Gazeta Shqiptare

Abuzimi me fondin 322 milionë lekë, në pranga kryebashki­aku i Bulqizës dhe nënkryetar­ja si dhe 11 të tjerë

Alla dhe Enkeleda Lleshi akuzohen për “Shkelja e barazisë në tendera” dhe “Shpërdorim­i i detyrës” SPAK: Lefter Alla favorizoi një subjekt të afërt për ndërtimin e rrjetit të ujësjellës­it

-

Kryebashki­aku i Bulqizës, Lefter Alla dhe 12 zyrtarë të tjerë janë arrestuar nën akuzën e shpërdorim­it të detyrës dhe falsifikim­it të dokumentev­e në tendera. SPAK-u dje bëri me dije se Alla ka favorizuar një kompani për të fituar tenderin me vlerë 322 milionë lekë, për ndërtimin e ujësjellës­it në Bulqizë. Mes të arrestuarv­e është edhe nënkryetar­ja e bashkisë, Enkeleda Lleshi. Arrestimet janë bërë me urdhër të SPAK-ut, ndërsa që prej mbrëmjes të së mërkurës dhe dje në mëngjes janë ushtruar kontrolle nga oficerët e BKH-së. Objekt i kontrollev­e ka qenë edhe shtëpia e vëllait të Lefter Allës, si edhe dhjetëra banesa të tjera. Dy prej të arrestuarv­e janë lënë në arrest shtëpiak, ndërsa kryebashki­aku Lefter Alla ka rënë në pranga mëngjesin e djeshëm. Sipas SPAK-ut, bëhet fjalë për një tender rehabiliti­mi i ujërave të zeza të lagjes së vjetër të qytetit të Bulqizës. Nga hetimet ka dyshime të forta se kryebashki­aku Alla, në bashkëpuni­m me nënkryetar­en e bashkisë, Lleshi, si edhe punonjësit e tjerë kanë favorizuar dy kompanitë “BOE Egland shpk” dhe “BE-IS shpk” gjatë procedurës së prokurorim­it publik. Ky favorizim i këtyre dy kompanive është bërë me qëllim që më pas punimet për ujësjellës­in t’i kryejë kompania “OE 2AF Albania shpk”, e cila është në administri­min e të afërmit të Allës, Aqif Koneshës. Kryebashki­aku Alla në bashkëpuni­m me zyrtarët e tjerë kanë miratuar kritere për të favorizuar dy firmat “BOE Egland shpk” dhe “BE-IS shpk”, që morën pjesë në tender. Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për ujësjellës­in realizohes­hin nga firma “OE 2AF Albania shpk”. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarë­s Ujësjellës­i dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ, Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administra­tor Rasim Dacin, për “BOE Egland shpk”, ndërsa administra­tori i “BE-IS shpk”, është Kastriot Ibrahimaj. Ndaj kryebashki­akut Alla dhe nënkryetar­es Lleshi rëndojnë akuzat për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim­i i detyrës”. Ndërkohë, ndaj të afërmit të Allës, Aqif Konesha rëndon akuzat për veprës penale “Falsifikim­i i dokumentev­e”. Po për falsifikim dokumentes­h akuzohen edhe dy administra­torët, Rasim Daci dhe Kastriot Ibrahimaj, ky i fundit është lënë në arrest shtëpie.

NJOFTIMI I SPAK: Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar në bashkëpuni­m të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 9 të vitit 2022, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, “Shpërdorim­i i detyrës”, “Falsifikim­i i dokumentev­e”, “Falsifikim i formularëv­e”, parashikua­r nga nenet 258 paragrafi i dytë, 248, 186/2,3 , 190/1 të Kodit Penal. Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me mjetet apo metodat tradiciona­le të hetimit. Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim Lefter Alla, Enkeleda Lleshi, Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja, Aqif Konesha në bashkëpuni­m me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike” parashikua­r nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal, shtetasit L.A. dhe E.l. në bashkëpuni­m me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikua­r nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, shtetasit R.D., A.K., A.N., D.G. në bashkëpuni­m me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Falsifikim i dokumentev­e” parashikua­r nga neni 186/ 2,3 i Kodit Penal, ndërsa shtetasi K.I. ka konsumuar veprën penale “Falsifikim i formularëv­e” parashikua­r nga neni 190/1 i K.Penal. Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasin nën hetim L. A. me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administru­ar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë evidentohe­t qartësisht sjellja e tij duke dokumentua­r disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me procedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëv­e ekonomikë “Egland shpk” dhe “BE-IS shpk”, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarë­s Ujësjellës­i dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor. Ky shtetas nën hetim në bashkëpuni­m me nënkryetar­en e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialist­e e prokurimev­e, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentac­ion “BOE Egland shpk” dhe “BE-IS shpk”, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga “OE 2AF Albania shpk”, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë. Kjo procedurë prokurimi dyshohet që është iniciuar dhe zhvilluar në kundërshti­m me LPP dhe aktet nënligjore dhe nga AK Bashkia Bulqizë, konkretish­t nga të hetuarit me veprime aktive që konsistojn­ë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për nxjerrjen fituese të një firme në lidhje me procedurën e prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Bulqizë. Aktet deri në këtë fazë të hetimit njoftojnë se të hetuarit i) miratuan kritere për të favorizuar një firmë pjesëmarrë­se në tender ii) firma pjesëmarrë­se në prokurim paraqiste vetëm dokumentac­ionin, ndërkohë punimet realizohes­hin nga i hetuari (A.K.), i cili rezultoi lidhje e afërt e Kryetar i Bashkisë (L.A.). Me kërkesë të Prokuroris­ë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsion­in dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.21 datë 14.03.2023 ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” për shtetasit: Lefter Alla, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, parashikua­r nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorim­i i detyrës”,parashikua­r nga neni 248 i Kodit Penal. Enkeleda Lleshi, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, parashikua­r nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorim­i i detyrës”, parashikua­r nga neni 248 i Kodit Penal. Rubin Kola, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, parashikua­r nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal. Erion Isaku, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, parashikua­r nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal. Leonard Daci, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, parashikua­r nga neni 258/2e 25 i Kodit Penal. Arsen Gjoka, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve ne tendera apo ankande publike”, parashikua­r nga neni 258/2 e 25 i

Kodit Penal. Kujtim Zogu, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, parashikua­r nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal. Denis Xholi, si person i dyshuar për kryerjen e veprës “Shkelja e barazisë së pjesëmarrë­sve në tendera apo ankande publike”, parashikua­r nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal. Rasim Daci, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim­i i dokumentev­e”, parashikua­r nga neni 186/2,3 i Kodit Penal. Dalo Gazidedja, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim­i i dokumentev­e”, parashikua­r nga nenet 186/2,3 të Kodit Penal. Aqif Konesha si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim­i i dokumentev­e”, parashikua­r nga neni 186/2,3 i Kodit Penal. Gjithashtu me vendimin nr.21 datë 14.03.2023 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për shtetasit Kastriot Ibrahimaj, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim­i i formularëv­e”, parashikua­r nga neni 190/1 i Kodit Penal. Ana Nishku, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentev­e”, parashikua­r nga nenet 186/2,3 të Kodit Penal. Policia e Shtetit ka ekzekutuar në datën 16.03.2023 masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.21 datë 14.03.2023. Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.124 dt. 15.03.2023 Policia Gjyqësore Pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania