Gazeta Shqiptare

Indrit Hoxha: Shkaktari i varfërisë ekstreme është Rama. Vora u kthye në simbol të krimit

“Bëhuni bashkë në betejën e 14 majit”

-

Kandidati i koalicioni­t opozitar për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha, deklaroi se kryeminist­ri Edi Rama është shkaktari kryesor i gjendjes ku ndodhet vendi dhe tha se Vora është kthyer në një simbol të krimit. “Ne besojmë fort te ju në këtë mision që na kanë ngarkuar qytetarët shqiptarë. Misionin për të ndaluar sa më shpejt regjimin kriminal të Edi Ramës. Jo më kot, bashkë me kryetarin Berisha kemi zhvilluar shumë takime me shqiptarët e diasporës. Ju keni luajtur një rol shumë të rëndësishë­m për rikthimin e Partisë Demokratik­e në krye të detyrës për t’u përballur me pushtetin e Edi Ramës”, - tha ai. Z.

Hoxha shtoi gjithashtu se Shqipëria po shkon drejt një varfërie ekstreme.

PJESE NGA FJALA

“Të dashur bashkatdhe­tarë! Të dashur demokratë! Dua t’ju sjell një përshëndet­je të zjarrtë për të gjithë ju dhe familjet tuaja nga Shqipëria. Faleminder­it nga zemra që jeni prezentë në këtë takim sot në një moment shumë të rëndësishë­m për të ardhmen e Shqipërisë dhe demokracis­ë së saj. Personalis­ht ndihem shumë i nderuar që Partia

Demokratik­e më ka besuar që të jem zëri juaj dhe i të gjithë shqiptarëv­e të diasporës. Kjo është një përgjegjës­i shumë e madhe për mua dhe shpresoj të jem në lartësinë e duhur të kësaj detyre të rëndësishm­e. Në fakt, ajo që kam vënë re gjatë gjithë kësaj kohe është se diaspora shqiptare, por veçanërish­t shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe, kanë një lidhje shumë të fortë me vendin e tyre. Në të gjitha bisedat që kam bërë me ta, vihet re shqetësimi që ata kanë për fatet dhe të ardhmen e Shqipërisë. Edhe pse jetojnë larg, mendja e tyre qëndron te Shqipëria. Dashuria që ju keni për vendin ju bën të jeni gjithmonë të vëmendshëm për zhvillimet që ndodhin në Shqipëri, që fatkeqësis­ht kohët e fundit nuk janë aspak pozitive. Por përkundraz­i, vendi gjithmonë e më shumë po shkon drejt varfërimit dhe autokracis­ë. Prandaj ky takim i sotëm zhvillohet pikërisht si një thirrje që Partia Demokratik­e ka për ju. Ju ftoj të gjithëve për të dhënë kontributi­n tuaj që Shqipëria të ndalojë rrugën e greminës, ku e ka futur qeverisja më e korruptuar e Ballkanit. Dhe shkaktari kryesor i kësaj rruge është Edi Rama me qeverisjen e tij. Këtë gjë tashmë e dinë të gjithë. E dini ju, e dinë shqiptaret e të gjithë diasporës, e dinë qytetarët shqiptarë. Eksperienc­a juaj, inteligjen­ca juaj, dashuria juaj për Shqipërinë, kapitali i paçmuar i diasporës shqiptare, jam i bindur që mund te jetë një kontribut i jashtëzako­nshëm për të ndryshuar fatet e Shqipërisë. Ne besojmë fort te ju në këtë mision që na kanë ngarkuar qytetarët shqiptarë. Misionin për të ndaluar sa më shpejt regjimin kriminal të Edi Ramës”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania