Gazeta Shqiptare

Vrau ish-bashkëshor­ten 23-vjeçare në shtëpinë e prindërve, Gjykata e Fierit dënon me burg përjetë Elton Bengajn

-

FIER – Më shumë se dy vite pas vrasjes së Sabrina Bengajt, Gjykata e Fierit ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burgim të përjetshëm Elton Metjan, i cili vrau 23-vjeçaren në tetor të 2021-shit në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Zhupan. Vendimi është dhënë pasditen e djeshme në mungesë të autorit nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtare Sonila Hoxhaj, Taulant Banushi, Miranda Noka, ndërsa prokuror i çështjes ka qenë Ervisa Hyka. Ndërkohë, togat e zeza kanë kërkuar që dënimi të bëhet në një burg të sigurisë së lartë. Edhe pas ndërprerje­s së bashkëjete­sës të tyre, Elton Bengaj ka vazhduar të ushtrojë dhunë ndaj Sabrinës. Rezulton se ai ka kërcënuar me armë kallashnik­ov Sabrinën dhe familjen e saj, fakt për të cilin ai është arrestuar nga policia më datë 19.09.2020. Një muaj më pas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e kërkesës së paditëses Sabrina Bengaj ka lëshuar urdhrin e mbrojtjes për paditësen me efekt shtirje deri më datë 14.10.2021, duke urdhëruar të paditurin Elton Bengaj të mos cenojë, ngacmojë, kontaktojë apo të komunikojë drejtpërdr­ejt ose tërthorazi, si dhe të mos kryejë vepër penale të dhunës në familje ndaj paditëses Sabrina Bengaj. Gjykata e Rrethit Gjyqësor

Fier me vendimin e datës 21.02.2021 ka vendosur zgjidhjen e martesës. Mbrëmjen e datës 10.09.2021, ish-bashkëshor­ti Elton Bengaj ka hyrë në banesën e prindërve të ish-bashkëshor­tes me një armë zjarri kallashnik­ov në dorë. Pas kërkesës së Sabrinës për t’u sqaruar jashtë banesës, për të mos shqetësuar familjarët, i pandehuri Elton Bengaj e ka qëlluar disa herë me armë pas shpine ishbashkës­horten (për të cilën ishte nxjerrë një urdhër mbrojtje nga Gjykata) dhe është larguar me motor me shpejtësi, ku është kapur më pas nga policia pas kërkesës së të atit të tij dhe policisë për t’u dorëzuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania