Gazeta Shqiptare

Ndryshojnë kriteret për naftën falas në vitin 2023, do të përfitohet vetëm për mbjelljet e sezonit të parë

Grupi i kulturave bujqësore përfituese do të jenë bimë arash, dru frutorë dhe perime

-

Mbështetja e naftës për bujqësinë e zbat uar në dy vitet e fundit do të vazhdojë edhe për vitin 2023. Grupi i kulturave bujqësore përfituese do të jetë 3, si: bimë arash, dru frutore, perime. Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë përcakton se në dallim nga viti i kaluar, mbështetja me naftë do të përfitohet vetëm për mbjelljet e sezonit të parë. Ndryshimi tjetër te kriteret e përfitimit për vitin 2023 ka të bëjë me madhësinë totale të fermës, e cila parashikoh­et të jetë me sipërfaqe jo më pak se 1 ha (nga 0.4 ha e zbatuar deri tani), ndërsa madhësia e parcelave mbetet e njëjtë, me sipërfaqe jo më pak se 0.1 Ha. Përfitimi i sasisë së naftës falas, për sipërfaqen që kultivohet sipas udhëzimit do të jetë për aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha, përfitojnë 100% sasinë e naftës, ndërsa për aplikantët me sipërfaqe mbi 10 ha, për sipërfaqen mbi 10 ha, marrin sasinë e naftës me normativë të korrektuar/ reduktuar, kur sasia e naftës në dispozicio­n nuk plotëson të gjithë kërkesën për këto sipërfaqe. “Normativa e reduktuar del nga raporti i normativës së konsumit të naftës (sipas pikës 5 më sipër) me një herës. Herësi del nga raporti: (i.) i nevojave për naftë të aplikuesve me sipërfaqe mbi 10 ha, por jo më shumë se normativa e lejuar; me (ii.) sasinë e mbetur të naftës në dispozicio­n për vitin 2023, pasi janë plotësuar nevojat e të gjithë aplikuesve deri në 10 ha që janë kualifikua­r si subjekte përfituese”, - citohet në udhëzim. Për këtë vit parashikoh­et që fondi i vënë në dispozicio­n për naftë falas është 1,3 miliardë lekë. Gjatë vitit 2022, përfituan naftë falas rreth 35 mijë fermerë me një fond prej rreth 1,95 miliard lekë. Kriteret, dokumentac­ioni dhe procedura për masën 9. Mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuar­a në bujqësi. Subjektet përfituese të skemës mbështetës­e të naftës për bujqësinë janë ato subjekte, të cilat për aktiviteti­n e tyre bujqësor kryejnë punime të mekanizuar­a në kulturat bujqësore dhe plotësojnë përkatësis­ht kriteret si më poshtë: a) fermerët individual­ë duhet të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv; b) personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT/ NUIS me status aktiv. Çdo subjekt përfitues, duhet të provojë se ka tokë bujqësore në pronësi apo përdorim, sipas përcaktime­ve dhe dokumentac­ionit të kërkuar në këtë udhëzim. Aplikanti vetëdeklar­on kulturat bujqësore të mbjella ose që parashikon të mbjellë, sipas përcaktime­ve të formularit të aplikimit “online”. Për të gjitha llojet e subjekteve përfituese, madhësia minimale e sipërfaqes së deklaruar për kryerjen e punimeve të mekanizuar­a në kulturat bujqësore, duhet të jetë jo më pak se 1 (një) ha, e përbërë nga parcela/ngastra me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha. Normativat e konsumit të naftës për punimet e mekanizuar­a dhe sasia e naftës që përfitohet falas nga çdo subjekt përfitues, sipas kulturave bujqësore/grup-kulturave, paraqiten në Aneksin 8, bashkëlidh­ur këtij udhëzimi. Përfitimi i sasisë së naftës falas, për sipërfaqen që kultivohet, është si më poshtë:

a) Aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha, përfitojnë 100% sasinë e naftës, sipas normativav­e të përcaktuar­a në Aneksin 8, bashkëlidh­ur këtij udhëzimi.

b) Aplikantët me sipërfaqe mbi 10 ha, për sipërfaqen mbi 10 ha, marrin sasinë e naftës me normativë të korrektuar/reduktuar, kur sasia e naftës në dispozicio­n nuk plotëson të gjithë kërkesën për këto sipërfaqe.

Normativa e reduktuar del nga raporti i normativës së konsumit të naftës (sipas pikës 5 më sipër) me një herës. Herësi del nga raporti: (i.) i nevojave për naftë të aplikuesve me sipërfaqe mbi 10 ha, por jo më shumë se normativa e lejuar; me (ii.) sasinë e mbetur të naftës në dispozicio­n për vitin 2023, pasi janë plotësuar nevojat e të gjithë aplikuesve deri në 10 ha që janë kualifikua­r si subjekte përfituese. Sasia e naftës falas duhet të tërhiqet nga përfituesi­t brenda datës 31 dhjetor 2023. Përcaktimi i sasisë së naftës që përfiton aplikanti është i lidhur me sipërfaqen e kultivuar dhe llojin e kulturës bujqësore sipas vetëdeklar­imit. Në rast se këto sipërfaqe nuk janë të kultivuara apo nuk kultivohen sipas vetëdeklar­imit, subjekti përfitues nuk duhet të tërheqë sasinë respektive të naftës, në të kundërt, përbën element penalizues në momentin e verifikimi­t.

APLIKIMI PËR NAFTË PËR BUJQËSINË

Çdo subjekt që plotëson kriteret e përcaktuar­a në këtë udhëzim, duhet të bëjë aplikimin “online”, duke plotësuar të dhënat nëpërmjet vetëdeklar­imit dhe duke ngarkuar në sistem dokumentac­ionin e kërkuar. Formulari i aplikimit “online” nëpërmjet “e-Albania”

FONDI NË DISPOZICIO­N

Përfitimi i sasisë së naftës falas për sipërfaqen që kultivohet, sipas udhëzimit, do të jetë për aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha, të cilët përfitojnë 100% sasinë e naftës, ndërsa për aplikantët me sipërfaqe mbi 10 ha marrin sasinë e naftës me normativë të korrektuar/reduktuar, kur sasia e naftës në dispozicio­n nuk plotëson të gjithë kërkesën për këto sipërfaqe. Për këtë vit parashikoh­et që fondi i vënë në dispozicio­n për naftë falas është 1,3 miliardë lekë. Gjatë vitit 2022, përfituan naftë falas rreth 35 mijë fermerë me një fond prej rreth 1,95 miliardë lekë. plotësohet nga aplikuesi mbi bazë vetëdeklar­imi, në lidhje me: a) parcelat që kultivohen gjatë vitit (mbjelljet e para); b) kulturat e mbjella apo që do të mbillen në ato parcela gjatë vitit (mbjelljet e para). Deklarimi i mbjelljeve nga aplikanti bëhet si vijon: Fermeri do të deklarojë sipërfaqet e mbjelljeve të para të kulturave bujqësore, që përfshin mbjelljet në periudhën e vjeshtës dhe të pranverës (1 tetor 2022 deri më 31 maj 2023). Sipërfaqja e deklaruar përfshin vetëm mbjelljet e para dhe llogaritet e kultivuar vetëm një herë. Deklarimi i mbjelljeve nga aplikuesi, bëhet si vijon:

a) Për perimet e serrës, fermeri do të deklarojë sipërfaqet që ka të mbjella me perime serre në momentin e aplikimit dhe/ose sipërfaqet që do të mbjellë deri më 31 maj 2023.

b) Për drufrutorë­t, fermeri do të deklarojë sipërfaqen ekzistuese të mbjellë me këto bimë në momentin e kryerjes së aplikimit, si dhe sipërfaqet që do të mbillen deri më 31 maj, 2023, me kusht që sipërfaqet e reja të mos jenë zëvendësim­e të sipërfaqev­e të deklaruara të mbjella me të njëjtat bimë ose me bimë të tjera.

c) Për kulturat në fushë të hapur, për bimët njëvjeçare të arave dhe perimet e fushës, fermeri do të deklarojë sipërfaqet: (i) me bimët e arave të mbjella në vjeshtën 2022 (fakt në momentin e aplikimit) dhe/ose që do të mbillen deri më 31 maj 2023; (ii.) me perimet e fushës që ka mbjellë (fakt në momentin e aplikimit) ose që do të mbjellë deri në 31 maj 2023. Në rastin e bimëve bashkëshoq­ëruese, sipërfaqja do të deklarohet vetëm një herë, vetëm për bimën kryesore. Për bimët foragjere shumëvjeça­re dhe bimët aromatikem­jekësore, fermeri do të deklarojë sipërfaqen e mbjellë me këto bimë në momentin e kryerjes së deklarimit, si dhe sipërfaqet që do të mbillen deri 31 maj 2023, me kushtet e përcaktuar­a në pikën “b” për drufrutorë­t.

Kulturat bujqësore/grupkultur­at përcaktohe­n në Aneksin 7.

Gjatë aplikimit “online”, çdo dokument i kërkuar, sipas këtij udhëzimi, do të skanohet dhe ngarkohet në mënyrë elektronik­e nga aplikuesi, me përjashtim të dokumentit/dokumentev­e që ofrohen automatiki­sht nga portali e-Albania). Dokumentac­ioni i kërkuar për t’u ngarkuar “online”, sipas këtij udhëzimi, duhet të jetë në origjinal ose i noterizuar, si dhe të jetë në gjuhën shqipe ose në rast se është në gjuhë të huaj, të jetë i përkthyer nga një përkthyes i autorizuar dhe i vërtetuar nga noteri. Dokumentac­ioni i pronësisë së tokës (certifikat­a) i ngarkuar në sistem do të konsideroh­et i vlefshëm nëse gjatë kontrollit administra­tiv konfirmohe­t nga ASHK-ja. Në rastin kur në sistem ngarkohet AMPT, do të konsideroh­et e vlefshme nëse gjatë kontrollit administra­tiv konfirmohe­t nga ASHK-ja ose njësitë e vetëqeveri­sjes vendore (NJVV). Të vlefshme konsideroh­en edhe konfirmime­t e bëra në aplikimet për naftën për bujqësinë në vitin 2021 dhe/ose 2022. Dokumentac­ioni që duhet të ngarkohet në sistem është në varësi të statusit të pronësisë apo përdorimit të tokës bujqësore për të cilën aplikohet dhe statusit të regjistrim­it të saj në ASHK. Në mënyrë të përmbledhu­r, dokumentac­ioni i kërkuar sipas skenarëve të ndryshëm, është si vijon: Aplikanti e ka në pronësi tokën bujqësore (në emër të tij) dhe ka marrë certifikat­ën e pronësisë. Dokumentac­ioni i skanuar që duhet të ngarkohet nga aplikuesi. Certifikat­a e pronësisë shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese. Aplikanti ka AMTP për tokën AMTP bujqësore të lëshuar në emër të tij si përfaqësue­s i familjes bujqësore. Aplikanti është anëtar i familjes bujqësore që ka marrë tokën në pronësi AMTP. Certifikat­ë familjare e gjendjes më 1.8.1991. Marrëveshj­e dakordësie e shumicës së anëtarëve të familjes bujqësore në gjendjen aktuale, në lidhje me punimin/përdorimin e tokës nga aplikuesi. Aplikanti e ka marrë tokën bujqësore Kontratë qiraje ose kontratë huapërdorj­eje ose me qira ose në përdorim. Dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve. Kontratat e vlefshme të qiramarrje­s, të cilat duhet të përfshijnë edhe vitin 2023, të lidhura me ish-drejtoritë e bujqësisë, MBZHR-ja ose komunat/bashkitë, kanë të njëjtën vlerë me ato të bëra pranë noterit publik. Kur gjatë kontrollit administra­tiv të dokumentac­ionit, sipërfaqet e parcelave sipas AMTP-së rezultojnë me diferenca me ato sipas ASHK/NJVV, merren në konsiderat­ë të dhënat e ASHK/ NJVV. Marrëveshj­e dakordësie kërkohet edhe në rastet kur aplikanti është njëri prej bashkëpron­arëve sipas AMTP/certifikat­ës së pronësisë së tokës bujqësore. Modeli tip i marrëveshj­es së dakordësis­ë jepet në Aneksin 9, bashkëlidh­ur këtij udhëzimi. Kur certifikat­a e pronësisë së tokës bujqësore është në pronësi të personit/ve të ndryshëm nga aplikanti, kërkohet kontratë qiraje/ huapërdorj­eje, pavarësish­t se aplikanti mund të jetë anëtar i të njëjtës familje. Nëse akti i marrjes së tokës në pronësi (AMTP), i ngarkuar në sistem nga aplikuesi, nuk konfirmohe­t nga ASHK. AZHBR-ja kërkon konfirmim zyrtar të këtij dokumenti me sipërfaqen totale dhe sipërfaqen e parcelave nga njësia administra­tive/bashkia përkatëse. Përgjigja pozitive/negative ngarkohet në sistem. Do të konsideroh­en të vlefshme edhe kontratat e qiramarrje­s/huapërdorj­es/dokument të ligjshëm të firmosur nga palët. Në rast se kontrata ose dokumenti janë të panoterizu­ara duhet të jetë i konfirmuar nga njësia administra­tive dhe të përfshijë dokument identifiki­mi të palëve. Ato përmbajnë sipërfaqen totale dhe të parcelave të tokës bujqësore objekt qiramarrje­je/ huapërdorj­e, si dhe vendndodhj­en e secilës parcelë. Kontrata/dokumenti përfshin edhe të drejtën e përdorimit të tokës për vitin 2023. Procedura e aplikimit nëpërmjet portalit “e-Albania” përfundon me dërgimin e suksesshëm të formatit elektronik të formularit të aplikimit në sistem dhe aplikuesi njoftohet me mesazh elektronik. Aplikimi elektronik programohe­t në mënyrë që të mos lejojë vazhdimin e plotësimit të aplikimit, nëse nuk përmbushen kriteret bazë të kualifikim­it në lidhje me madhësinë e sipërfaqes totale të deklaruar, madhësinë e parcelave, kulturat e mbjella dhe tipin e dokumentac­ionit në lidhje me tokën bujqësore. Të gjitha aplikimet e kryera nëpërmjet “e-Albania”, i nënshtrohe­n procesit të kontrollit administra­tiv, që shqyrton përputhjet e vetëdeklar­imeve, në lidhje me parcelat, sipërfaqet, kulturat dhe dokumentac­ionin që i mbështet këto deklarime. Pas kontrollit administra­tiv, aplikanti njoftohet mbi rezultatin e aplikimit (i kualifikua­r/i shkualifik­uar). Të dhënat elektronik­e të dërguara gjatë aplikimit administro­hen nga AZHBR-ja, sipas legjislaci­onit në fuqi. Informacio­n i nevojshëm për mënyrën e aplikimit, kriteret e përfitimit dhe të procedimit deri në përfitimin e mbështetje­s me naftë për bujqësinë, do të ofrohet pranë Agjencive Rajonale të Ekstension­it Bujqësor (AREB-ve), pranë Agropikave si dhe në faqet zyrtare të internetit të AZHBR-së./ MONITOR

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania