Gazeta Shqiptare

Berisha: Edi Rama shqiptarët i varfëron, vetë bën jetë sheiku

Kreu i PD: Blen për oborrin e zyrave të tij vazo druri 4 mln euro. Nuk njeh asnjë ligj! “Prodhojmë mjaftueshë­m energji, por qeveria zbraz digat”

-

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha në një komunikim me qytetarët u shpreh se vendi është i zhytur në korrupsion dhe kjo, për shkak të keqqeveris­jes nga kryeminist­ri Edi Rama. Ndërsa denoncoi rastet e korrupsion­it në vend, Berisha tha se kryeminist­ri Rama blen për oborrin e zyrave të tij vazo druri plot 4 mln euro. Sillet si një despot i vërtetë, që nuk njeh ligj nuk njeh asnjë normë standard.

Pjesë nga

“Edi Rama e kryeson vetë këtë kupolë hajdutësh, që po shkreton dhe varfëron çdo ditë shqiptarët. Po ndalem në disa shembuj. Ai ka firmosur për ndërtime me procedurë të mbyllur, procedurë antiligjor­e, tre djegësve 420 mln euro, asnjëri prej tyre nuk ekziston. Edhe njëri që u ndërtua në Elbasan, u morën hekurishte të viteve ‘70 dhe është jashtë funksionit sot. Të gjitha paratë shkojnë në kontot bankare të sipërmarrj­es së tij, të Erion Veliajt dhe ministrave të tjerë. Porti i Durrësit është një aferë, e cila në total shkon rreth 5 miliardë euro. Edi Rama ka gjetur një miliarder në Dubai dhe do të ndjekë shembullin e tij për t’u bërë edhe vetë miliarder. Jashtë çdo procedure dhe ligji i ka dhënë atij portin e Durrësit me 820 mijë metra katrorë truall, për të ndërtuar gradaçelën e tij, tokë publike, e cila është pronë e Durrësit dhe Shqipërisë. Rastet janë të pafundme. Vetë bën një jetë sheiku. Me 137 fluturime me çarter me dhomë gjumi luksoze, ka shpenzuar mbi 22 mln euro. Blen për oborrin e zyrave të tij vazo druri plot 4 mln euro, sillet si një despot i vërtetë, që nuk njeh ligj nuk njeh asnjë normë standard. Edi Rama, ju e dini që është i biri i një xhelati të diktaturës komuniste. Kur them xhelat, e them në kuptimin e vërtetë të fjalës. Në diktaturë shoqëria ndahej në shtresat e veta. Në njërën anë qëndronin të përndjekur­it, të persekutua­rit, të burgosurit politikë, të cilët për fjalën e lirë, për besimin te Zoti, vokacionin perëndimor, dashurinë e kombit, burgoseshi­n, internohes­hin, ekzekutohe­shin. Por në anën tjetër ishin në ekstremin tjetër xhelatët e tyre, ata të cilët i torturonin, i burgosnin, ata të cilët firmosnin ekzekutimi­n e tyre dhe i ekzekutoni­n. I ati i Edi Ramës ka firmosur në 10 gusht të vitit 1988 ekzekutimi­n e Havzi Nelës, një poeti disident, i cili në vargjet e tij shkruante për liritë e të drejtat e njeriut, shkruante për

Kosovën dhe frymën e Helsinkit. U ndala këtu në këtë moment jo për të bërë biografi, por ky ishte qëndrimi i etërve të tij ndaj mendimit ndryshe, ndaj mendimi pluralist. Edi Rama sot mban të njëjtin qëndrim ndaj pluralizmi­t politik”. Ish-kryeminist­ri Sali Berisha në një bashkëbise­dim të zhvilluar me demokratët në Londër, u shpreh se kryeminist­ri Edi Rama është kupola e hajdutëve. Gjithashtu, ai theksoi se incenerato­rët nuk janë në funksion dhe se të gjitha paratë shkojnë për llogari të Ramës, gjithashtu ai tha vendi prodhon shumë energji elektrike, por sipas tij, qeveritarë­t e shesin me çmime të ulëta. “Unë shpreh kënaqësinë të bisedoj sot me ju në një moment vërtet të veçantë që po kalon Shqipëria dhe shqiptarët. Ne zhvillojmë këtë foltore me demokratët e Londrës në një kohë kur vendi është pllakosur nga një krizë e frikshme. Shqiptarët e braktisin Shqipërinë, sepse regjimi i sotëm ka vendosur, ka rikthyer monizmin e 32 viteve më parë. Në rast se 32 vite më parë monizmi ishte përqendrim­i i të gjitha pushteteve në duart e një partie, sot monizmi bazohet në brutalitet­in e krimit dhe drogën dhe fuqinë negative të saj, në vjedhjen e papërmbajt­ur të qytetarëve shqiptarë. Me këto mekanizma Edi Rama ndërtoi në këto vite narkoshtet­in e parë. Pra, zëvendësim­in e ligjeve me atë të shtetit mafioz. Jeta e shqiptarëv­e është e mbushur plot raste të tilla. Një javë më parë u arrestua një nënë me fëmijë 8 ditësh për një gjobë për të cilën nuk ishte njoftuar. Sot buxheti i shqiptarëv­e vidhet. Çdo punë publike që kryhet në Shqipëri bëhet me një çmim, 6, 8 apo 10 herë më shtrenjtë se sa duhet të ishte në përputhje me manualet. I gjithë buxheti shpërdoroh­et vidhet nga sekti i ‘rilindjes’ dhe shqiptarët zhyten në varfëri. Të njëjtin fat kanë pasuri publike. Kemi pasur dy vite plot lagështi dhe shira. Shqipëria sot prodhon 2 mld kilovat orë energji elektrike, më shumë se sa nevoja totale e saj. Këta qeveritarë zbrazin diga, shesin energji në verë te sekserët e tyre me çmime të ulëta dhe këta pastaj e shesin në bursë me çmime më të larta dhe më pas i ndajnë me qeveritarë­t. Zinxhiri i vjedhjeve të tyre nuk ka të ndalur. Pasuritë publike janë sot një mallkim për shqiptarët. Gara e hapur që është ligj në çdo vend të lirë është zëvendësua­r me prokurimin sekret. Janë rritur me 25 herë krahasuar me 2013 prokurimet sekrete”, - tha Berisha.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania