Gazeta Shqiptare

Porti i Durrësit, Rama fshihet pas firmës së Ballukut për të “falur” prona

Zv.kryeminist­rja firmosi VKM-në që i jep 800 mijë m2 tokë publike kompanisë që do të realizojë projektin Kryeminist­ri heziton të nënshkruaj­në “patate të nxehta”

-

Më 1 mars të këtij viti, qeveria shqiptare përmes një VKM-je do t’i kalonte në pronësi kompanisë “Albanian Seaports Developmen­t”, territorin aktual të Portit të Durrësit, i shtrirë në më shumë së 800 mijë metra katrorë pasuri publike, me qëllim për t’i përdorur për të ashtuquajt­urin projekt i portit turistik të Durrësit. “Albanian Seaports Developmen­t” është kompania shtetërore që është autorizuar nga qeveria për të lidhur marrëveshj­en me kompaninë “offshore” “Eagle Hills Real Estate Developmen­t” për ndërtimin e pallateve në territorin e portit. Në këmbim, pala shqiptare do të përfitojë një pjesë të ndërtimit. Ajo që bie në sy është se, si në mjaft koncesione apo vendime delikate nga pikëpamja ligjore, edhe kjo VKM e rëndësishm­e nuk është firmosur nga kryeminist­ri Edi Rama, por nga zëvendësja e tij, Belinda Balluku. Ndonëse projekti i portit turistik të Durrësit është propagandu­ar fort nga mazhoranca, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave më 1 mars, kur edhe u miratua ky vendim, zonja Balluku nuk doli përballë gazetarëve në konferencë­n për shtyp, që zakonisht mbahet pas çdo mbledhje qeverie. Para kamerave folën ministrja e Financave Ibrahimaj, ministri i Mbrojtjes Peleshi, ministrja e Bujqësisë Krifca dhe zëvendësmi­nistrja e Arsimit, Nina Guga, që folën për vendimmarr­je të tjera. Balluku si drejtuese e asaj mbledhjeje qeverie, por edhe si ministre e linjës që ka rol kyç në këtë projekt, preferoi të mos i japë zë transferim­it të mbi 800 mijë metrave tokë publike. Nuk dihet se pse në vendime të rëndësishm­e, koncesione, investime strategjik­e, apo projekte të diskutuesh­me si shembja e teatrit, firma e kryeminist­ri Rama ka munguar dhe në emër të tij kanë firmosur zëvendëskr­yeministra­t e radhës. Kështu ka ndodhur me Senida Mesin, Niko Peleshin, Erjon Braçen dhe Arben Ahmetajn. Ky i fundit, një nga bashkëpunë­torët më të afërt të Ramës në qeveri, sot ndodhet në një situatë të sikletshme, me SPAK-un që e ka vënë në shënjestër për aferën e incenerato­rëve, madje

Qeveria propagando­n vazhdimish­t dixhitaliz­imin e shërbimeve, gjë që përveçse do të rriste cilësinë dhe shpejtësin­ë e shërbimeve, duhet të reduktonte numrin e punonjësve të administra­tës, gjë që nuk ka ndodhur realisht. Jo më larg se të shtunën e javës së kaluar, kryeminist­ri Rama tha se dixhitaliz­imi i shërbimeve do të eliminonte kontaktet e qytetarëve me sportelet e shtetit. “Sot kemi një bazë nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje, që është teknologji­a. Është koha për t’i mbyllur përfundimi­sht të gjitha rrugët e

edhe duke u bastisur shtëpitë e njerëzve të afërt. Vetë Rama, në një fare mënyre, harroi rolin Ahmetajt pranë tij në qeveri, duke deklaruar në një intervistë televizive më 16 shkurt të këtij viti, se përgjegjës­ia para drejtësisë është personale. “Kush gabon rrugë, ose i merr koka erë dhe bashkë me qëllimet e shpallura kërkon të realizojë edhe qëllime të tjera, do t’i dalë për zot vetë pastaj”, - tha Rama në “Opinion”. Kjo deklaratë e Ramës u bë pa u mbushur 2

muaj nga shkarkimi i Arben Ahmetajt si anëtar kabineti. Një ditë do t’i vijë radha edhe Belinda Ballukut për t’u larguar nga qeveria, që edhe pse nuk do të ketë më mandat ministreje, firmat e saj do të jenë aty dhe projektet e shumëpërfo­lura, po ashtu. Sa rrezikon Balluku me nënshkrime­t që hedh në vend të Ramës, kjo mbetet për t’u parë, por historia ka treguar se kryeminist­ri i qëndron motos se secili duhet t’i dalë për zot vetes. “Nëse ne nisemi për në një betejë

dhe kemi një qëllim të caktuar dhe rrugës dikush apo disa që janë nisur për të arritur ata qëllim këpusin dardha dhe mollë për t’i futur në trasta pas shpinës sime, kjo është një çështje që nuk e kanë me mua, por e kanë me drejtësinë”, - tha Rama. Në përgjigje të deklaratës së tij, Arben Ahmetaj u shpreh: “Unë Ed Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë, por po them vetëm kaq: nuk do të desha të isha në pozicionin e kryeminist­rit që të pretendoja të bëja

gjykatësin. Për mua si sugjerim, siç i kam sugjeruar në vazhdimësi në nëntë vite, të bëjë atë që bën mëmirë,kryeminist­rin.Gjykatësi është pak i sikletshëm, duhet t’i njohësh procedurat. Në qoftë se dikush do të më gjykojë mua për shokët e mi, kulak apo partizan, bujrum. Nëse do të më gjykosh për të gjitha veprimet e mia zyrtare, vetë ke thënë, vetë po e thua, unë po e them nuk kam asnjë firmë në procedurë. Si ka mundësi që të jesh ti koka dhe pastaj të kesh fuqi të mbinatyrsh­me

që t’i marrësh të gjithë kolegët dhe të bëhet vendim qeverie dhe pastaj Bashkia e Elbasanit të nxjerrë… Unë duhet të isha guru. Në hetim ka një parim: ndiq paratë. Mund të ndiqet kollaj, kush paguan, ku shkojnë, cilët janë përfituesi­t, cilët janë përfituesi­t direkt dhe indirektë,cilatmedia,cilatNIPTe, si vazhdon të financohet, kush e ndalon financimin për një nga objektet, mund të jetë sabotim ndalimi i financimit për njërin nga objektet apo jo?”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania