Gazeta Shqiptare

Trondit ekzekutori i Behar Sofisë: Do vrisja edhe një person në Gjermani, paratë do m’i jepte “Bajlozi”

Dëshmia në GJKKO/ Ernejt Shyti: Porositësi­t do të më paguanin 500 mijë euro

-

Ernejt Shyti, i cili ndodhet në burg si autor i vrasjes së biznesmeni­t Behar Sofia më 21 shkurt të vitit 2021 afër Piramidës në Tiranë ka pranuar të bashkëpuno­jë me drejtësinë. Mësohet se ai ka dhënë dëshmi tronditësi gjatë seancës në Gjykatën e Posaçme. 24-vjeçari ka folur në gjyq edhe për porosi të tjera për eliminime. Ai ka deklaruar se personat që e kishin porositur për të eliminuar biznesmeni­n Behar Sofia i kishin kërkuar të kryente një vrasje tjetër në Gjermani. Bëhet fjalë për një 34-vjeçar, emrin e të cilit nuk e bën publik dhe për këtë vrasje do të paguhej 500 mijë euro. Sipas porositësv­e, paratë për vrasjen në Gjermani do t’i merrte nga një person i njohur me pseudonimi­n “Bajlozi”, të cilin nuk e njihte. “Të njëjtët që më dhanë porosinë për të vrarë Behar Sofinë, të cilin e vrava, më afruan 500 mijë euro për të bërë një vrasje tjetër, jo në Tiranë, por në Gjermani. Më thanë që viktima e ka shtëpinë buzë rrugës dhe ishte një 34-vjeçar. Pagesa që do të merrja për këtë vrasje ishte e majme, jo 50 milionë lekë të vjetra që nuk i mora asnjëherë për Behar Sofinë, por 500 mijë euro. Po ashtu, më thanë se paratë do t’i merrja nga ‘Bajlozi’”, - ka thënë Shyti në GJKKO. Ndërkohë, i riu ka treguar më tej me detaje vrasjen e biznesmeni­t

DËSHMIA E ERNEJT SHYTIT

“Të njëjtët që më dhanë porosinë për të vrarë Behar Sofinë, të cilin e vrava, më afruan 500 mijë euro për të bërë një vrasje tjetër, jo në Tiranë, por në Gjermani. Më thanë që viktima e ka shtëpinë buzë rrugës dhe ishte një 34-vjeçar. Pagesa që do të merrja për këtë vrasje ishte e majme, jo 50 milionë lekë të vjetra që nuk i mora asnjëherë për Behar Sofinë, por 500 mijë euro. Po ashtu, më thanë se paratë do t’i merrja nga ‘Bajlozi’”, - ka deklaruar Shyti në GJKKO.

EKZEKUTIMI I BEHAR SOFISË

66-vjeçari Behar Sofia, i njohur si “padron droge”, u ekzekutua mëngjesin 25 shkurtit afër Piramidës në Tiranë, ndërsa vrasësi u largua me biçikletë. Autori pasi e ka ndjekur disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66-vjeçarit dhe e ka qëlluar. I veshur sportiv, me kapele, syze e maskë antiCOVID, pasi ka bërë atentatin, ai është larguar dhe ka kaluar në këmbë urën e Lanës. Më pas ka marrë një biçikletë pranë kullave dhe është larguar drejt Kodrave të Liqenit.

Behar Sofia, nga përgatitja e krimit deri te finalizimi. Pasi mori porosinë, Shyti bashkë me Xhuliano Vishën edhe ky i arrestuar, shkuan në pyll e Krrabës, për të mësuar të qëllonin me pistoletë TT. Por çuditërish­t i riu e vazhdon rrëfimin, duke thënë se shtinë vetëm dy herë dhe gëzhojat i fshehën në pyll. Më pas miku i tij Visha i dha një “iPhone” me të cilin do të fliste në aplikacion­in “Sky” me një tip që quhej “Lleshi”, i cili rezulton Leonard Xhixha, të cilin disa ditë më pas e takoi personalis­ht te Sanatorium­i. Pas Lleshit, një burrë që e thërrisin “Daja”,

Skënder Vathi dhe një djalë i ri, edhe këta në burg, i vihen në ndihmë Shytit, për të ekzekutuar Sofinë, të cilin e vëzhguan 20 ditë. Ernejt Shyti u arrestua vetëm dy javë pasi kishte kryer vrasjen e Behar Sofias, më 12 mars 2021 në Mal të Zi, teksa punonte në ndërtim. Emisioni “Në shënjestër” në “News 24” ka sjellë më herët dëshminë e Ernejt Shytit për grupin hetimor, ku ka folur me emra për bashkëpunë­torët. Duke qenë se “preja” e atentatit jetonte në një pallat në qendër të Tiranës, të survejuar nga kamerat e shumta dhe policia, grupi po

haste vështirësi në organizimi­n e vrasjes. Ndaj për këtë qëllim, vrasja e Behar Sofias kërkonte një studim të hollësishë­m prej tyre. Është ky moment sipas grupi hetimor, kur persona të paidentifi­kuar, por që pretendohe­t të jenë porositësi­t e vrasjes, ia ngarkojnë këtë punë Jemin Sherës, i cili njihet në rrethet kriminale edhe me pseudonimi­n “Bajlozi”. Profili i Jemin Sherës si një nga porositësi­t e vrasjes së Behar Sofias u evidentua edhe nga pamjet filmike të siguruara ditën e krimit rreth vendit të ngjarjes, ku ky i fundit vihet re teksa qëndron

mëngjesin e vrasjes ulur në një tavolinë me Skënder Vathin, në një nga lokalet pranë pallatit të viktimës, ndërsa pamjet shquajnë momentin kur Shera i kalon Vathit diçka në duar. Sipas grupit hetimor, fillimisht Jemin Shera ka kontaktuar për vrasjen Bujar Nezën, i cili rezulton se ishte njohje dhe lidhje e drejtpërdr­ejtë e Sherës. Fill pas këtij momenti, Bujar Neza i ka prezantuar Jemin Sherës, Xhuliano Vishën që vinte si njohje e Skënder Vathit dhe Leonard Xhixhës, të dy dajë e nip, por që ndërkohë ishte edhe shok fëmijërie me Ernejt Shytin.

Visha do të ishte fillimisht këmbëza e atentatit, por që me tërheqjen e tij këtë rol do ta merrte shoku i tij, Ernejt Shyti. Siç do të rrëfente edhe vetë më pas në prokurori, Ernejt Shyti doli për ditë me radhë në kërkim të presë së tij. Derisa ditën e tetë, Skënder Vathi, në këtë rast “Daja” i bëri me shenjë, që shënjestra ishte përballë tij, por duke qenë se nuk ishte gati psikologji­kisht, Shyti tregoi për hetuesit se priti edhe 8 ditë të tjera për të kryer ekzekutimi­n. Ndërkohë që nuk e dinte ende se kush ishte viktimat e tij dhe rëndësia që kishte.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania