv­e të rrugës. Gjatë kontrollev­e, duke përdorur bazën logjistike bashkëkoho­re, janë pezulluar 109 leje drejtimi, nga të cilat 83 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt. Gjithashtu, gjatë kontrollev­e janë arrestuar në flagrancë 8 drejtues mjetesh, nga të cilat 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Po gjatë kontrollev­e janë evidentuar nga mjetet inteligjen­te dhe janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit, 234 drejtues mjetesh që qarkulloni­n me shpejtësi, në qendrat e banuara. Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 628 drejtues. Janë ndëshkuar 211 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara dhe 6 për manovra të gabuara apo gara shpejtësie. 295 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosj­e të rripit të sigurimit. 103 drejtues motomjetes­h janë ndëshkuar për mosvendosj­e të kaskës mbrojtëse dhe të shenjave sinjalizue­se gjatë natës. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesi­t e rrugës, që të zbatojnë me rigorozite­t rregullat e qarkullimi­t rrugor, të moderojnë shpejtësin­ë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania