Gazeta Shqiptare

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostituci­oni, ndryshohet masa e sigurisë për 39-vjeçarin nga Shkodra, policia e arreston në spital

-

SHKODËR - Klodian Ndogaj (Jakini) është ar- restuar në ambientet e spi- talit të Shkodrës, pasi gjyka- ta ndryshoi masën e sigurisë. 39-vjeçari i dënuar me 13 vjet e 5 muaj burgim për “shfrytëzim prostituci­oni” u la fillimisht nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në “Arrest në shtëpi” mirëpo më pas u ndryshua në “Arrest në burg”. Forcat e Policisë nuk e gjetën në banesë, por e ndaluan në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Gjykata e Astit, Itali, me vendim e datës 23.10.2019, e ka dënuar këtë person me 13 vjet e 5 muaj burgim për veprën penale

“Shfrytëzim­i i prostituci­on- it”, parashikua­r nga Kodi Penal i Italisë. “Strukturat e DVP Shkodër, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër e cila kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për një shtetas të dënuar në Itali, kanë ushtruar kontroll në banesën e tij, me qëllim ekzekutimi­n e masës së sigurisë. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, në pritje të përfundimi­t të procedurav­e për ekstradimi­n e tij. 39vjeçari Klodian Ndogaj (Jakini), banues në fshatin

Beltojë, Shkodër, nuk është gjetur në banesë, por është kapur dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë, në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër për këtë shtetas ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, deri në përfundim të procedurav­e për ekstradimi­n e tij drejt shtetit italian. Këtë shtetas Gjykata e Astit, Itali, me vendim e datës 23.10.2019, e ka dënuar me 13 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim­i i prostituci­onit”, parashikua­r nga Kodi Penal i Italisë”, njoftoi policia.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania