Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i Pjerin Xhuvanit, prangoset në sallë dëshmitari, ishte në makinë me Mehmet Grecën ditën e ngjarjes

-

ELBASAN - Një nga dësh mitarët e gjyqit të çështjes së 21 prillit 2021, ku u vra mjeku Pjerin Xhuvani dhe mbeten të plagosur disa persona është arrestuar mesditën e së mërkurës në sallën e gjyqit. Bëhet fjalë për shtetasin Donald Zane. Mësohet se ai ka dëshmuar në gjyq për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ndërkohë që është prangosur, pasi dyshohet se ka dhënë dëshmi të rremë. Donald Zane është shok i ngushtë i Mehmet Grecës dhe ditën e vrasjes, në vendngjarj­e ndodhej në të njëjtën makinë me të, kur Greca u ndalua nga Struktura e Mbrojtjes së Votës grup i ngritur nga Partia Demokratik­e, ku bënte pjesë dhe i pandehuri Arbër Paplekaj. Si pasojë e përplasjev­e degradoi në përdorimin e armëve të zjarrit që solli tragjedinë e vrasjes së Pjerin Xhuvanit. Gjithashtu Zani, të mërkurën ishte i vetmi dëshmitar në sallën e gjyqit nga dhjetë personat e thirrur për të dëshmitar, ndërsa nëntë të tjerët nuk u paraqitën. Sakaq, pritet që të krahasohen në çdo detaj deklarimet e dhëna nga dëshmitari para prokurorëv­e të çështjes me ato të dhëna në sallën e gjyqit. Në deklaratën e parë Zane ka treguar detaje dhe emra të personave që kanë vepruar në momentin kur ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit, detaje të cilat përputhesh­in edhe me pamjet filmike nga vendi i ngjarjes. Ndërsa gjatë seancës kur u thirr nga gjykata si dëshmitar okular, Zane ka mohuar gjithçka duke thënë se në momentin e ngjarjes ka qenë pas një dyqani rrobash dhe nuk ka parë asgjë. Aktualisht ai ndodhet i shoqëruar në polici ku pritet të dali para gjykatës për shkeljen e kryer. Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatik­e,

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania