Gazeta Shqiptare

Trafiku i drogës Shqipëri–Igumenicë/ Media greke: Rrjeti përdor të pastrehë për transporti­n e marijuanës

-

Në orën 3 të pasdites së datës 11 mars, efek tivët e policisë së Igumenicës kanë nisur të ndjekin një mjet tip “Opel” blu në drejtim të qendrës së qytetit. Kur ndaluan makinën për kontroll, gjetën në bagazh dhe sediljet e pasme 45 pako marijuanë shqiptare me peshë totale 66.9 kg, të cilat ishin të mbuluara lirshëm me një peshqir jeshil. Ishte një operacion i lehtë, por surpriza erdhi menjëherë pas. “Unë jam i pastrehë. Unë fle në sheshin ‘Kato Patisia’ me të pastrehë të tjerë”, - tha në polici drejtuesi i makinës, një 51vjeçar grek. “Të martën e kaluar mu afrua një i panjohur, i cili u prezantua si Jani. Siç kuptova nga theksi i tij, ai ishte shqiptar. Më pyeti nëse isha i interesuar për një punë. Sigurisht që i thashë që isha i interesuar”. Nuk ishte hera e parë që policia dëgjonte të njëjtën histori. Rrjeti që transporto­n marijuanën nga kufiri greko-shqiptar për në Athinë rekruton njerëz të pastrehë, të cilët kanë pak hapësirë për ta refuzuar atë. Shoferi në Igumenicë vazhdoi: “Më tha se do të më jepte 2000 euro nëse do të transporto­ja disa gjëra në emër të tij. E pyeta se çfarë gjërash dhe më tha s’e e kuptoj (…) Sot në mëngjes ai mbërriti te sheshi ku fle me makinën që më kapët. Ai më dha para për tarifën e rrugës, gazin dhe benzinën dhe çelësat e makinës. Ai më tha se do të më jepte pjesën tjetër të parave kur të kthehesha me gjërat në Athinë”. Policia konstatoi se makina i përkiste një 81-vjeçari, banues në Athinë, për të cilin nisi kërkimin. Herët pasdite, ai u paraqit në një stacion

RRËFIMI I POLICIT GREK

“Ne kishim ndalur një makinë pak pas doganës së Kakavijës. Ajo ishte e ngarkuar me më shumë se 100 kg kanabis, por elementi i veçantë ishte shoferi. Na tha menjëherë se ishte i pastrehë, në fakt jetonte në makinë, në të cilën përveç drogës, kishte edhe batanije, bidonë gazi dhe pako me sheqer”. I njëjti burrë tha se ishte paguar 1500 euro për të transportu­ar kanabisin nga kufiri greko-shqiptar në Athinë, me rrezikun më të vogël të mundshëm për anëtarët e rangut të lartë të rrjetit”, - u shpreh një punonjës policie. policie në Athinën perëndimor­e për të denoncuar vjedhjen e automjetit dhe u arrestua. Ai tha se ia kishte dhënë makinën për disa orë një shqiptari që e njihte muajt e fundit, por pranoi se dinte pak për të. “Njerëz të organizuar të trafikut të drogës përdorën klientin tim, i cili ndodh të jetë përdorues kronik i kanabisit”, - tha për “Magazine” avokati i 81-vjeçarit, Kostas Dimopoulos. “Akuza e bashkëpuni­mit moral në veprën e rastit të dalluar të trafikut të lëndëve narkotike është dobësuar nga vetë provat e sjella gjatë procesit hetimor, por edhe nga faktet objektive, si rezultat i të cilave ai u la i lirë”, - shtoi ai. Një oficer policie në zonën e Epirit me një shërbim të gjatë në Sektorin e Narkotikëv­e tha për “Magazine” se nuk ishte hera e parë që dëgjonte një histori të ngjashme. “Rrjeti që fiton miliona nga tregtia e marijuanës në kufirin greko-shqiptar, ndonjëherë zgjedh të pastrehët për transport. Këta njerëz kanë shumë nevojë dhe rrjeti i përdor. Në rastin më të keq, pra arrestimi i tyre, rrjeti kupton se thjesht do të humbasë një ngarkesë droge”. I njëjti punonjës policie kujtoi një rast jashtë Janinës. “Ne kishim ndalur një makinë pak pas doganës së Kakavijës. Ajo ishte e ngarkuar me më shumë se 100 kilogramë kanabis, por elementi i veçantë ishte shoferi. Na tha menjëherë se ishte i pastrehë, në fakt jetonte në makinë, në të cilën përveç drogës kishte edhe batanije, bidonë gazi dhe pako me sheqer”. I njëjti burrë tha se ishte paguar 1500 euro për të transportu­ar kanabisin nga kufiri greko-shqiptar në Athinë, me rrezikun më të vogël të mundshëm për anëtarët e rangut të lartë të rrjetit. Njerëzit në kufi shpjegojnë se pjesa më e madhe e drogës së kapur në Igumenicë, çuditërish­t, nuk kalon nga porti, por arrin në Greqi në një mënyrë më pak të njohur: Nga e ashtuquajt­ura “zona e kuqe” e Sajadhës. Është një brez i territorit grek në fund të Thesprotis­ë, pak në veri të Igumenicës, i cili shtrihet për disa kilometra drejt Shqipërisë. Në fakt, është një plazh i shkretë me pothuajse zero aktivitet njerëzor, përveç vaskave të peshkut që funksionoj­në aty. Në anën e kundërt të kufirit ka fshatra shqiptare. Ka një vendkalim kufitar në zonë (zyra doganore Mavromati–Qafë Botë), megjithatë kufiri në Sajadhë është i pambrojtur. “Kanë kaluar tonelata marijuane”, ishte shprehja e të njëjtit punonjës policie me një shërbim të gjatë në Prokurori. Çështja është se ngarkesat faturohen në Igumenicë, kështu që kalimi i Sajadhës përmendet rrallë.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania