Gazeta Shqiptare

Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon në administra­tën publike

Organizata Botërore e Shëndetësi­së: Shqipëria ka 18 mjekë për 10 mijë banorë Ja profesione­t ku na e kalon edhe Kosova

-

Punonjësit e administra­tës publike në Shqipëri mbeten më të nënpaguari­t në rajon, në krahasim me Kosovën. Në shtator 2022, paga mesatare mujore bruto për aktiviteti­n “Administri­mi publik dhe i mbrojtjes” ishte 607 euro, nga 650 euro në Kosovë në fund të vitit 2021, kur Agjencia e Statistika­ve të Kosovës raporton të dhënat e fundit. Në vendet e tjera të rajonit, pagesa mujore i kalon 800 eurot. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet me të ardhurat më të ulëta në buxhet, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, nën 30%, ndërsa në shtetet e tjera, treguesi luhatet mes 30-40% të PBB-së. Të ardhurat më të larta u mundësojnë shteteve të tjera të rajonit që të kenë më shumë mundësi të shpenzojnë për fondet e administra­tës.

MJEKËT SHQIPTARË PAGUHEN MË PAK SË TË GJITHË, NA E KALON KALON EDHE EDHE KOSOVA KOSOVA

Pandemia e COVID-19 nxori më në pah rëndësinë e sistemit shëndetëso­r. Shqipëria ishte një nga shtetet me vdekshmëri­në më të lartë shtesë në Europë, si një tregues i kushteve të dobëta, por edhe mungesës së mjekëve. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësi­së, Shqipëria ka 18 mjekë për 10 mijë banorë, nga 31 që është treguesi në Serbi, 28 në Maqedoninë e Veriut, 27 në Mal të Zi, apo 40 në Itali e 44 në Gjermani. Ndonëse janë të paktë në numër, mjekët paguhen pak, duke nxitur një emigrim masiv të kësaj kategorie, sidomos në Gjermani. Në fund të vitit 2021 (ku janë të dhënat e fundit të disponuesh­me për këtë nënaktivit­et për Shqipërinë dhe Kosovën), paga mesatare në shëndetësi ishte 580 euro. Në Kosovë, mjekët paguhen rreth 640 euro, ndërsa në vendet e tjera të rajonit, mbi 800 euro.

ARSIMI VLEN MË PAK NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Arsimi është baza për zhvillimin e një kombi, por në Shqipëri, ky sektor nuk ka marrë rëndësinë e duhur. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Kosovën. Në fund të vitit 2021 (kur raportohen dhe të dhënat e detajuara për Shqipërinë e Kosovën) paga mesatare për arsimin ishte 584 euro, nga gati 800 euro në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë dhe gati 700 euro në Maqedoninë e Veriut. Kosova i paguan arsimtarët edhe më pak se Shqipëria, me vetëm 518 euro/muaj./ “Monitor.al”

 ?? ?? “ÇMIMET RRITEN NGA DITA NË DITË”, PENSIONIST­ËT BERATAS: E KEMI LAKUN NË FYT, PENSIONI QË MARRIM S’NA DEL AS PËR TË NGRËNË BUKË THATË
“ÇMIMET RRITEN NGA DITA NË DITË”, PENSIONIST­ËT BERATAS: E KEMI LAKUN NË FYT, PENSIONI QË MARRIM S’NA DEL AS PËR TË NGRËNË BUKË THATË

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania