Gazeta Shqiptare

“Në 14 maj do të rikthehet llogaridhë­nia”, Meta: Mbyllja e kufirit s’është zgjidhje

Kreu i PL: Nënës t’i paguhet leja e plotë pas lindjes, do të ulim taksën për pagën Takim me qytetarët: Pranvera e ndryshimit ka filluar

-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me mbështetës­et e kësaj force politike në zonën e “Freskut”, në kryeqytet, së bashku me kandidaten për këshilltar­e në Bashkinë e Tiranës, Silva Caka. Meta ka deklaruar se në 14 maj, ditën e zgjedhjeve vendore në Shqipëri, do të rikthehet llogaridhë­nia në vend. Ai shtoi më tej se mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje për largimin masiv të njerëzve nga vendi, por mbështetja e politikave në interesin e tyre. “Mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje për largimin e njerëzve, por mbështetja e politikave në interes të tyre. Kjo është vendimtare për një shoqëri që transmeton vitaliteti­n e saj te fëmijët në radhë të parë dhe përmes tyre arrin të ketë një të ardhme solide. Kosova nuk është më e pasur se ne, kemi buxhet 2 herë më të lartë ata, por ata kanë të ardhura më të larta. Nuk është normale që Mali i Zi e paguan mësuesen 9900 euro në vit dhe ne 4200 euro në vit. Është e pamundur të sigurohet mbijetesa. Me buxhetin e bashkisë mund të ishin rregulluar dhe rrugët e Parisit, jo më ato të Tiranës. 14 maji është dita kur do të rikthehet llogaridhë­nia në Shqipëri”, - u shpreh Meta. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar ditën e djeshme takime me banorët e njësisë numër 8 në kryeqytet. Meta shkroi në “Facebook” se ka biseduar me ta jo vetëm për problemati­kat që i shqetësojn­ë, por edhe për dëshirën e tyre për një ndryshim të shumëpritu­r në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. “Sot paradite shkuam në njësinë numër 8 në Tiranë, ku pata rastin të takohesha me dhjetëra qytetarë të kësaj zone. Të bisedoja me ta dhe të dëgjoja prej tyre jo vetëm problemati­kat që i shqetësojn­ë, por edhe dëshirën për një ndryshim të shumëpritu­r në

Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Pranvera e ndryshimit ka filluar”, - shkroi ai. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një takimi me gratë në zonën e “Freskut” prezantoi pikat e platformës së kësaj force politike për nënat dhe gratë shqiptare. Disa nga pikat që Meta përmendi janë paga e plotë e lejes së lindjes për nënat, trefishimi i bonusit të bebes dhe ulja e taksave për pagat për nënat dhe gratë që kanë më shumë se dy fëmijë. “Ne jemi të vendosur që t’i fokusojmë politikat tona në mbështetje të grave dhe sidomos të nënave të reja, sepse ne duam një familje të fortë, një shoqëri të shëndetshm­e dhe një Shqipëri të zhvilluar dhe me të ardhme të shkëlqyer për të rinjtë e saj. Ndaj është shumë e rëndësishm­e të vendosim të gjitha politikat tona shtetërore, vendore, aq më tepër që kemi dhe zgjedhjet vendore më 14 Maj, por edhe të gjithë shoqërisë sonë, në mbështetje të grave, në mbështetje të nënave e sidomos të nënave të reja. Sepse gra të lumtura, nëna të lumtura, rrisin fëmijë të lumtur, të shëndetshë­m dhe njëkohësis­ht kemi familje të lumtura, kemi një shoqëri shumë më njerëzore, shumë më humane, ashtu siç dëshirojmë të gjithë”, - u shpreh ai.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania