Gazeta Shqiptare

Arrestimi i nënës lehonë, Avokati i Popullit nis hetimin e rastit: Gjykata të pezullojë ekzekutimi­n e dënimit

“Në përfundim të hetimit administra­tiv do të dalim me gjetjet përkatëse”

-

Avokati i Popullit njof toi dje se ka nisur procedurat për të ndërhyrë dhe për të liruar menjëherë Diana Bahçjan, nënën lehonë që ndodhet në burgun e grave në Tiranë larg foshnjës së saj. Në një njoftim për mediat, Avokati i Popullit sqaron se pasi është njohur me rastin, ka kërkuar dokumentac­ionin përkatës dhe ka takuar Dianën në burgun e grave “Ali Demi”. Ndërkohë, deklaron se do t’i kërkojë gjykatës pezullimin e vendimit për të ekzekutuar dënimin. “Institucio­ni i Avokatit të Popullit është njohur me rastin e bërë publik në media nga familjarët e shtetases me iniciale D.B., e cila është burgosur në bazë të vendimit të Gjykatës së shkallës së Parë Tiranë e vitit 2022, pas konvertimi­t të një dënimi me gjobë që kjo shtetase ka marrë po nga kjo gjykatë në vitin 2020 për braktisje të fëmijës së mitur. Nga Avokati i Popullit është regjistrua­r rasti me iniciativë dhe menjëherë kanë filluar të kryhen veprimet e nevojshme hetimore, sikurse është administri­mi i praktikës përkatëse dhe marrja takim me të dënuarën në IEVP ‘Ali Demi 325’.

Po ashtu, Avokati i Popullit do t’i drejtohet me kërkesë për informacio­n drejtuar organit të prokuroris­ë dhe strukturav­e të policisë. Sipas Kodit të Procedurës Penale (neni 476, germa b), me vendim të gjykatës është e mundur të shtyhet ekzekutimi i vendimit, mbi bazën e kërkesës të të dënuarit, mbrojtësit ose të prokurorit në rastin kur e dënuara është shtatzënë ose me fëmijë nën një vjeç. Në këtë rast ekzekutimi shtyhet gjersa fëmija të bëhet një vjeç. Me paraqitjen e kërkesës, është e drejtë e gjykatës të pezullojë ekzekutimi­n e vendimit gjer në shqyrtimin e saj. Në përfundim të hetimit administra­tiv, institucio­ni i Avokatit të Popullit do të dalë me gjetjet përkatëse”, thuhet në njoftimin zyrtar të këtij institucio­ni. Rasti i Diana Bahçjas ka marrë vëmendjen e publikut për shkak të paradoksit nga drejtësia shqiptare. Diana Bahçja ishte dënuar nga gjykata me gjobë, pasi pas ndarjes nga burri i parë, martesë nga e cila kishte një vajzë, nuk i ishte përgjigjur detyrimit që kishte për fëmijën. Ky pretendim mohohet nga Diana që deklaron se ish-burri e dhunonte. Por çudia ka ndodhur me vendimin e gjykatës. 3 vite pasi Diana Bahçja mori gjobën, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, vendosi ta konvertont­e dënimin nga gjobë në 50 ditë burg, pa marrë parasysh faktin se ajo është nënë e një fëmije të porsalindu­r. Pa asnjë dijeni ajo u arrestua dhe ndodhet në burg, edhe pse ligji bën një tjetër parashtrim për rastin e saj. Diana Bahçja përfiton nga ligji dhe Kodi Penal, që parashikon shumë qartë se në rastin kur nëna është shtatzënë ose ka fëmijën nën 1 vjeç, atëherë ekzekutimi i vendimit për dënim edhe në rast se është i drejtë, do të duhet të shtyhet derisa bebi të mbushë 1 vjeç. Kjo në rastin e saj nuk ka ndodhur. Nëna është në burg ndërsa për fëmijën që ka nevojë urgjente dhe të pajustifik­uar për nënë, është duke u kujdesur i shoqi, Naim Bahçja bashkë me mbesën e tij 11-vjeçare. Dy ditë më parë, avokatët e Diana Bahçjas, e cila u arrestua vetëm 8 ditë pasi solli në jetë foshnjën e saj i kanë bërë kërkesë gjykatës për shtyrjen e ekzekutimi të vendimit për dënimin e saj deri kur fëmija të mbushë 1 vjeç. Ata argumentua­n se foshnja ka nevojë urgjente për praninë e nënës së tij për ta ushqyer dhe kujdesur për të. Sipas avokatëve, ajo nuk ka qenë në dijeni as për dënimin me gjobë dhe as për konvertimi­n e gjobës në burgim nga Gjykata e Tiranës. Dy avokatët e nënës lehonë Diana Bahçja, Anton Kosteri dhe Edit Gyrcari kërkuan që ajo të lirohet nga qelia.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania