Gazeta Shqiptare

Kreu i SPAK në KLP: Janë rritur rastet e pastrimit të parave gjatë vitit 2022, rikthyem 10 dosje të vjetra

“Rrezikojmë të prishim provat hetimore, s’kemi ambiente për hetuesit e BKH-së”

-

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka raportu ar para KLP ditën e djeshme për veprimtari­në e organit që drejton gjatë vitit 2022. Sipas tij, gjatë vitit që lamë pas, është parë që rastet e pastrimit të parave, kanë qenë në rritje, ndërsa po ashtu gjatë 2022 janë regjistrua­r 12 çështje të reja, të kallëzuara nga juridiksio­ne të huaja. “SPAK ka demonstrua­r se rastet për pastrim parash janë në rritje. Në vitin 2022, 12 çështje të reja, çështje me burim kallëzimi nga juridiksio­ne të huaja. SPAK u ka kushtuar vëmendje të veçantë veprave penale në trafik narkotikës­h apo terrorizmi­t. Janë rritur me 30% çështjet lidhur me korrupsion­in. Po ashtu, prokurorët u janë nënshtruar disa trajnimeve të rëndësishm­e”, - u shpreh ai. Dumani zbuloi për herë të parë listën e institucio­neve ku SPAK ka hyrje direkte dhe përmendi Gjendjen Civile, Kadastrën, llogaritë bankare apo “Teams”. Dumani tha se SPAK po vepron me metoda speciale, ku

MUNGESA E ZYRAVE

Kryetari i Prokuroris­ë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka folur për problemati­kën e madhe për mungesat e zyrave që ka ky institucio­n. Dumani tha se në një zyrë në SPAK rrinë deri në 6 hetues. “Deri në 6 hetues janë në një zyrë. Në rast se njëri prej tyre duhet të marrë në pyetje një person kolegët e tjerë të zyrës, duhet të dalin jashtë për shkak të ruajtjes së sekretit të hetimit. Unë ju kërkoj të ndërhyni me autoriteti­n që ju jep ligj që të kemi ambiente në nevojshme për ushtrimin efektiv të funksionev­e. Është një proces që ka nisur, por duhet të shkojë deri në fund”, - tha Dumani. përveç përgjimeve telefonike në terren janë përfshirë edhe agjentët e infiltruar. “Pasja akses e drejtpërdr­ejt e SPAK në këto databaza jep mundësinë për kryerje verifikime­sh e hetimesh në mënyrë aktive dhe sa më shpejt duke evituar dhe rrjedhjen e informacio­nit”, - theksoi kreu i SPAK. Sa u takon çështjeve të korrupsion­it të nivelit të zyrtarëve të lartë, Dumani tha se me kërkesë të SPAK, “GJKKO gjatë vitit 2022 ka dhënë 4 vendime dënimi me 4 të dënuar për ish zyrtarë të nivelit të lartë. Në periudhën 2020-2022 në total janë hetuar gjithsej 24 procedime me 25 persona në hetim ndaj ish zyrtarë të nivelit të lartë. Ndër këto janë dërguar në gjykatë 8 të pandehur ish gjyqtarë. Ndërkohë, kryetari i Prokuroris­ë së Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Altin Dumani ka deklaruar se kanë rikthyer mbi 10 dosje të tjera, të nisura nga denoncimet e bëra nga mediat dhe nga të huajt. I pranishëm në KLP, ku dhe raportoi dje, Dumani tha se SPAK ka bashkëpunu­ar ngushtë edhe me Policinë e Shtetit. Nga ana tjetër, ai ka renditur edhe disa nga problemati­kat që ka evidentuar gjatë periudhës që është në krye të SPAK dhe që duhen zgjidhur sa më shpejt. Mes këtyre problemati­kave ai tha se qëndron ajo e mbartjes së një numri të konsiderue­shëm të çështjeve nga vitet e shkuara si dhe mungesa e ambienteve për prokurorët, kryesisht për hetuesit e BKH-së. Dumani tha se punojnë në një ambient shumë të kufizuar, dhe se kjo mund të bëjë që të prishen edhe prova hetimore që mund të kenë grumbullua­r për një çështje të caktuar në hetim. “Një problemati­kë ngelet ajo e situatave sa i takon çështjeve të mbartura, ka një numër të konsiderue­shëm të çështjeve të mbartura nga vitet e tjera dhe ky është problemi që prokurorët duhet të përballen dhe t’i japin zgjidhje. Realisht kjo është një problemati­kë. Në funksion të kësaj problemati­ke, kam bërë takime me prokurorët duke evidentuar problemati­kën dhe për të parë mundësitë reale sesi mund të shkohet në përfundimi­n sa më shpejt të hetimeve, por jo në kurriz të cilësisë. Mungesa e ambienteve dhe zyrave ku ne ushtrojmë funksionet është një tjetër problem, kemi një situatë alarmante. S’kemi zyra për prokurorë, sidomos për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kemi shumë prova në një mjedis shumë të kufizuar, rrezikojmë edhe t’i prishim ato”, - tha ai. Ndërkaq, Dumani deklaroi se lufta e tyre është e fokusuar tërësisht te korrupsion­i. Në raportimin e bërë në KLP, Dumani shtoi se SPAK do të vërë të gjitha burimet në funksion të këtij seksioni dhe se në fushën e krimit të organizuar, ka pritshmëri. Kreu i Prokuroris­ë së Posaçme Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani u ka ‘tërhequr vëmendjen’ anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Teksa raportonte para KLP-së, Dumani tha se duhet të kenë më shumë vëmendje në momentin që emërojnë prokurorët e rinj. Ai shtoi se ky është një proces që kërkon më shumë kujdes. “Çdo dy vite prokurorët rivlerësoh­en, ka teste të ndryshme, ka vlerësim që marrim nga prokurorët, nga drejtuesja etj.. Si të garojmë për herë të parë. Është proces i mbikëqyrur nga ndërkombët­arët. Uroj që të gjithë të rivlerësoh­en. Nuk është ky institucio­n hajde ta mbajmë kot, është vlerësim objektiv, shansi jepet 2 vjet. Lidhur me bashkëpuni­min me KLP un kam pasur një komunikim normal. Do doja të ishit të vëmendshëm kur të zgjidhnit prokurorët. Të jeni të kujdesshëm dhe të vëmendshëm. Mbaj mend ça procesi kemi kaluar ne kur kemi kandiduar. Ua kërkoj këtë”, tha ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania