Gazeta Shqiptare

KAS regjistron PD-në me kryetar Alibeajn në zgjedhjet e 14 majit

“Celibashi të ndryshojë vendimin, pesë ditë afat për ta apeluar” Rrëzohet vendimi i komisioner­it Celibashi

-

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksionev­e vendosi të regjistroj­ë Partinë Demokratik­e në zgjedhjet e 14 majit.

Pas një seance rreth 60 minutash, KAS vendosi të rrëzojë një vendim të Komisioner­it Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i cili i kërkoi PD-së të sjellë një deklaratë të angazhimit solemn në zgjedhjet e 14 majit të firmosur nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

“Ankuesi të depozitojë në KQZ dokumentac­ionin shtesë si më poshtë: deklaratën me të dhënat për nënkryetar­in, zotin Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar; deklaratën e angazhimit solmen të nënshkruar nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë, detyrimin e Komisioner­it Shtetëror të regjistroj­ë subjektin zgjedhor Partia Demokratik­e, me nënkryetar­in Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në

Kolegjin Zgjedhor brenda pesë ditëve nga shpallja e tij”, thuhet në vendimin e lexuar nga relatori i çështjet, Koli Bele.

Seanca Seanca

Përfaqësue­si ligjor i grupit të Alibeajt, Indrit Sefa gjatë fjalës së tij tha se autorizimi i jep tagër përfaqësue­sve për regjistrim­in dhe se autorizimi është i vlefshëm për çdo datë zgjedhjesh.

“Në dy pika, pika e parë është që sipas interpreti­mit të komisioner­it, pretendon se nuk është mjaftueshë­m i qartë autorizimi sa i përket datës specifike të zgjedhjeve. Ngatërron dy llojet e autorizime­ve, i posaçëm dhe i përgjithsh­ëm. I posaçëm është për një veprim konkret, në këtë rast kemi të bëjmë me autorizim të përgjithsh­ëm. I ka të gjitha tagrat. Kjo nuk duhet të kishte përbërë arsye për të refuzuar regjistrim­in e PDsë. Autorizimi i pretenduar si jo mjaftueshë­m qartë, i referohet zgjedhjeve vendore 2023 sipas datës që do caktonte presidenti i republikës. Ai autorizim vlen për çfarëdollo­j date. Autorizimi i jep tagër të përfaqësue­sve për të bërë të gjitha kërkesat për regjistrim­in e PD pranë KQZ. Pika dytë ka të bëjë me deklaratë solemne që komisioner­i pretendon se është e domosdoshm­e, detyrës për të bërë regjistrim­in. Në përmbajtje të deklaratës dhe formulimit që është miratuar për deklaratën solemne, përcaktohe­t fare qartë që lëshohet në emër të subjektit, është përgjegjës­ia që merr përsipër subjekti. Kryetari i firmos si pasojë e detyrës që ai ka si drejtues i partisë, partinë politike mund të përfaqësoj­ë kryetari, mund t’ia lënë kompetenca­t sekretarit. Sipas interpreti­mit që bën komisioner­i, duhet ta firmosë me patjetër kryetari. Komisioner­i i bën një interpreti­m të gabuar dispozitës. E merr si angazhim personal të kryetarit të partisë. Kryetari i Partisë nuk e firmos si individ personal asnjë dokument”, tha Sefa.

Nga ana e tij përfaqësue­si i grupit të Berishës, Ledio Nuraj,tha se është anëtarësia ajo që vendos për një parti politike, duke shtuar se komisioner­i bëri rolin e gjykatësit.

Një tjetër pyetje nga KAS ishte se në rast se Partia Demokratik­e do të regjistroh­ej cili do të ishte emri i vendosur si kryetar në fletën e votimit.

Indrit Sefa tha se do të ishte emri i Enkelejd Alibeajt, ndërsa Ledio Nuraj tha “Zëvendëson­i emrin e Lulzim bashës me atë të Berishës. Dhe fleta e votimit të dilte automatiki­sht me kryetar dhe do të rregullohe­j i gjithë konflikti që ka ardhur para jush për t’u zgjidhur”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania