Gazeta Shqiptare

U kap me 113 mijë euro në makinë, efektivi i RENEA-s, Altin Morina, ishte përjashtua­r edhe në 2015-ën nga policia

Përjashtim­i 8 vite më parë për dhunë dhe zbatim të urdhrit të gabuar. E riktheu në punë Apeli

-

fektivi i policisë, Altin

i cili u arres tua me 113 mijë euro në makinë rezulton të jetë i përjashtua­r edhe më herët nga radhët e policisë, por kanë qenë gjykatat ato që e rikthyen në detyrë. “Report TV” disponon vendimin e Gjykatës së Lartë të dhënë në dhomë këshillimi vetëm një muaj më parë në 2 shkurt 2023, duke rrëzuar rekursin e policisë dhe duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Administra­tive të Apelit, që e riktheu në detyrë dhe detyroi policinë ta dëmshpërbl­ente Morinën me 8 paga. Në vendimin e gjykatës thuhet se paditësi Altin Morina ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit, me detyrë specialist taktike në Seksionin e Operacione­ve dhe Trajtimit, në Komisariat­in e Policisë Tiranë. Ndaj tij ka filluar procedimi disiplinor, pasi ka shkelur nenet 60 dhe 62 të ligjit “Për Policinë e Shtetit” si dhe nenin 11, pikat 5, 6 dhe 12 të Rregullore­s së Disiplinës së Policisë për (ushtrim dhune dhe zbatim të urdhrit të gabuar). Për këto arsye me datë 06 janar 2015, drejtorit i përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit në atë kohë, Artan Didi, i ka dhënë masën disiplinor­e “Përjashtim nga policia”, vendim i lënë në fuqi edhe nga Komisionit të Apelimit, datë 02 shkurt 2015, që e ka konsiderua­r të motivuar masën disiplinor­e. Morina në atë kohë i është drejtuar Gjykatës Administra­tive të Shkallës së Parë Tiranë, e cila 11 shkurt 2015 ka vendosur “Pranimin pjesërisht të kërkesë së Altin Morinës dhe detyrimin që Drejtoria e Përgjithsh­me e Policisë t’i paguajë 8 muaj paga dëmshpërbl­im për përjashtim të paligjshëm nga policia. Por ky vendim është ankimuar nga efektivi në

Gjykatën Administra­tive të Apelit, e cila më 01 tetor 2015 ka shfuqizuar edhe vendimin e drejtorit të përgjithsh­ëm për përjashtim­in e Morinës dhe ka lënë në fuqi detyrimin për ti paguar 8 paga. Policia ka bërë rekurs kundër Apelit Administra­tiv. Por, ishte po Policia e Shtetit që në datë 30 dhjetor 2022 ka hequr dorë nga rekursi. Dhe në këto kushte Gjykata e Lartë në 2 shkurt të këtij viti vendosi rrëzimin e rekursit, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Administra­tive të Apelit.

Më 14 mars, efektivi i RENEA-s, Altin Morina, u arrestua në zonën e “Kodrës së Diellit” teksa po lëvizte me automjetin tip “Audi”, brenda së cilës kishte shumën e parave dhe 4 celularë që u sekuestrua­n në cilësinë e provës. Para trupit gjykues ku iu caktua masa e sigurisë “arrest me burg” deklaroi se paratë ia mora një biznesmeni 20 minuta para arrestit për problemet e tij personale. Në seancën gjyqësore, Morina tregoi edhe emrin e biznesmeni­t të ndërtimit duke shtuar se

MASA E SIGURISË

Të shtunën, gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg ndaj efektivit të RENEA-s, Altin Morina, i cili u arrestua pasi u kap me një shumë të madhe parash në makinë. Gjatë seancës, Morina ka rrëfyer se paratë i ka marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit dhe se nuk vijnë nga një aktivitet kriminal. “Jam i gatshëm të bashkëpuno­j me drejtësinë. Lekët i kisha për arsye personale”, - ka deklaruar ai. ka dokumentac­ionin, por nuk e dorëzon, pasi e ka në dorë prokuroria për t’i vërtetuar. Efektivi i RENEA-s theksoi se është i gatshëm për bashkëpuni­m me drejtësinë. Celularët e sekuestrua­r do të vërtetojnë nëse është i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan pasi ka dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e të shumëkërku­arit Ervis Martinajt.

Neni 61/ Detyrimi për të zbatuar urdhra të bazuar në ligj

1. Një punonjës i Policisë duhet të zbatojë të gjithë urdhrat që i jepen nga një person më i lartë në funksion ose në gradë.

2. Kur një punonjës i Policisë ka shkaqe të mjaftueshm­e të dyshojë se urdhri i dhënë nga eprori i tij është i paligjshëm, ai duhet, pa vonesë, t’ia bëjë të ditur eprorit dhe të kërkojë që urdhri të jepet me shkrim.

3. Punonjësi epror i Policisë ka detyrimin të japë urdhrin me shkrim, në rast se kërkohet sipas pikës 2 të këtij neni.

4. Në rastet kur moszbatimi i urdhrit deri në dhënien me shkrim të tij, sipas pikës 3 të këtij neni, rrezikon jetën e një personi tjetër, punonjësi i Policisë duhet të zbatojë urdhrin.

5. Kur një punonjës policie, edhe pas zbatimit të procedurav­e, sipas pikës 2 ose 3 të këtij neni, vazhdon të ketë arsye për të dyshuar se urdhri është i paligjshëm, ai kryen veprimet e mëposhtme:

a) kundërshto­n urdhrin, me përjashtim të rastit të parashikua­r në pikën 4 të këtij neni;

b) vë menjëherë në dijeni titullarin, i cili është drejtpërdr­ejt mbi eprorin që e ka dhënë urdhrin, si dhe për masat e marra prej tij, sipas këtij neni.

Neni 62/ Detyrimi për të respektuar dinjitetin dhe integritet­in fizik

Punonjësi i Policisë, në çdo rast, duhet të respektojë dinjitetin dhe integritet­in fizik të çdo punonjësi tjetër të Policisë, përfshirë edhe vartësit e tij./ Shqiptarja.com

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania