Gazeta Shqiptare

“Bashkia e Tiranës, sektor prioritar i veçantë”, Rama: Përgëzoj Veliajn për drejtimin dhe optimizmin

-

testamente të njerëzve pa moral, të pengjeve që shfrytëzoh­en në mënyrën më të turpshme. Së dyti, nuk ekziston në asnjë ligj dhe Kushtetutë që zyrtari që jep dorëheqjen, duhet të regjistroj­ë dorëheqjen në gjykatë. Këtu tejkalohet. Askush asnjëherë në këtë vend nuk ka vënë kurrë në dyshim deklaratën e dorëheqjes. Siç bën Edi Rama me Lulzim Bashën. Këto vijnë nga tmerri që ai ka nga vota e lirë. Ai e ndjen se është i humbur, ai e ndjen se ka shpërthyer një urrejtje popullore ndaj tij, që nuk ka të krahasuar, përveç urrejtjes ndaj Enver Hoxhës”, - u shpreh ishkryemin­istri. Sali Berisha ka prezantuar dje kandidatin e tij për Belshin, Bedri Qypi. Berisha në nisje të fjalës së tij ngriti problemin e largimit të shqiptarëv­e nga vendi, duke thënë se kjo ndodh pasi kryeminist­ri Edi Rama po zbaton politika armiqësore ndaj popullit. “Belshi dhe Shqipëria kanë sot nevojë jetike ndryshimin, aq saç ka zogu ajrin për të fluturuar. Kanë sot nevojë jetike ndryshimin në mënyrë që djemtë dhe vajzat, burrat dhe gratë, t’i japin një mbështetje vendit të tyre. Këtu jemi para një momenti të jashtëzako­nshëm. Mendoni... në 8 vite janë larguar 937 mijë shqiptarë, nga të cilët 80% nën 30 vjeç. Këtu nuk përfshihen ata që janë larguar në SHBA apo Kanada. Nëse nuk bëjmë gjë, në 8 vitet e ardhshme ata që janë larguar do tërheqin edhe 1 milionë të tjerë. Pse po ikin? Sepse kjo qeveri që ne duhet ta ndryshojmë sa më shpejt, po zbaton politika armiqësore ndaj shqiptarëv­e. Këta nuk shohin asgjë veç pasurimit të tyre dhe një grupi oligarkësh. Unë nuk kam qenë dhe nuk jam kundër të pasurve, por kurrë nuk do t’i mbështes në kurriz të qytetarëve. Jam i detyruar në moral dhe ligj që të mbroj interesat e qytetarëve, ndërsa ai mbron interesat e oligarkëve”, - tha Berisha.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, vlerësoi punën e bërë deri tani nga kryebashki­aku Erion Veliaj në drejtim të Bashkisë së Tiranës. Duke folur në prezantimi­n e strategjis­ë së zhvillimit të kryeqyteti­t, Rama e cilësoi bashkinë një sektor prioritar. “Bashkia e Tiranës është sektor prioritar i veçantë. Nuk dua të zgjatem më shumë, ju falënderoj shumë për mundësinë. Falënderoj të gjithë ata qa që kanë kontributi­n e tyre në këto që pamë dhe natyrisht, përgëzoj dhe Erionin për drejtimin, për punën dhe për optimizmin e tij të pashëruesh­ëm”, - tha Rama. Në përgjigje të deklaratës së kryeminist­rit, Veliaj falënderoi Ramën duke thënë “shumë faleminder­it Edi Ramës për mbështetje­n dhe për gjithë energjinë e pafundme për të ecur përpara”. Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi se qeveria do të miratojë paketën që pagat deri në 50 mijë lekë të mos paguajnë asnjë taksë. Deklaratën ai e bëri gjatë një aktiviteti të Bashkisë së Tiranës për analizën e punës së këtij institucio­ni. “Kemi vendosur që në fund të prillit paga minimale të jetë 40 mijë lekë të reja, ndërkohë që të tjerët premtonin që deri në fund të 2025 të ishte 38 mijë lekë. Kompanitë që rëndohen nga kjo rritje që është e kombinuar me sigurimet shoqërore dhe shëndetëso­re ne do t’i paguajmë drejtpërdr­ejt nga buxheti i atyre që marrin pagë minimale. Kemi vendosur që në vitin 2025 paga minimale të jetë 45 mijë lekë. Në javët dhe muajt në vijim do të kemi në rritje të përgjithsh­me për të garantuar që për pagat deri në 500 mijë lekë (të vjetra) të mos ketë asnjë taksë. Kjo do të thotë që paga që do të shkojë në arkën e familjes, do të jetë më e lartë sesa ajo që shkon sot me taksën”, - tha Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania