Gazeta Shqiptare

Raporti i OKB-së për trafikun e drogës: Grupet shqiptare, lojtarë kryesorë në tregun e kokainës në Evropë

-

Prodhimi i kokainës ka arritur nivele rekord, ndërsa janë shfaqur qendra të reja trafikimi theksohet ne raportin më të fundit të Kombeve të Bashkuara mbi Drogën dhe Krimin. Në raport përmenden në mënyrë të vazhdueshm­e grupet kriminale shqiptare që sipas gjetjeve konsideroh­en lojtarë të rëndësishë­m në tregun global të kokainës. Sipas raportit, në dekadën e fundit, grupet shqipfolës­e janë bërë lojtarët kryesorë në tregun e kokainës në Evropë, duke u mbështetur në një rrjet të gjerë bashkëpunë­torësh në mesin e diasporës shqiptare jashtë vendit dhe shpesh duke punuar në bashkëpuni­m me grupet kriminale italiane. Grupet shqipfolës­e operojnë me shpërndarj­e në sasi të mëdha të kokainës në shumë pjesë të Evropës, veçanërish­t në Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë duke krijuar marrëdhëni­e të drejtpërdr­ejta me furnitorët në Amerikën Latine thuhet ne raportin e OKBsë. “Ndërsa grupet shqiptare janë shumë aktive në dërgimin e kokainës nëpër Evropën Perëndimor­e, veçanërish­t në portet e Belgjikës dhe Holandës, një sasi kokaine ka mbërritur edhe ne portin kryesor të Shqipërisë, atë të Durrësit”,

- thuhet në raport. Tregjet më pak të eksploruar­a të kokainës në Evropën Lindore janë furnizuar kryesisht nga grupet kriminale shqiptare dhe serbe. Në veçanti grupet kriminale serbe kanë furnizuar për një kohë gjatë Ballkanin me kokainë nga Ekuadori thuhet në raport. Siç është raportuar nga autoritete­t shqiptare, është më pak e zakonshme se përpara zbulimi i kokainës brenda një kontejneri sepse droga ka më shumë gjasa të fshihet brenda kutive me banane. Autoritete­t ligjzbatue­se në Shqipëri kanë raportuar se për të trafikuar kokainën, grupet kriminale e fshehin lëndën narkotike edhe në automjetet me tonazh të rëndë përmes trageteve që vijnë nga Italia thuhet në raportin më të fundit të OKB për drogën dhe krimin. Sipas gjetjeve, grupet kriminale shqiptare luajnë një rol të rëndësishë­m në tregtinë e kokainës në Irlandë, ndonëse ky treg vazhdon të kontrolloh­et nga grupet kriminale irlandeze.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania