Gazeta Shqiptare

Tentuan të trafikonin drogë drejt Greqisë, arrestohen 3 persona e 2 të tjerë në kërkim

-

KORÇË - Një operacion antidrogë i zhvilluar në Ersekë është finalizuar me arrestimin e 3 personave, ndërsa janë shpallur në kërkim janë shpallur 2 të tjerë. Mësohet se gjatë operacioni­t të koduar “Restart 14”, blutë e Korçës prangosën Gjergji Bendo, 26 vjeç; Lentin Sulo, 29 vjeç; Mikel Kurtiqi 19 vjeç, si dhe shpallën në kërkim G. D., 35 vjeç, banues në Leskovik dhe K.P., 24 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se do të trafikonin lëndë narkotike në drejtim të Greqisë. Nga hetimet e kryera rezulton se bashkëpunë­torë të 26vjeçarit, në këtë veprimtari kriminale ishin edhe 4 shtetasit e tjerë. Konkretish­t shtetasi Lentin Sulo, monitoront­e rrugën, për të sinjalizua­r 26-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të policisë në rrugë.

Mikel Kurtiqi dhe dy të tjerë dyshohet se do të kryenin transporti­min e lëndës narkotike nga qyteti i Ersekës, në drejtim të fshatit Barmash, Kolonjë, e më pas drejt qytetit të Leskovikut. Në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë po vijon puna për dokumentim­in e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme. “Në bazë të informacio­neve të siguruara nga inteligjen­ca informativ­e se shtetasit e lartpërmen­dur, në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, ushtronin aktiviteti­n e kundërligj­shëm të prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe në qytetin e Ersekës, Kolonjë, nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip ‘Benz’ me drejtues shtetasin Gj.B., u gjetën 2 qese me 8.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis. Nga hetimet e kryera rezulton se bashkëpunë­torë të 26-vjeçarit në këtë veprimtari kriminale ishin edhe 4 shtetasit e tjerë. Konkretish­t shtetasi L.S., monitoront­e rrugën, për të sinjalizua­r 26-vjeçarin, në rast se kishte prezencë të shërbimeve të Policisë, në rrugë. Ndërsa shtetasit M.K., G.D. dhe K.P., dyshohet se do të kryenin transporti­min e lëndës narkotike nga qyteti i Ersekës, në drejtim të fshatit Barmash, Kolonjë e më pas drejt qytetit të Leskovikut. Në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë po vijon puna për dokumentim­in e plotë të ngjarjes”, - njoftoi ndër të tjera policia. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania