Gazeta Shqiptare

Veliaj: I rikthyem dinjitetin Tiranës rurale me investime në infrastruk­turë dhe shërbime

“Rindërtuam 5 lagje të reja pas tërmetit të vitit 2019 në zonat rurale” “Do të hapet tregu i madh bujqësor i Tiranës, mes Lundrës dhe Farkës së Madhe”

-

Zhvillimi rural i Ti ranës ishte tema e radhës e videomesaz­hit të përjavshëm e kryebashki­akut Erion Veliaj. Në fjalën e tij, Veliaj tha se ishte reforma territoria­le, ajo që i hapi rrugë zhvillimit të vrullshëm të ish-komunave që rrethojnë Tiranën dhe që sot janë transformu­ar me të njëjtën cilësi, si në qytet. “Para reformës administra­tive, fshatrat e Tiranës ishin si çdo gjë tjetër: të harruar, të shpërfillu­r, të braktisur, pa shërbime, pa ndonjë infrastruk­turë, pa asnjë formë planifikim­i urban, teksa qeverisja e administri­mi aq jetik i tyre ndahej si qokë bastionesh partiake, njëherë majtas, njëherë djathtas. Është fakt se një ish-komune të dikurshme, pa reformën territoria­le do t’i duheshin 33 vite për të mbuluar koston e ndërtimit të një shkolle, ndoshta më shumë për një rrugë apo urë të re. Kjo shpjegon pse për ne zhvillimi rural u kthye shumë shpejt në një mision të përditshëm të Tiranës së re, të zmadhuar si zonë metropolit­ane”, - nënvizoi ai. “Sot, reforma administra­tive ka rezultuar një sukses në infrastruk­turë, në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe prodhimit, në rritjen e vlerës së pronës edhe në fshat dhe në mundësinë e planifikim­it zhvillimor përmes ndërlidhje­s me hapësirat urbane të hapësirave rurale. Ne u rikthyem dinjitetin rrethinave të Tiranës me investime në infrastruk­turë dhe në shërbime”, - nënvizoi Veliaj. Kryebashki­aku renditi disa nga ndryshimet që kanë pësuar zona ku më parë nuk ishte vënë dorë. “Më konkretish­t, shtruam dhe rikonstruk­tuam mbi 30 km rrugë në secilin drejtim të Tiranës, si dhe hapëm rrugë të reja që lidhin me Zall-Herrin, me Kërrabën, apo me Zall-Bastarin. Ndërkohë, kemi shtuar 9 linja të reja të transporti­t rrethqytet­as, transporti­t urban. Hodhëm 7 ura të reja lidhëse me zonat rurale, si dhe pastruam 114 kilometra kanale kulluese dhe 81 kilometra kanale vaditëse. Ndërkohë, ndërtuam dhe rehabilitu­am 18 qendra në njësitë administra­tive rurale, si dhe rijetësuam qendrat e fshatrave Baldushk dhe Zall-Bastar. Ofruam dhe vazhdojmë të ofrojmë përditë një shërbim cilësor të pastrimit, që më përpara nuk ndodhte. Ndaj dhe sot jam krenar me atë që kemi mbërritur në fshat, sidomos me çerdhe, kopshte dhe shkolla, si të Tiranës urbane. Ju kujtoj që vetëm në fshatin ose ish-Komunën e Pezës kemi katër shkolla të reja”, - deklaroi Veliaj. Sipas tij, të gjitha këto ndërhyrje ndikuan në rritjen e numrit të agroturizm­eve. “Kemi gjetur 12 në 2015-ën dhe janë 77 sot. Sot ka festa si ajo e ‘Gjelit të Detit’ në Baldushk, ajo e ‘Domates së vonë’ në

Shëngjergj, e ‘Ullirit’ në Ndroq apo e Verës në Farkë, që promovojnë produktet ‘Made in Albania’ dhe ‘Made in Tirana’, sidomos edhe në fshat”, - tha ai. Kryebashki­aku shtoi se me lehtësimin dhe qasjen e produkteve të fshatit, sot fermerët tregtojnë në 2 tregje të lëvizshme në qytet të mbikëqyrur­a dhe me kushte të denja higjienosa­nitare.

LAGJET E RINDËRTURA

Ndërkaq, në videomesaz­hin e javës, kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj, foli edhe për rindërtimi­n, sidomos të lagjeve të reja që u ringritën në Vaqarr, Baldushk etj., për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. “Ne kemi 5 lagje të reja të rindërtuar­a pas tërmetit: në Zall-Herr, Vaqarr, Baldushk, Ndroq dhe së fundmi në Pezë, të cilat ofrojnë për 202 familje përfituese shtëpi më të mëdha, më të bukura dhe më të forta, sigurisht pas tërmetit, por edhe një sens komuniteti ku jetojnë bashkë. Komuniteti është përtej një çatie mbi kokë: është një proces i vazhdueshë­m, që i bashkon njerëzit, i sjell më afër, i bën më humanë, më njerëzorë, më solidarë”, - u shpreh ai.

“Përgjatë vitit 2023 - tha kryebashki­aku - do të hapet tregu i madh bujqësor i Tiranës mes Lundrës dhe Farkës së Madhe”. “Një ndërhyrje proaktive e Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar fermerët dhe tregtarët që jo vetëm që të rrisin prodhimin, por edhe t’i mbështesim të aksesojnë tregun

REGJISTRI ELEKTRONIK

“Ne duam gjithashtu të krijojmë edhe Regjistrin Elektronik të Fermerëve. Duam që infrastruk­tura arsimore në zonat rurale të vazhdojë dhe të ketë vëmendjen tonë të përditshme. Plani ynë në mandatin tjetër është të përqendroj­në shkollat e zonave rurale në hapësira pak më të mëdha dhe kushte moderne, si ato të qendrës së Tiranës. Sa u përket investimev­e në infrastruk­turë, kemi planifikua­r 150 ndërhyrje të reja infrastruk­turore shërbimesh në zonat rurale, investime të reja në ujësjellës­it e fshatrave, si dhe 150,000 m2 rrugë të asfaltuara çdo vit, në të gjithë zonat rurale të Tiranës”, - pohoi Veliaj. vendor në një treg publik, pa taksat që vë privati, duke ulur edhe koston për ata që janë konsumator­ë dhe që do ta marrin të njëjtin produkt të freskët, organik të rrethinave të Tiranës me një çmim më të ulët”. Veliaj shtoi se investimet për rritjen e cilësisë së shërbimeve do të vijojnë në 4-vjeçarin e ardhshëm. “Përkujdesi­n dhe investimet do t’i vazhdojmë me angazhime të reja edhe në 4 vitet e ardhshme, për të konsolidua­r dhe më tepër zonat rurale dhe të gjithë rrethinat e fshatrave të Tiranës. Një fokus të veçantë do t’i japim agroturizm­it, një sektor me potencial për ekonominë e fshatit dhe me interes në rritje për turistët që duan të shohin jo vetëm qendrën e Tiranës, por edhe zonat rurale, duke bashkërend­uar punën edhe me Ministrinë e Bujqësisë, me AZHBR dhe të gjithë agjencitë e huaja që duan të promovojnë kurorën e Tiranës sot”, - tha ai. “Ne duam gjithashtu të krijojmë edhe Regjistrin Elektronik të Fermerëve. Duam që infrastruk­tura arsimore në zonat rurale të vazhdojë dhe të ketë vëmendjen tonë të përditshme. Plani ynë në mandatin tjetër është të përqendroj­në shkollat e zonave rurale në hapësira pak më të mëdha dhe kushte moderne, si ato të qendrës së Tiranës. Sa u përket investimev­e në infrastruk­turë, kemi planifikua­r 150 ndërhyrje të reja infrastruk­turore shërbimesh në zonat rurale, investime të reja në ujësjellës­it e fshatrave, si dhe 150,000 m2 rrugë të asfaltuara çdo vit, në të gjithë zonat rurale të Tiranës”, - pohoi Veliaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania