Gazeta Shqiptare

Rama: Pezullohen “pasaportat e arta”, konsultime me BE-në për amnistinë fiskale

-

Në Shqipëri, kryeminist­ri Edi Rama tha sot se procesi për lëshimin e të ashtuquajt­urave “pasaporta të arta” është pezulluar, përsa kohë kjo çështje po vlerësohet nga Gjykata europiane. Këtë ai e bëri të ditur në përfundim të Këshillit të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri, ku morën pjesë Përfaqësue­si i Lartë i Bashkimit europian për Politikën e Jashtme Josep Borrell dhe Komisioner­i për zgjerimin Oliver Varhelyi. Zoti Rama deklaroi po ashtu se qeveria e tij nuk ëstë tërhequr nga amnistia fiskale, porse po punon për këtë me ekspertët europianë.

Këshilli i Stabilizim Asocimit është forumi më i lartë dy palësh mes Bashkimit europian dhe Shqipërisë, i cili mblidhet një herë në vit për të analizuar ecurinë e vendit kandidat në procesin e integrimit. Për herë të parë kjo mbledhje u mbajt në Tiranë e jo në Bruksel apo Luksemburg si zakonisht. “Me këtë, ne duam të japim një sinjal të qartë dhe të fuqishëm politik për angazhimin e Bashkimit Europian ndaj rrugëtimit shqiptar drejt anëtarësim­it në Bashkimin Europian dhe e përdorim Këshillin e Stabilizim Asociimit si ndërveprim­in institucio­nal më të rëndësishë­m ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë”.

Ndërsa është vlerësuar ecuria e reformave në vend, gjatë takimit , është theksuar nevoja për përparim të mëtejshëm. BE-ja ka nënvizuar gjithashtu se përpjekjet për të krijuar një histori solide në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar duhet të intensifik­ohen, përfshirë atë në nivel të lartë.

Këshilli i Stabilizim Asocimit rrok thuajse në 360 gradë problemati­kat dhe përparimin e vendit kandidat. Dhe gjatë mbledhjes së sotme u trajtua dhe çështja e të ashtuquajt­urave “pasaporta të arta”, të cilat lëshohen kundrejt shumave të caktuara që investohen nga të huajtë e për të cilën Brukseli kishte shfaqur shqetësim të vazhdueshë­m. Por kryeminist­ri Rama tha se është vendosur pezullimi i procesit: “Ka një çështje në Gjykatën Europiane, ne nuk do ta nxjerrim më këtë iniciativë në tavolinë pa parë si do të përfundojë çështja ne Gjykatën Europiane. Nëse Gjykata Europiane vendos kundër pasaportav­e të arta, kjo është një çështje e mbyllur. Nëse Gjykata Europiane vendos pro, atëherë çdo vend do të bëjë zgjedhjen e vetë”.

Tjetër çështje e debatueshm­e mes Tiranës dhe Brukselit ka qenë dhe ajo e aministisë fiskale. “Nuk heqim dorë thjesht sepse kjo nuk është një gjë e mirë në parim, sepse ne kemi të gjitha arsyet tona për të menduar që kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë, por ama nga ana tjetër ne duam që këtë gjë ta bëjmë së bashku dhe prandaj ju falënderoj­më për ekspertizë­n dhe duam t’i shkojmë deri në fund procesit të dialogut edhe të përmirësim­it të drafteve. Sot është një draft komplet tjetër nga ajo që ishte në fillim, falë ekspertizë­s që ju na keni ofruar”, u shpreh kryeminist­ri shqiptar.

Sa i përket lejimit të kultivimit të cannabisit për qëllime mjekësore, zoti Rama tha se kanë përfunduar konsultime­t dhe procesi do të vijojë më tej në parlament “duke pasur shumë të qartë jo vetëm se si e shkruajmë por edhe se si e zbatojmë dhe për këtë gjithë elementet e monitorimi­t janë mirëmendua­r, por sigurisht do të gjykohet në praktikë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania