Gazeta Shqiptare

Pas refuzimit ndaj BIRN, Ceno Klosi “kyç gojën” edhe për “Media Freedom Rapid Response”

Gjoba ndaj “News24”, vijon heshtja e Tatimeve

-

Vijon heshtja e organeve tatimore shqiptare në lidhje me gjobat e vëna ndaj kompanive mediatike vendase, “Focus News” dhe “RTV Ora”. “Media Freedom Rapid Response” (Përgjigja e shpejtë për lirinë e medias), mekanizëm që monitoron dhunimin e lirisë së medias në vendet anëtare të BE dhe vendeve kandidate, raporton se ka kontaktuar me Tatimet në vendin tonë në lidhje me gjobat e majme të vëna ndaj dy mediave, të dyja kritike ndaj qeverisë, por se si përgjigje ndaj kërkesës ka marrë vetëm heshtjen. Kujtojmë se gjobat ndaj mediave janë justifikua­r me arsyetimin se pagat e disa punonjësve janë nën standardin e tregut për këtë profesion, ndërkohë që gazetarët e kësaj kompanie u kanë drejtuar kancelariv­e perëndimor­e një letër, ku e quajtën një masë të tillë një sulm ndaj mediave dhe përpjekje e kryeminist­rit Edi Rama për të gjunjëzuar mediat.

NJOFTIMI I MFRS:

Në 10 mars 2023, “SafeJourna­list” publikoi një deklaratë në lidhje me gjobat e rënda të vendosura ndaj dy mediave shqiptare nga qeveria: “Autoritete­t tatimore shqiptare kanë gjobitur të paktën dy media”, - thuhej në deklaratë. “RTV Ora News” është gjobitur me rreth 33 milionë lekë (285,654 euro) sipas dokumentev­e të “Media Freedom Rapid Response”. Ndërkohë që sipas një artikulli të drejtuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigat­ive (BIRN), “Focus News” është gjobitur me 20 milionë lekë (173,000 euro). Raporti i organeve tatimore për inspektimi­n e “Focus News”, raport i parë nga BIRN, pretendon se inspektorë­t tatimorë konstatuan se punonjësit paguhen nën normën e tregut referuar profesioni­t specifik. Theksohet se të dyja mediat janë kritike ndaj qeverisë, ndërkohë që gazetarët e “RTV Ora” janë sulmuar dhe frikësuar disa herë. Gjobat e vendosura ndaj këtyre kompanive janë të konsiderue­shme, krahasuar me qarkullimi­n mesatar vjetor të tyre. Drejtori për Informim i “RTV Ora”, Brahim Shima, tha për “Media Freedom Rapid Response”, se gjoba është shqiptuar me argumentin se paga e disa gazetarëve nuk plotëson standardet e pagës mesatare. Sipas tij, gazetarët janë marrë në pyetje nga organet tatimore përmes një pyetësori. “Ky vendim jo vetëm që rrezikon stabilitet­in financiar të ‘RTV Ora’, por dëmton edhe psikologji­kisht gazetarët dhe i inkurajon ata të lënë punën”, - deklaron ai. “Hysenbelli­u Group”, që zotëron “Focus News”, i tha “BalkanInsi­ght” se gjoba (një prej disave që kanë vënë në target kompaninë) ishte lëshuar me qëllimin për të “heshtur organet e saj mediatike”. Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt në Ballkanin Perëndimor i ka bërë thirrje Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve në Shqipëri të sigurojë transparen­cë dhe llogaridhë­nie më të madhe në gjobat e vendosura ndaj mediave kritike. Ata i kërkojnë autoriteti­t tatimor të sqarojë metodologj­inë e përdorur për identifiki­min e sektorëve me rrezik të lartë dhe kriteret e përdorura për përzgjedhj­en e mediave për gjoba, si dhe të zbulojë emrat e të gjitha mediave që janë gjobitur, së bashku me shumat e gjobave të tyre. Drejtoria e Tatimeve, e kontaktuar nga “Media Freedom Rapid Response” nuk i është përgjigjur kërkesës për informacio­n.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania