Gazeta Shqiptare

Masakra e “Don Boskos”, dyshohet se sulmi në lokalin e Fation Muratit ishte shenjë hakmarrjej­e nga Ervis Martinaj

Atentatorë­t i trembeshin një shkëmbimi zjarri, pritën ndeshjen për të qëlluar

-

FILMIMI I MAKINËS SË AUTORËVE

Makina e personave që kryen masakrën në lokalin e Fation Muratit, ku mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja është filmuar nga disa kamera sigurie në mbikalimin e Rinasit vetëm 10 minuta para se të ndodhte ngjarja. Sipas raportimev­e, e gjithë rruga nga Rinasi në drejtim të lokalit, zhvillimi i ngjarjes dhe kthimi e largimi sërish në drejtim të aeroportit, ka zgjatur vetëm 30 minuta. Kjo përllogari­tje bëhet duke marrë parasysh se 30 minuta më vonë e njëjta makinë është kapur nga të njëjtat kamera, por në drejtim të kundërt, duke u larguar.

FRIKA PËR SHKËMBIM ZJARRI

Hetuesit dyshojnë që lokali ka qenë i vëzhguar dhe autorët kanë pasur informacio­n të plotë për personat që ishin brenda. Brenda në lokal ka qenë edhe vëllai i Fation Muratit, Ervis Murati, ndërsa djali i xhaxhait të tij është futur brenda ambienteve në momentin që është informuar për ngjarjen. Frika kryesore e autorëve ka qenë një shkëmbim zjarri, ndaj momenti perfekt për të sulmuar ka qenë nisja e ndeshjes Juventus-Sampdoria. Kjo bëri që të gjithë të pranishmit në lokal, të afërm e miq të Muratit, të gjendeshin të papërgatit­ur.

Atentati në “Don Bos ko” me një grua të vrarë dhe gjashtë të plagosur dyshohet të jetë kryer për motive hakmarrjej­e ndaj vrasjeve të ndodhura në Tiranë, FushëKrujë, Laç e Lezhë, ku në shënjestër ishin njerëzit e Ervis Martinaj, të cilët u ekzekutuan njëri pas tjetrit përgjatë dy viteve të fundit. Këto janë dyshimet e forta të policisë që po heton për identifiki­min e autorëve të masakrës së ndodhur mbrëmjen e së dielës, ku dy persona të armatosur me kallashnik­ov, qëlluan me breshëri mbi lokalin në pronësi të Fation Muratit dhe vëllezërve të tij që ndodhet në rrugën “Anastas Shundi”. Policia po heton disa nga njerëzit që kanë pasur miqësi dhe lidhje me mbretin e lojërave të fatit dhe prej zhdukjes pa gjurmë të Ervis Martinaj, ata ishin tërhequr dhe nuk shfaqeshin në publik. Ka dyshime të forta që ata janë riorganizu­ar gjatë këtyre muajve për të goditur në shenjë hakmarrjej­e kundërshta­rët e tyre. Megjithatë, asnjëri prej këtyre personave të skeduar nuk është shoqëruar dhe sipas sistemit TIMS të paktën njëri prej tyre rezulton jashtë, por hetuesit thonë se ai mund të jetë kthyer sërish në fundjavë nga ku mund të kalojë pa u regjistrua­r. Ndërkohë, shënjestra e atentatit, Fation Murati, i cili do të duhet të ishte në ‘arrest shtëpie’, është arratisur dhe dyshimet janë se është larguar jashtë vendit. Ai është dyshuar më herët për atentatin me 3 të vrarë te mbikalimi i FushëKrujë­s, ku viktimë mbeti Brilant Martinaj dhe dy miqtë e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha. Në lokalin e Muratit, nga breshëria e armëve, humbi jetën banakierja Mimoza Paja, si dhe u plagos xhaxhai i Fation Muratit dhe 5 persona të tjerë, përfshirë dhe mbesën 10 vjeçe të viktimës. Për të rënë në gjurmët e autorëve policia po sekuestron kamerat e sigurisë përgjatë rrugës që kanë ndjekur ekzekutorë­t nga “Don Bosko” deri në fshatin Likmetaj, ku ata dogjën makinë që përdoren në atentat.

LËVIZJA E AUTORËVE DHE ATENTATI NË 30 MINUTA

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me masakrën në “Don Bosko” të dielën mbrëma, ku një grua u vra aksidental­isht dhe gjashtë persona të tjerë u plagosën. Në ditën e tretë të hetimeve për atentatin në “Don Bosko”, hetuesit janë përqendrua­r te vëzhgimi i kamerave të sigurisë përgjatë gjithë itinerarit që ka ndjekur makina që nga vendi i ngjarjes, deri në fshatin Likmetaj. Mësohet se makina e autorëve është filmuar nga disa kamera sigurie në mbikalimin e Rinasit vetëm 10 minuta para se të ndodhte ngjarja. Ndërkohë e njëjta makinë është kapur sërish nga kamerat në ikje në orën 20:50. Ky është itinerari që kanë ndjekur autorët dhe ngjarja ka ndodhur në harkun kohor të 30 minutave. Hetuesit dyshojnë që lokali ka qenë i vëzhguar dhe autorët kanë pasur informacio­n të plotë për personat që ishin brenda. Përveç xhaxhait të Fashumë tion Muratit, në lokal kanë qenë edhe djali i xhaxhait dhe vëllai i Fation Muratit. Autorët dyshohet se i janë trembur një kthim zjarri nga shënjestra­t e tyre, pasi kanë përllogari­tur si mundësi që ata mund të ishin të armatosur. Kjo dyshohet se i ka shtyrë autorët të qëllojnë me breshëri pa pyetur se kush është brenda tjetër i pafajshëm dhe e gjitha ka ndodhur në pak sekonda. Fation Murati ka dalë nga Shqipëria në drejtim të Kosovës më 12 mars në mëngjes, pra ditën e ngjarjes. Nuk është regjistrua­r në kufi për shkak se në fundjave ka marrëveshj­e mosregjist­rimi, më pas dyshohet se ka ikur në Turqi. Grupi hetueseve është përqendrua­r tek kamerat e sigurisë nga zona e “Don Boskos” në Likmetaj, ku edhe u gjet e djegur “BMW”ja. Deri tani nga ajo që është vëzhguar në kamera nuk i identifiko­n dot autorët, pasi kanë qenë të maskuar. Edhe dëshmitarë­t nuk kanë dhënë detaje shumë ndihmuese për autorët, për shkak se ngjarja ka ndodhur

shpejt. Ndërkohë, gruaja Mimoza Paja që mbeti viktimë ka qenë në këmbë duke shërbyer në momentin që është hapur zjarr. Grupi i posaçëm hetimor ka vazhduar kryerjen e veprimeve në vendin e ngjarjes, gjetjen dhe sekuestrim­in e provave materiale, pyetjen e të dëmtuarve dhe dëshmitarë­ve okularë dhe sekuestrim­in e pamjeve filmike. Më datë 13.03.2023 është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ku janë gjetur dhe sekuestrua­r edhe disa prova të tjera të vlefshme për hetimin. Po më datë 13.03.2023, në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Ura e Sul Meres”, në territorin e fshatit Likmetaj, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë konstatuar një automjet të djegur, brenda të cilit janë gjetur 3 armë zjarri automaak, tike. Grupi hetimor ka këqyrur automjetin e djegur dhe ka sekuestrua­r disa prova të vlefshme për hetimin. Nga verifikimi i numrit të shasisë së automjetit rezulton se ky mjet tip “BMW”, seria 5, (525) me ngjyrë gri, ishte vjedhur gjatë natës më datë 14.03.2021, në lagjen nr. 13 Durrës. Të gjitha provat materiale të sekuestrua­ra në vendngjarj­e në rrugën “Anastas Shundi” dhe në fshatin Likmetaj janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, ku po u nënshtrohe­n ekzaminime­ve të mëtejshme.

DINAMIKA E NGJARJES

Autorët janë afruar me automjetin tip “BMW”, me targa të huaja në rrugën “Anastas Shundi”, kanë ndaluar makinën përbri lokalit të shtetasit F.M., dhe dy nga autorët kanë zbritur nga makina duke hapur zjarr me breshëri në drejtim të lokalit. Pas kësaj, autorët kanë hipur në automjet dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Spitalit Ushtargrup­i kanë vazhduar në autostradë­n Tiranë–Durrës, kanë devijuar rrugën në mbikalimin e Vorës dhe kanë djegur automjetin në fshatin Likmetaj. Pronari i lokalit, shtetasi Fation Murati, është nën hetim nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikua­r nga neni 278 i Kodit Penal dhe po hetohej me masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”. Më datë 07.03.2023, shërbimet e Policisë së Komisariat­it Nr. 3, në zbatim të procedurav­e standarde të punës, kanë kontrollua­r dhe gjetur në banesë shtetasin Fation Murati, ndërsa në kontrollin e datës 12.03.2023, gjatë kontrollit ky shtetas nuk është gjetur në banesë, është shpallur në kërkim dhe punohet për gjetjen dhe arrestimin e tij.

LIRIMI I FATION MURATIT

Fation Murati u lirua në heshtje, nuk pati një komunikatë për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg, në arrest shtëpie. Fation Murati u arrestua më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh, në një apartament në zonën e Farkës, bashkë Kristjan Gjinin, të kapur nga policia më 13 korrik. 2 muaj pas arrestimit, atij iu ndryshua masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie. Vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë është marrë nga gjyqtarja Migena Laska, në gjykatën e shkallës së parë të Tiranës, ndërkohë që Prokuroria ka qenë kundër. Çështja për “Armëmbajtj­e pa leje” është dërguar për gjykim dhe pritet që në datën 15 mars, pra pas 2 ditësh, prokuroria do të japë konkluzion­et. Mirëpo, në një kohë kur Fation Murati ishte në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, ai nuk e ka respektuar, por është arratisur nga banesa e tij pak ditë para ngjarjes. Mendohet se Murati deri para dy ditësh rezulton të ketë qenë në Tiranë, por ilegalisht dyshohet se ka kaluar kufirin për në Prishtinë. Hetuesit dyshojnë se ai është larguar në drejtim të Turqisë, detaje të cilat po verifikohe­n. Lokali i Fation Muratit ruhej me kamera sigurie deri para pak kohësh kur policia nisi aksionin dhe këputi fijet e krimit.

Masakra e serial-kil lerit Dan Hutra, me 3 viktima dhe 3 të plagosur në Kamëz dhe kryeqytet mesditën e 1 marsit tronditi vendin. 40vjeçari, i cili vetëm 2 javë para krimit ishte liruar nga burgu, plagosi me thikë të dashurën e tij, Marjana Gurakuqi në dyqanin ku ajo shiste. Më pas shkoi në banesën e ish-të fejuarës, Elena Hysa, ku i ekzekutoi në oborr të motrën, Myrvete Hysa dhe nusen e të vëllait, Hasmie Dafku. Ai plagosi gjithashtu ish-të fejuarën, Elenën dhe nënën e saj, Kujtimen, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas krimit të dyfishtë, Dan Hutra udhëtoi drejt Kamzës ku ekzekutoi Etleva Kurtin, motrën e ish-shokut të qelisë, Vladimir Kurtit. Pas krimit u ngritën shumë pyetje mbi arsyen e masakrës. Pak ditë pas ngjarjes së rëndë, Elena Hysa në një intervistë ekskluzive për gazetaren Anila Ahmataj në emisionin “Me zemër të hapur” në “News 24”, ka rrëfyer detaje nga njohja me Dan Hutrën, lidhja e tij e jashtëligj­shme me Marina Gurakuqin dhe arsyen e largimit nga banesa e 40vjeçarit. E reja u shpreh se Dan Hutrën e ka njohur përmes një shkuesi dhe s’ka pasur informacio­n që ai kishte vrarë ish-gruan në vitin 2007. Ajo tregoi se ka qenë në dijeni të lidhjes së tij me Marjana Gurakuqin, ndërsa emrin e Vladimir Kurtit e kishte dëgjuar disa herë në shtëpi, kur bashkëjeto­nte me Dan Hutrën. Elena tregoi se u largua nga banesa e tij pasi nisi ta kërcënonte dhe se bisedën e fundit në telefon me 40vjeçarin e ka pasur ditën e krimit. Elena tha se Hutra sapo kishte shkuar në banesën e saj, kishte qëlluar motrën dhe kunatën, ndërsa atë e kishte goditur me thikë në faqe. Ajo tha mes të tjerash se Hutra donte të qëllonte edhe djalin. Nga ambientet e Spitalit të Traumës, ku Elena Hysa ndodhet për shkak të plagëve që mori ditën e ngjarjes, ka pranuar se ka dashur që të pajtohet me Dan Hutrën, madje për këtë ka folur edhe me motrën e tij, Hasijen. Gjithashtu, Elena ka folur edhe për raportet që Dan Hutra ka pasur me Marjanën, të dashurën e Dan Hutrës, të cilës i kishte dhënë lekë borxh. E reja gjithashtu tregoi se Dan Hutra ishte herë pas herë i dhunshëm, por thekson se në përgjithës­i si familje ata janë të dhunshëm.

INTERVISTA

Pyetje: mirë?

Elena Hysa: Mirë. Pyetje: Çfarë plagësh ke? Elena Hysa: Në faqe, aty më ka qëlluar edhe në…

Pyetje: Mban mend ndonjë gjë nga ajo që ndodhi?

Elena Hysa: Isha në shtëpi, kam qenë me djalin, me mamin edhe me gocën e motrës.

Pyetje: Patët ndonjë debat më parë se të vinte personi në banesë?

Elena Hysa: Jo, nuk kam pasur debat.

Pyetje: Keni telefon atë ditë?

Elena Hysa: Po, kam folur atë ditë.

Pyetje: Çfarë të tha atë ditë para se të vepronte?

Elena Hysa: Nuk ka dashur të flasë.

Pyetje: E more ti?

Elena Hysa: E mora unë, kam folur unë me të.

Pyetje: Çfarë doje t’i thoshe? Doje të pajtoheshe me të?

Elena Hysa: Doja t’i thosha që… Ai ka pasur ca problemet e vetat, ca punët e veta, unë i kam thënë më mirë e lëmë kaq!

Pyetje: Doje fund?

Elena Hysa: Po! Ai s’ka pranuar edhe…

Pyetje: Pyetje: Të Të ka ka ofenduar ofenduar në telefon, të ka sharë? Elena Hysa: Gjithmonë. Pyetje: Pastaj e fike ti, apo e fiku ai telefonin?

Elena Hysa: E kemi fikur të dy bashkë.

Pyetje: Të kërcënoi? Elena Hysa: Po, më kërcënoi.

Pyetje: E njoftove familjen tënde që more atë kërcënim nga telefoni?

Elena Hysa: U kam thënë të shtëpisë, por nuk e kanë marr për bazë.

Pyetje: Nuk e kanë besuar, se mund të të bënte diçka?

Elena Hysa: Po!

Pyetje: E bënte shpesh që të kërcënonte?

Elena Hysa: Shpesh jo, por këto kohët e fundit e ka bërë shpesh.

Pyetje: Pasi doli nga burgu?

Elena Hysa: Pasi doli nga burgu e ka bërë shpesh.

Pyetje: Gjatë kohës që ai ishte në burg e kishe takuar ndonjëherë, kishe shkuar në burg?

Elena Hysa: Jo…

Pyetje: Po ai të kishte marrë në telefon?

Elena Hysa: Ai po. Pyetje: Je përgjigjur? Elena Hysa: Po.

Pyetje: Çfarë të thoshte? Elena Hysa: Pyeste për djalin.

Pyetje: U gëzua që erdhi djali në jetë?

Elena Hysa: Po, normal që po, i kam treguar që thjesht është bërë baba, kaq…

Pyetje: Pse ishte kaq i irrituar, fakti që kërkonte të bënte ADN e djalit? Apo ju kishit një krisje të marrëdhëni­es suaj?

Elena Hysa: Krisje ka pasur, nuk është se nuk ka pasur.

Pyetje: Ti ke ikur nga shtëpia e tij apo jo, pse nuk dole nga porta kryesore, por ike nga koteci, kalove nga muri?

Elena Hysa: Kam ikur për arsye sepse ai që në atë kohë pati filluar duke më kërcënuar.

Pyetje: Të ka dhunuar ndonjëherë?

Elena Hysa: Po.

Pyetje: Fizikisht?

Elena Hysa: Po.

Pyetje: Ti në dokumente kur e ke denoncuar, ke shprehur për dhunë psikoemoci­onale?

Elena Hysa: Po.

Pyetje: Kishe frikë? Elena Hysa: Po.

Pyetje: Po më parë e njihje këtë person, se kush ishte dhe çfarë kishte bërë në jetën e tij?

Elena Hysa: Jo!

Pyetje: Po në rrjetet sociale nuk e kishe kërkuar ndonjëherë si emër?

Elena Hysa: Po, e kam kërkuar.

Pyetje: Kur e more vesh se ai kishte bërë më parë një gjë të tillë?

Elena Hysa: E kam marr vesh kur e kam denoncuar, aty kuptova se ai kishte bërë një krim.

Pyetje: Si ke vepruar?

Elena Hysa: Kam kërkuar direkt urdhër mbrojtje dhe shkova në shtëpi.

Pyetje: Po me vjehrrën si e kishe marrëdhëni­en? Elena Hysa: Shumë keq. Pyetje: Edhe ajo ushtronte dhunë, presion, çfarë?

Elena Hysa: Presion. Pyetje: Po për çfarë, çfarë pretendont­e ajo?

Elena Hysa: Ajo pretendont­e që unë se respektoja.

Pyetje: Ti je shprehur se të trajtonte si skllave, të kërkonte të vishje çorapet, t’i çoje ushqimin në krevat, është e vërtetë kjo? Elena Hysa: Po.

Pyetje: Ia kishe bërë këto?

Elena Hysa: Jo, se ia kisha bërë, por thjesht nuk e duroja dot, jam munduar ta respektoj me aq sa jam munduar, pavarësish­t çdo gjëje.

Pyetje: Në momentin që ngelët shtatzënë, sa kohë kishit që ishit njohur me njëri-tjetrin?

Elena Hysa: 2 muaj 3 muaj diçka e tillë, ai s’ma ka pranuar këtë shtatzëni.

Pyetje: Pse çfarë mendonte, thoshte që nuk e ke me mua?

Elena Hysa: Po, thoshte nuk e ke me mua.

Pyetje: Po për çfarë arsye, vetëm për këto ditët që

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania