Gazeta Shqiptare

U gjenden 2 pistoleta dhe një shpatë në makinë, përfundojn­ë në pranga 4 persona në Tiranë

-

TIRANË - Adrian Vla di, Aleks Vajda, Festim Rrustemi dhe Bermis Gjana janë vënë në pranga nga Policia e Shtetit pas finalizimi­t të operacioni­t “Brigde”. Mësohet se në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, policia ndaloi automjetin tip “Mercedes Benz”, me drejtues Rrustemin dhe pasagjerë 3 personat e tjerë. Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me mulli, municion luftarak, 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së Gjanës u gjet një shpatë. Policia sekuestroi dy armët e zjarrit pistoleta, një shpatë, shuma 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj, automjeti si dhe 6 aparate celulare.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohe­t me sukses nga Komisariat­i i Policisë Nr. 6 operacioni policor i koduar “Bridge”. Qarkulloni­n të armatosur në një automjet, vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestroh­en dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me mulli, municion luftarak, një shpatë, 3605 euro, një automjet, si dhe 6 aparate celulare. Shërbimet e Komisariat­it të Policisë Nr.6, në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtj­es pa leje, bazuar dhe në inteligjen­cën informativ­e se në rrugën Ndroq-Tiranë, me një automjet tip “Mercedes Benz”, po qarkulloni­n persona të armatosur, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre dhe kanë finalizuar operacioni­n policor të koduar “Bridge”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: A.V., 35 vjeç, A.V., 42 vjeç, F.Rr., 35 vjeç, dhe B.Gj., 22 vjeç, të katër banues në Durrës. Në vendin e quajtur “Ura e Beshirit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip

“Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin F.Rr. dhe pasagjerë 3 shtetasit e tjerë. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjetën dy armë zjarri pistoleta, njëra prej tyre me mulli, municion luftarak, 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit B.Gj., u gjet një shpatë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n dy armët e zjarrit pistoleta, një shpatë, shuma 3605 euro dhe 2000 lekë të rinj, automjeti si dhe 6 aparate celulare. Materialet i kaluan Prokuroris­ë, për veprime të mëtejshme procedural­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania