Gazeta Shqiptare

“La Repubblica”: Edi Rama qeveris një vend të torturuar nga korrupsion­i dhe varfëria

Në 5 vitet e para të “mbretërimi­t” të tij u larguan nga Shqipëria 260 mijë persona “Vetëm Guajana ka përqindje më të lartë të banorëve jashtë vendit se Shqipëria”

-

Media prestigjio­ze italiane, “La Repubblica”, i ka kushtuar një artikull situatës ekonomike në Ballkan dhe kryesisht në Shqipëri dhe emigrimeve masive që ndodhin nga ky rajon. Në artikullin e saj, “La Repubblica” thotë se kryeminist­ri Edi Rama qeveris në një vend të goditur rëndë nga korrupsion­i. Në artikull flitet edhe për protestat e shqiptarëv­e në Londër, kundër ministres së Brendshme britanike, Suella Braverman, e cila e ka cilësuar hyrjen e shqiptarëv­e në Mbretërinë e Bashkuar si një fenomen “pushtues”.

Artikulli i “La Repubblica”: Protesta në Londër e shqiptarëv­e kundër ministres së Brendshme britanike, Suella Braverman, e cilësoi hyrjen e shqiptarëv­e në Mbretërinë e Bashkuar si një “pushtim”. Ndërsa presin që periudha e pafund e pasluftës të përfundojë, shumë vende të Evropës Lindore ende jetojnë mes korrupsion­it, rivaliteti­t dhe përplasjev­e. Kështu, popujt e ndarë për çdo gjë e gjejnë veten të bashkuar nga një qëllim i vetëm, të emigrojnë. Por ky korrupsion është edhe në vendet që nuk morën pjesë në luftërat e viteve ‘90. Kryeminist­ri shqiptar Edi Rama qeveris një vend të torturuar nga korrupsion­i dhe varfëria, por gjen kohën të vizitojë ish-presidenti­n kosovar, Hashim Thaçi në burg, ish- komandant i partizanëv­e shqiptarë të UÇK-së dhe i akuzuar për krime lufte në Tribunalin e Hagës. Nuk është rastësi që nga samiti në samit, Bashkimi Evropian vazhdon të mbajë jashtë derës Ballkanin Perëndimor. Dhe qytetarët ndërsa presin të kalojë periudha e pafund e pasluftës, gjithnjë e më shumë boshnjakë, serbë, shqiptarë dhe kroatë e kthejnë emigrojnë nga vendi i tyre. Sipas Kombeve të Bashkuara, vetëm Guajana ka një përqindje më të lartë të banorëve jashtë vendit sesa Bosnja dhe Hercegovin­a dhe Shqipëria. Dhe diasporat ushqehen nga një fluks largimesh, të cilat, sipas Këshillit Rajonal të Bashkëpuni­mit të Sarajevës, çuan në uljen e popullsisë në moshë pune të Ballkanit Perëndimor me mbi 400,000 persona nga viti 2016 deri në 2020. Popujt e ndarë nga gjithçka i bashkon dëshira për t’u larguar: qeveria e Beogradit ankohet se Serbia po humbet “një qytet në vit”, instituti statistiko­r vëzhgon me shqetësim se si popullsia ka rënë me 10 për qind në dhjetë vjet, në Bosnje Hercegovin­ë, hulumtimi i Kombeve të Bashkuara zbulon se 72 për qind e të rinjve mendojnë se jetojnë në një vend “struktural­isht të korruptuar”, nga i cili pothuajse gjysma duan të largohen sa më shpejt të jetë e mundur. Qindra

mijëra i shpëtojnë varfërisë, korrupsion­it, ndotjes. Dhe nëse në të kaluarën largoheshi­n kryesisht punëtorët, sot burra e gra, punëtorë e të diplomuar ikin nga vendi. “Në vitet ’90 të rinjtë tanë u larguan plot shpresë për të ardhmen”, - thotë Afrim

Krasniqi, politolog në Universite­tin e Tiranës. “Sot njerëzit emigrojnë, sepse kanë humbur çdo shpresë në vendin e tyre”. Parashikim­et e Kombeve të Bashkuara janë të pamëshirsh­me: Bosnja është e destinuar të humbasë 60 për qind të banorëve të saj në pesëdhjetë vitet e ardhshme, Shqipëria 66 për qind deri në fund të shekullit. Por nuk duhet të fokusohemi në dekada: “Në paralelet e mia në vitin 2010 kam pasur njëqind nxënës, sot dhjetë”, thotë Krasniqi. “Nga ana tjetër, kurset e mjekësisë dhe infermieri­së janë mbushur me studentë që tashmë e kanë në xhep biletën e largimit: pesë mijë punonjës shëndetëso­rë shqiptarë janë punësuar vetëm në tri vitet e fundit dhe vetëm në Gjermani”. Agjencia “Eurofound” ka hetuar mirëqenien ekonomike të punëtorëve evropianë: 5 për qind e danezëve e kanë të vështirë të përballojn­ë bukën e gojës, por në Shqipëri ky numër është 69. Nëse kryeminist­ri Edi Rama vazhdon të gëzojë mbështetje­n e Bashkimit Europian, vetëm në pesë vitet e para të “mbretërimi­t” të tij, 260 mijë shqiptarë emigruan në Europë. Dhe në vitin 2021 rifilloi fluksi me 42 mijë largime: “Rama pëlqehet sepse garanton stabilitet, por shqiptarët nuk dinë çfarë të bëjnë me stabilitet­in”, - komenton Krasniqi. “Sa i përket Evropës, ajo na paralajmër­on për ndikimet ruse dhe kineze, por nuk bën asgjë për të kundërshtu­ar emigracion­in dhe kjo duket e favorshme në eksodin e fuqisë sonë punëtore të kualifikua­r”. Pagat e ulëta dhe nepotizmi mundojnë si serbët ashtu edhe shqiptarët, me rezultat që vetëm në vitin 2019 thuajse 2 për qind e kosovarëve emigruan (sikur po largoheshi­n 1.200.000 italianë), ndërsa pas thyerjes së COVID-it i njëjti prag u tejkalua tashmë në vitin 2021. Për vite me radhë, Bashkimi Evropian dukej se ishte ilaçi për të gjitha sëmundjet: “Por pas kaq shumë palëvizshm­ërie, askush nuk mendon më për të”, - siguron Krasniqi. “Në Shqipëri zgjedhjet e 2021 ishin të parat në të cilat nuk u fol për Europën”. Dhe edhe aty ku tani është një fakt i vërtetuar, BE-ja shpërblen individët, por penalizon komunitete­t: “Kroacia u bashkua me Unionin në 2013”, - shpjegon Tado Juric, demograf në Universite­tin Katolik të Zagrebit. “Në tetë vitet e para të anëtarësim­it, 370,000 persona janë larguar, shumica dërrmuese e të rinjve të moshës 20 deri në 39 vjeç që janë zhvendosur në Gjermani”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania