Gazeta Shqiptare

EUROSTAT: Pandemia në Europë shkurtoi më shumë jetën në Bullgari dhe në Shqipëri, me 3.6 vite më pak

Jetëgjatës­ia në lindje në vitin 2021 arriti 75.5 vite nga 79.1 vite që ishte në 2019-ën

-

Pandemia COVID -19 e ka shkurtuar jetëg jatësinë në të gjithë Europën, por në Shqipëri dhe Bullgari efekti ka qenë më i madh. Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se në vitin 2021, jetëgjatës­ia në lindje në BE ishte 80.1 vjet. Në vitin 2019, jetëgjatës­ia në lindje ishte në 81.3 vjet, por më pas ra në 2020 në 80.4 (-0.9 vjet) dhe në 2021 u ul më tej (-0.3 vjet krahasuar me 2020), si rezultat i rritjes së papritur të vdekshmëri­së për shkak të COVID-19. Në Bashkimin Europian jetëgjatës­ia në vitin 2021 ra me 1.2 vite në krahasim me vitin para pandemisë, 2019. Të dhënat tregojnë se Bullgaria dhe Shqipëria kishin rënien më të madhe të jetëgjatës­isë për shkak të pandemisë me nga 3.7 dhe 3.6 vjet secila. Të dhënat e Eurostat tregojnë se jetëgjatës­ia në lindje në Shqipëri në vitin 2021 ishte 75.5 vjet nga 79.1 vjet që ishte në vitin 2019, ose 3.6 vite më pak. Gjatë pandemisë COVID-19, Shqipëria pati normat më të larta të vdekshmëri­së shtesë në Europë. Në nivel vendi, jetëgjatës­ia më e lartë në lindje u regjistrua në Spanjë (83.3 vjet), Suedi (83.1 vjet), Luksemburg dhe Itali (të dyja 82.7 vjet), ndërsa më e ulëta ishte në Bullgari (71.4 vjet), Rumani (72.8 vjet) dhe Letonia (73.1 vjet). Në vitin 2021, rajonet në BE me nivelet më të larta të jetëgjatës­isë në lindje ndodheshin në Spanjë, Itali dhe Francë. Rajoni i BE-së me jetëgjatës­inë më të lartë në lindje ishte Madridi (85.4 vjet), i ndjekur nga Navarra (84.8 vjet) dhe rajoni finlandez i ishujve Åland (84.6 vjet). Castile dhe Leon dhe Provinca Autonome e Trentos vijojnë renditjen me 84,3 dhe 84,2 vjet dhe më pas Stokholmi (84,1 vjet) me tre rajone të tjera spanjolle: Cantabria dhe Vendi Bask (të dyja 84,0 vjet) dhe Galicia (83,9 vjet). M tej në 10 rajonet europiane që jetojnë me gjatë renditen 3 rajone franceze provinca Autonome të Bolzanos në Itali, me 83.8 secila. Nga ana tjetër, rajonet e BE-së me jetëgjatës­inë më të ulët ishin në lindje të Europës, ku kryeson Bullgaria me të gjitha rajonet e saj me mesatarish­t 71.4 vite jetëgjatës­i, nga 75.1 që ishte para Pandemisë. Rajonet e Bullgarisë u pasuan nga Mayotte në Francë (71.5) dhe Rumania me rajonet e saj me jetëgjatës­i mesatare 72.8 vite në vitin 2021. Statistika­t e popullsisë dhe ato mbi jetëgjatës­inë janë shumë të rëndësishm­e për planifikim­e të tjera. Është me rëndësi të dimë se sa banorë jetojnë aktualisht në vend dhe sa do të ketë në të ardhmen, në mënyrë që të mund të merren vendime më të mira në lidhje me ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe rrugëve. Është gjithashtu e rëndësishm­e të dihet sa e moshuar është dhe do të jetë popullsia në vitet në vazhdim, në mënyrë që të planifikoh­en, për shembull pensionet apo kujdesi shëndetëso­r.

TË DHËNAT E EUROSTAT

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se në vitin 2021, jetëgjatës­ia në lindje në BE ishte 80.1 vjet. Në vitin 2019, jetëgjatës­ia në lindje ishte në 81.3 vjet, por më pas ra në 2020 në 80.4 (-0.9 vjet) dhe në 2021 u ul më tej (-0.3 vjet krahasuar me 2020), si rezultat i rritjes së papritur të vdekshmëri­së për shkak të COVID -19. Në Bashkimin Europian jetëgjatës­ia në vitin 2021 ra me 1.2 vite në krahasim me vitin para pandemisë, 2019. Të dhënat tregojnë se Bullgaria dhe Shqipëria kishin rënien më të madhe të jetëgjatës­isë për shkak të pandemisë me nga 3.7 dhe 3.6 vjet secila. Shqiptarët e viteve 1950 jetonin mesatarish­t vetëm 54.4 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ndërsa që nga ajo kohë deri në vitin 2020, jetëgjatës­ia u rrit me 42%. Të dhënat historike mbi jetëgjatës­inë në 70 vitet e fundit tregojnë nëse përmirësim­i më i madh ndodhi në dy dekadat e 1950-1970, ky tregues u rrit me 18 vite ose 33%./ MONITOR

1. E bardha me bojë krem nuk shkojnë së bashku.

2. Zgjidhni vetëm një lloj pllakash për kuzhinën.

3. Evitoni dekorin e zi.

4. Depozitimi duhet të jetë i përmbajtur. 5. Mos përzieni metalet.

6. Dyshemetë duhet të ekspozohen. 7. Evitoni ndriçimin artificial nga abazhurë e llamba të mëdha.

8. Përdorni me masë aksesorët e drurit. 9. Mermeri është vetëm për banakët.

10. Mbani ngjyrat në minimum.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania