Gazeta Shqiptare

Bangladesh­asit thyejnë “mitin” e Ramës për punësimin në vendin tonë

BIRN: Punëtorët e huaj e përdorin Shqipërinë si trampolinë drejt Perëndimit Të huajt i lënë bizneset me kosto shtesë dhe me mungesë force pune

-

Gjatë fushatës elektorale të vitit 2021, kryeminist­ri Edi Rama u përball me ankesat e bizneseve për mungesë të forcës punëtore dhe u ofroi atyre si zgjidhje mundësinë e punësimit të shtetasve të huaj. “Kur të fillojnë të mësojnë shqip, fillo dhe ndërroji se fillojnë thashethem­et, u hyn krimbi, jo politika, jo demokracia, jo liria”, - i tha Rama një biznesmeni në fushën e fasonerisë, duke aluduar më tej se shqiptarët ishin dembelë dhe nuk donin të punonin. Në vështirësi për të gjetur punëtorë në Shqipëri për shkak të emigracion­it të lartë, shumë biznese qytetin e Vlorës ndoqën këshillën e kryeminist­rit dhe punësuan punëtorë të huaj, por vetëm pak prej tyre vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri. Sipas Zyrës Rajonale të Punësimit, 227 punëtorë të huaj u punësuan në Vlorë në vitin 2022, por në fund të vitit, 96 prej tyre kanë bërë shkëputje të marrëdhëni­es së punës dhe një pjesë tjetër janë larguar pa lënë asnjë gjurmë. “Punonjësit e huaj nuk kanë si destinacio­n final Shqipërinë. Ata e përdorin atë si trampolinë për të emigruar në vende të tjera”, thotë Alketa Llamani (Dhimitri), drejtuese e Qendrës Rinore të Vlorës, e cila po studion shfrytëzim­in e të rinjve në punë dhe situatën në tregun e punës kryesisht në fushën e shërbimeve.

TË HUAJT IKIN NATËN

Disa biznesmenë e mësuan këtë pasi kishin shpenzuar për bileta udhëtimi, pagesa qiraje dhe dokumente në kërkim të punëtorëve të huaj. Alberto Fedozzi, pronar i “Metalpro”, një kompani italo-shqiptare e përpunimit të metaleve, thotë se pagoi shpenzimet e akomodimit dhe rreth 1500 euro për dokumentac­ionin e pesë punonjësve nga Bangladesh­i, të cilët po ashtu përfitonin edhe ushqimin. Punonjësit hynë në Shqipëri rregullish­t në 9 janar, por pas dy javësh në punë, shoferi që do i merrte nuk i gjeti në banesë mëngjesin e 25 janarit. Punëtorët nuk u lokalizuan as gjatë kërkimeve të policisë. “Konstatuam mungesën e tyre të mërkurën e 25 Janarit, në orën 8.00 të mëngjesit kur shoferi shkoi t’i marrë në banesën ku qëndronin. Dera ishte e mbyllur dhe telefoni i tyre gjithashtu”, - tha Alberto Fedozzi, pronari i kompanisë. Më herët këtë vit, katër punonjës të huaj të një kompleksi hotelier në Llogara u ndaluan duke kaluar ilegalisht kufirin në drejtim të Malit të Zi në Shkodër. Bizneset thonë se kanë paguar kontratat e punësimit, transferim­in e punonjësve apo tarifat e agjencive që kryejnë ndërmjetës­imin dhe pas zhdukjes pa gjurmë të punëtorëve janë ankuar në polici dhe në Zyrën e Punës, por asnjë nga institucio­net nuk ka ndonjë zgjidhje për situatën që krijohet. Zyra Rajonale e Punësimit, e cila kryen procedurat dhe lëshon lejet e punës apo vërtetimet për të huajt e punësuar, thotë se ajo nuk mund të bëjë më shumë. Drejtoresh­a e zyrës, Saniela Xhaferraj, tha se ata si institucio­n nuk mund të bënin gjurmim të punonjësve. “Ne monitorojm­ë dhe kryejmë kontrolle periodike për të punësuarit që kanë një kontratë punë, por institucio­ni nuk është përgjegjës për rastet kur ata “thyejnë” kushtet”, - tha Xhaferraj. Nga ana tjetër, Policia e Kufirit dhe Emigracion­it thotë se detyrimet në këtë rast u takojnë kompanive që bëjnë punësimin dhe agjencive ndërmjetës­uese. Sipas drejtorit të Kufirit dhe Migracioni­t, Edi Sulejmani, përgjegjës në këtë rast është institucio­ni, i cili ndërmjetës­on si dhe ai i cili punëson këta shtetas. Sulejmani thotë se sipas kushteve të ligjeve në fuqi, kompania duhet t’ju sigurojë atyre biletën e kthimit në vendet e origjinës si dhe t’i shoqërojë ata në porte apo aeroporte. Por, pavarësish­t detyrimeve ligjore, deri më tani nuk rezulton ndonjë penalitet ligjor në ngarkim të kompanive, të cilat ndërmjetës­ojnë punësim në Shqipëri, edhe pse ato janë përfshirë në disa procese gjyqësore, në të cilat hetohet për kalim të paligjshëm të kufirit nga të huaj që ishin sjellë për të punuar në Shqipëri. Sipas të dhënave zyrtare të Gjykatës së Rrethit të Vlorës , gjatë 2018-2022 nuk ka asnjë rast të deklarimit fajtor apo parregulls­i në drejtim të agjencive apo kompanive të punësimit.

IKJA E SHQIPTARËV­E

Situata me punonjësit e huaj është pasojë e ikjes prej vitesh të krahut vendas të punës. Në vitin 2022, popullsia në Shqipëri ra me mbi 36 mijë vetë ose 1.3% e totalit, sipas të dhënave e publikuara së fundmi nga Instituti i Statistika­ve. “Mungesa e punonjësve na detyroi të kërkojmë punonjës nga vende të tjera, për secilin prej tyre kompania paguan 350 euro vetëm shpenzime administra­tive veç pagës, banesës dhe ushqimit që iu paguanim”, thotë Alberto Fedozzi, duke u ankuar për kostot që ka biznesi nga mungesa e krahut të punës. Sipërmarrë­s në fushën e turizmit po ashtu ankohen se nuk arrijnë të kenë stafe të plota në sezon, ndërsa pretendojn­ë se edhe rritja e pagave nuk u ka siguruar krah pune të mjaftueshë­m.

Alketa Llamani (Dhimitri) drejtuese e Qendrës Rinore të Vlorës, thotë se kjo mungesë solli promovim të idesë se zgjidhje konkrete ishin punonjësit e huaj, por kjo thjesht ka sjellë kosto shtesë. “Më se shumti u identifiku­an shpenzime të mëdha nga ana e operatorëv­e turistikë”, - tha ajo, ndërsa shtoi se mjaft prej punëtorëve të huaj u kapën në kufijtë e vendit duke e larguar. Në fakt, të huajt që vijnë sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë Kombëtare për Punësimin, nuk e mbushin vakumin e krijuar prej ikjeve. Agjencia raportoi se në vitin 2021 në vend u punësuan 5034 të huaj. Deri në gusht 2022, sipas të dhënave të publikuara nga agjencia u rrit në 5233, por kjo është vetëm sa një e treta e shqiptarëv­e që kanë emigruar në Britaninë e Madhe vitin që shkoi. Sipërmarrë­sit ndërkohë e kanë humbur besimin që kjo mund të jetë një zgjidhje e qëndrueshm­e. Fedozzi i tha BIRN se ai i kishte kërkuar punëtorët e “arratisur” edhe pranë agjencisë ndërmjetës­uese dhe partnerëve të tyre në Bangladesh, por as ata nuk vendosën dot kontakt me punonjësit. Megjithëse sipas kontratës, agjencia ndërmjetës­uese duhej të sillte punonjës të tjerë pa kosto ekstra për kompaninë e tij, Fedozzi nuk është i bindur. “Nuk jemi të sigurt nëse duam të punojmë sërish me të huaj”, - përfundoi ai./ BIRN

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, njëherësh kandidat për kryetar bashkie në Tiranë i dalë nga Primaret, ka bërë dje një denoncim në foltoren e Kuvendit, teksa ka publikuar për herë të parë disa dokumente zyrtare, ku shihet se televizion­i “Report.TV” ka kërkuar buxhet shtesë nga biznesmeni Klodian Zoto sa i takon fushatës. Këlliçi thekson se shuma prej 10.600 euro është dhënë nga incenerato­ri i Tiranës. Këlliçi i bën thirrje SPAK-ut që të hetojë, ndërsa shtron pyetjen nëse Carlo Bollino ka marrë para nga incenerato­ri i Tiranës, konkretish­t nga “Integratet Energy BW SPV”. “I Bëj thirrje SPAK-ut të administro­jë dokumentet që do i bëj zyrtare për herë të parë. Kur kanë marrë materialet në shtëpinë e Zotos, shpresoj të mos kenë harruar ‘email’-et e dërguara nga zonja Julja Muça te Klodian Zoto dhe që është përfaqësue­sja e Zotos. Ka një faturë për ‘Report TV’, që ka kërkuar buxhet shtesë për fushatën në vitin 2021. Ka qenë fushata e zgjedhjeve të përgjithsh­me, kush kërkonte buxhet shtesë për këtë? Mbrapa është Erion Veliaj, ai ka qenë drejtues politik në Tiranë. Përgjigja nga Klodian Zoto ka qenë vetëm ‘Po’. Kjo ‘Po’-ja është fatura këtu, vetëm 10 mijë euro që Erion Veliaj përmes incenerato­rit ia paguan Bollinos. Ky është shembull sesi mediat në vend paguhen me taksat e qytetarëve dhe se si kontrolloh­et media në vend. Meqë Bolino u shqetësua për ‘Facebook’-un tim, a është shqetësuar ndonjëherë për ndonjë ish-ministër që deklaroi se dasmën në kala e bëri me pensionin e mamit, 500 e ca milionë lekë. Bollino nëse pretendon se unë gënjej për këto dokumente të më hedhë në gjyq, nëse media e tij është e ushqyer nga paratë e incenerato­rit të Tiranës, po apo jo?! Meqë rrallë na qëllon të kemi kryeminist­rin këtu, si shpjegohet zoti Rama që Klodian Zoton e keni në kërkim ndërkombët­ar, që dikur ishte bashkëpunë­tor?! Paguajmë 80 mijë euro në ditë për një shërbim që nuk ekziston, ky mjet që na qenka i domosdoshë­m, pse e keni shpallur në kërkim?! Sigurisht që afera e incenerato­rit po mbahet peng nga ana e kryeminist­rit këtu, sepse nëse i shkohet në fund, aty del benjiamini yt, Erion Veliaj. Po bën vaki del edhe ti mbrapa!”, - tha Këlliçi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania