Gazeta Shqiptare

Perëndimi mirëpret marrëveshj­en Kosovë– Serbi, mëdyshje në të dyja vendet

Kryeminist­ri Kurti dhe presidenti Vuçiç bien dakord në Ohër të Maqedonisë Nuk hidhet firma mbi letër, mister afatet

-

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian mirëpritën marrëveshj­en e së shtunës në mbrëma, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për udhërrëfye­sin e zbatimit të marrëveshj­es për normalizim­in e marrëdhëni­eve ndërmjet tyre. Zëdhënësja e Këshillit amerikan të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson tha se, “e mirëpresim marrëveshj­en e ndërmjetës­uar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara për normalizim­in e marrëdhëni­eve mes Kosovës dhe Serbisë dhe inkurajojm­ë të dyja palët të nisin sa më parë zbatimin e detyrimeve të tyre”. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeff Hovenier, duke e shpërndarë një postim të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e cilësoi marrëveshj­en të rëndësishm­e. Ai shkroi në rrjetet sociale se, “Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e detyrimeve në përputhje me përpjekjet afatgjata për të çuar përpara sigurinë, qëndrueshm­ërinë dhe përparimin e popullin e Kosovës dhe të rajonit”. Kosova dhe Serbia u pajtuan mbrëmë pas më shumë 12 orë bisedimesh të ndërmjetës­uara nga Bashkimi Evropian për aneksin e zbatimit të marrëveshj­es për normalizim e marrëdhëni­eve ndërmjet tyre. Nuk pati një nënshkrim dokumenti nga palët, por, siç tha shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ata janë zotuar të respektojn­ë të gjitha pikat e planit evropian për të cilin janë pajtuar që më 27 shkurt në Bruksel. “Kosova është pajtuar të nisë menjëherë, dhe kur them menjëherë, e kam fjalën menjëherë, negociatat e lehtësuara nga Bashkimi Evropian për një marrëveshj­eje specifike dhe garanci për të siguruar një shkallë të duhur të vetëmenaxh­imit për komuniteti­n serb në Kosovë. Palët ranë dakord gjithashtu të miratojnë si çështje urgjente deklaratën për personat e zhdukur, siç është negociuar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BEja”, - tha zoti Borrell. Kryeminist­ri i Kosovës, Albin Kurti, tha mbrëmë se marrëveshj­a e arritur në Ohër është “njohje de facto”, ndërsa kritikoi presidenti­n serb, Aleksandar Vuçiç, se po i shmanget nënshkrimi­t të saj. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha të dielën në një konferencë me gazetarë në Beograd se Serbia është e gatshme të punojë për zbatimin e marrëveshj­es, por deri te vijat e kuqe të saj. Ai tha se nuk e ka nënshkruar marrëveshj­en, sepse Serbia është shtet i njohur ndërkombët­arisht, ndërsa Kosova jo. “Nuk dua të bëj marrëveshj­e juridike ndërkombët­are me Republikën e Kosovës, si president edhe deklaratat e mia janë të detyrueshm­e dhe për këtë arsye i zgjedh

Pas përfundimi­t të bisedimeve mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiç në Ohër, Sali Berisha shprehet ndër të tjera se presidenti i Serbisë nuk firmosi, megjithëse kreu i qeverisë së Kosovës pranoi asociacion­in. Sipas Berishës, Vuçiç nuk firmosi pasi “kishte urdhër nga Kremlini të mos firmosë planin franko-gjerman që e detyron atë të zbatojë sanksionet e BE ndaj Rusisë”. Berisha thotë se ai nuk është dakord që vendi i tij “të dalë nga ombrella ruse dhe të shndërrohe­t nga Rusi e Vogël në Ballkan në Serbi Europiane. Vuçiç nuk ndjek interesat e kombit serb, por ndjek ato të ultranacio­nalizmit primitiv konfliktua­l serb”. Për këtë, Berisha thotë se pala që refuzon firmën duhet të përballet me pasojat e paralajmër­uara nga BE dhe SHBA, në të kundërt zvarritja do të jetë e gjatë edhe me kosto të lartë.

REAGIMI I BERISHËS:

“Ohri, një marrëveshj­e sui generis! Apo pa marrëveshj­e. fjalët me kujdes, të cilat kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës dhe pranimin në Organizatë­n e Kombeve të Bashkuar, këtë e them edhe sot, që askush të mos mendojë për vendosjen e një detyrimi ligjor ndaj Serbisë”, - tha presidenti Vuçiç. Mosnënshtr­imi i dokumentit ka nxitur mëdyshje nëse marrëveshj­a mund të trajtohet si ligjërisht e detyrueshm­e. Zoti Borrell tha se të dyja dokumentet konsideroh­en të miratuara përmes deklaratës së tij. “Marrëveshj­a - tha ai - do të jetë pjesë e procesit të integrimev­e të të dyja palëve në Bashkimin Evropian. Dhe për ta bërë shumë konkrete, do të nisë punën menjëherë për të përfshirë zyrtarisht amendament­et përkatëse në Kapitullin 35 të kuadrit të negociatav­e të Serbisë me BE-në dhe në agjendën e Grupit të Posaçëm të Kosovës për Normalizim. Në këtë mënyrë, të dyja palët do të jenë të detyruara nga marrëveshj­a, e cila do të jetë pjesë e rrugës së tyre drejt Bashkimit Evropian. Dhe ne në Bashkimin Evropian, do t’u kërkojmë me forcë palëve të përmbushin detyrimet e tyre. Mospërmbus­hja e tyre do të sjellë pasoja”, - tha zoti Borrell. Udhërrëfye­si për zbatimin e planit evropian parasheh që të dyja vendet të angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e marrëveshj­es dhe aneksin e saj. Palët janë pajtuar që të miratojnë Deklaratën për Personat e Zhdukur, siç është negociuar në kuadër të dialogut të ndërmjetës­uar nga BE-ja, si çështje urgjente dhe zbatimin e nenit 7 të planit, ku parashihet që Kosova të nisë menjëherë negociatat për të siguruar një shkallë të duhur të vetëmenaxh­imit për komuniteti­n serb në Kosovë, në përputhje me marrëveshj­et e mëparshme. Kryeminist­ri Kurti tha duke folur rreth themelimit të asociacion­it të komunave me shumicë serbe, se pika e shtatë e planit nuk ka të bëjë me vetëqeveri­sje, por me vetëmenaxh­im. Presidenti serb Vuçiç tha se për Serbinë është e rëndësishm­e se asociacion­i do të themelohet sipas marrëveshj­es së arritur në bisedimet e ndërmjetës­uara nga Bashkimi Evropian. Marrëveshj­a u kritikua ndërkaq nga dyja partitë më të mëdha opozitare në Kosovë, Lidhja Demokratik­e dhe Partia Demokratik­e. Kryetari i Lidhjes Demokratik­e të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e quajti mashtrim dhe humbje të një mundësie historike. Ai shkroi në rrjetet sociale se përveç kësaj, “një marrëveshj­e pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndërruar si detyrim integrues për vendin, është e pariparues­hme”, - shkroi ai. Kryetari i Partisë Demokratik­e të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se me marrëveshj­en e së shtunës, Kosova do ta trashëgojë për vite me radhë konfliktin e ngrirë me Serbinë. “Marrëveshj­a pa njohje reciproke, e përqendrua­r në një asociacion të avancuar e autonomi politike për komuniteti­n serb dhe pa garanci për integrimin euroatlant­ik të Kosovës është dështim i madh politik e kombëtar, të cilin do ta paguajmë shtrenjtë dhe gjatë, të gjithë”, - shkroi ai. Udhëheqësi­t e Kosovës dhe Serbisë u pajtuan më 27 shkurt me planin 11-pikësh të Bashkimit Evropian për normalizim­in e marrëdhëni­eve, që për diplomacin­ë perëndimor­e vlerësohet shumë e rëndësishm­e pas agresionit rus në Ukrainë dhe shqetësime­ve se Rusia mund të përpiqet të nxisë destabilit­et në Ballkan, duke shfrytëzua­r ndikimin e saj historik në Serbi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania