Gazeta Shqiptare

Akciza e birrës/ Pinguli për “Panorama TV”: Qeveria ka vëmendje të ulët ndaj prodhimit vendës

-

Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve Vendas së Birrës, Stefan Pinguli ka shprehur kritika ndaj akcizës së birrës të vendosur nga qeveria shqiptare. Në një intervistë për “Panorama TV”, Pinguli deklaroi se qeveria ka vëmendje shumë të ulët ndaj prodhimit vendas, ç’ka ka sjellë dhe rritjen e çmimit të birrës.

Sipas Pingulit, Shqipëria është i vetmi vend në raon që ka mbi 55% të shitjes së birrave të importit dhe jo të produkteve vendase.

Pyetje: Cilat janë kostot e akcizës së birrës në prodhimin vendas?

Pinguli: Fakti që ne jemi të detyruar të rrisim çmimet për hir të akcizës për një litër birrë 18 lekë të reja. Jemi i vetmi vend në rajon që kemi mbi 55% të shitjeve të birrave të importit. Kjo për faktin se birrat e importit e kanë më të lehtë të militojnë në vend.

Në këtë marrëdhëni­e kaq të vështirë mes birrave të vendit dhe atyre të importit, përveçse kozmopolit­it të shijeve që kanë shqiptarët, konstatojm­ë një vëmendje pothuajse të ulët të qeverisë ndaj produktit vendas. Nëse do shkoni në Maqedoni dhe të fusni birrë, të jeni të sigurt se do rrini 10-15 orë për të futur linjat e birrës për arsye se ata të krijojnë disa vështirësi, vetëm që birrat e huaja të mos hyjnë në Maqedoni.

Nuk po them se kjo është e rregullt. Në një moment kur ne e ndjejmë se raportet mes birrave të iomportit dhe të birrave të vendit janë goxha të vështira, ne të arrijmë të shkurtojmë këtë fasho e cila megjithëse ishte aty, ne e kemi të qartë se birrat tona se në çfarë derexheje do përfundojn­ë.

Pyetje: Është këmbanë alarmi ulja e prodhimit vendas? Pinguli: Sigurisht, por nuk ka filluar ulja e prodhimit vendas. Sepse të gjithë janë përgatitur me prodhimin e vjetër të vitit 2022. I cili kishte një kosto më të ulur. Për shkak të këtyre kostove të ulëta, ne kemi rakorduar çmimet. Ne duhet të arrinim në çmime shumë më të larta të vendit. Kjo gjë, megjithëse ka filluar në fillim, ky diferencim ne kemi ngelur prapa.

Pyetje: Kjo mund ta dëmtojë më shumë prodhuesit? Pinguli: Është e vërtetë. Përveç këtyre, është dhe një problem që çmimi i birrave të huaja kanë ruajtur një trend jo shumë rritës, ka shkuar drejt barazimit me çmimet e birrave tona. Edhe kur ishin me çmimin mbi ne, ato prapë miliotnin më mirë se ne në Shqipëri. Për shkak të marketingu­t të tyre të fuqishëm, për faktin e kozmopoliz­mit të shqiptarëv­e për gustot e huaja dhe besimin tek këto prodhime. Ndodh që jemi tani përballë këtyre sfidave që ata jo vetëm se nuk janë më lartë se ne, por janë më poshtë se ne për çmim.

Nuk po flasim më pas për kostot që vijnë për faj të këtij diferencim­i të fashës dhe elemente të tjera. Kjo vetëtimë e kësaj fashës na ka bllokuar logjikën tonë ekonomike dhe financiare. Janë disa elementë që duhen përmirësua­r. Ne i paraqitëm në paketën fiskale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania