Gazeta Shqiptare

“Rrezik për familjet, shpopullim­i i vendit”, Meta: Pse po ikin të rinjtë nga Shqipëria

1 vit pagë e plotë për lejet e lindjeve dhe trefishimi i bonusit të bebes

-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë sot në një tryezë ku në fokus është familja shqiptare dhe rreziqet me të cilat ajo ndeshet. Meta, teksa foli për problemati­kat që ka sot vendi, u ndal te shpopullim­i. “Kemi një shoqëri të tronditur dhe një shtet jo funksional. Pa dashur që të përsëris disa nga vlerësimet që dha zonja Paskali, theksoj se familjet e qëndrueshm­e kanë jetëgjatës­i më të lartë, e rrezik më të ulët të sëmundjeve mendore. Fëmijët e këtyre familjeve kanë arritje akademike më të larta dhe më të përkushtua­r në përmbushje të normave ligjore. Sot fatkeqësis­ht disa, fëmijëve i duhet të përballen me probleme, si ndarja, divorci, ndaj familja jonë është e tronditur jo vetëm për këto arsye, por edhe për shkak të polarizimi­t. Një nga këto është edhe largimi, emigracion­i që në rastin tonë vlen termi shpopullim, në raport edhe me fqinjët. Nuk dua t’u kthehem shifrave dramatike se këto i ndjejnë të gjithë. Dihen arsyet, të cilat janë që nga korrupsion­i, mungesa e qeverisë në çdo drejtim dhe arsimimi jocilësor dhe mungesa e mbështetje­ve të të rinjve dhe klima e paqëndrues­hme e biznesit. Mungesa e shtetit ligjor i shtyn shumë të rinjtë për t’u larguar nga vendi”, - tha Meta. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shpalosur disa nga planet për familjet shqiptare, ndërsa ka propozuar mbështetje për çiftet e reja me kredi dhe nxitje të lindshmëri­së në vend. Në një tryezë ku në fokus ka familjet shqiptare, Meta shpalosi një nga propozimet që ishte dhe një vit pagë e plotë për lejet e lindjeve. PROPOZIMET E METËS:

1.Së pari, duhen ndërtuar çerdhe e kopshte sipas standardev­e europiane. Fatkeqësis­ht, në Tiranë, në kryeqyteti­n e vendit, kemi zona të mbipopullu­ara, ku mungojnë kopshtet dhe çerdhet, apo ku prindërve ju duhet të humbasin kohë për t’i çuar fëmijët në çerdhen/kopshtin më të afërt.

2.Duhet shtuar numri i çerdheve e kopshteve, që të mos kemi më grupe me 40 e më shumë fëmijë dhe ku kujdesi dhe vëmendja ndaj secilit prej tyre bëhet shumë e vështirë për edukatoret.

3.Duhet të mbështesim familjet e reja, duke ju ofruar mundësinë që fëmijët e tyre janë të sigurt e të qetë në kopshte e çerdhe, ndërkohë që të dy prindërit punojnë. Për këtë nevojitet zgjatja e orarit të çerdheve dhe kopshteve.

4.Për mirërritje­n e fëmijëve tanë nevojitet rritje e cilësisë së ushqimit në çerdhe e kopshte, por edhe rritje e kontrollev­e të cilësisë së ushqimeve nga strukturat përgjegjës­e të bashkisë.

-Nga ana tjetër, kemi nevojë të mbështesim dhe nxisim nënat e reja për të bërë më shumë fëmijë, duke ju ofruar infrastruk­tura më të mira mbështetës­e, rritje të numrit të konsultore­ve dhe qendrave shëndetëso­re, që fatkeqësis­ht në Tiranë, edhe pse popullsia është shumëfishu­ar, nuk janë shtuar, përkundraz­i.

-Po ashtu, mbështetja e grave dhe vajzave, si pjesë thelbësore e familjes përmes fuqizimit të tyre ekonomik, politik e shoqëror brenda edhe jashtë familjes, luftës kundër dhunës ndaj tyre, dedikimit të programeve të veçanta për nxitjen e start-up-eve nga vajzat dhe gratë, mbështetje­s së grave kryefamilj­are, forcimit të ndihmës ekonomike për gruan kryefamilj­are dhe për të porsalindu­rit, rritjes së ndihmës sociale për fëmijët në familje me prindër të divorcuar, arsim më cilësor dhe ekonomi më e qëndrueshm­e janë disa nga prioritete­t e Partisë së Lirisë në programin e saj.

-Ndërkohë që thelbësore për forcimin e familjes shqiptare dhe ndalimin e largimit të të rinjve dhe shpopullim­it të vendit mbeten veçanërish­t politikat fiskale konkrete në mbështetje të saj. Ka shumë shembuj konkretë të politikave fiskale të vendeve të BE-së në mbështetje të familje dhe të të rinjve, që mund të aplikohen te ne.

Disa propozime konkrete të Partisë së Lirisë për politika fiskale në mbështetje të familjes:

1.Nënat me 2 dhe më shumë fëmijë të diferencoh­en në taksimin mbi pagën dhe të ardhurat. (Në kuadrin e barazisë gjinore do të shihet mundësia që këtë të drejtë ta përfitojë edhe babai).

2.Të jepet paga e plotë për një vit kalendarik, për lejet e lindjes. (Sot jepet 80% e pagës për 6 muajt e parë dhe 50% e pagës për 6 muajt e dytë).

3.Të mbështeten me kredi, deri në 20,000 euro, me interesa të subvencion­uara nga shteti, çiftet e reja.

4.Të mbështetje­n me grante deri në 20.000 euro, sipërmarrë­sit e rinj, deri në moshën 25 vjeç, që krijojnë biznese sociale dhe start-up-e.

5.Të trefishohe­t bonusi i bebes. (Sot kemi bonusin 40.000 fëmija i parë, 80.000 fëmija i dytë dhe 120.000 fëmija i tretë).

6.Nisur nga përqindja e lartë që ka konsumi i ushqimeve bazë në familjen shqiptare, Partia e Lirisë propozon:

A.Rimbursim deri në 5% të shumës së shpenzuar për ushqimet bazë (ushqimet e shportës), sipas faturave të blerjes.

B.Në veçanti, për familjet me fëmijë 0-3 vjeç të krijohet “Shporta e bebes”, me ushqimet bazë dhe artikuj të higjienës, për të cilat të bëhet rimbursimi deri në 10% sipas faturave të blerjes.

7.Të vendoset sigurimi i detyrueshë­m i jetës, në ambientet parashkoll­ore, shkollore, rekreative e sportive, për fëmijët e moshës 0-18 vjeç.

Të gjitha këto politika konkrete fiskale do të ndihmonin në forcimin e familjes dhe krijimin e nukleve familjare më të mëdha e me më shumë fëmijë. Familja si thelbi i shoqërisë është vendi më i lehtë për të futur vlera dhe për të krijuar ndryshim. Kur familjet besojnë se mund të përparojnë dhe janë në gjendje të ndihmojnë anëtarët e saj për të ecur përpara e gjithë shoqëria mund të bëjë gjëra të mëdha dhe të eci përpara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania