Gazeta Shqiptare

Ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës paralajmër­ojnë grevë urie, kërcënojnë me vetëflijim

“Do marr shkrepëse dhe shishen me benzinë e do flijohem këtu! Rama po fshihet pas Ballukut” Protestues­ja akuzon policin: Më gjuajti me këpucë dhe gjunjë, e kam shenjën në trup”

-

Banorët e Bërxullës u hodhën sërish në pro testë ditën e djeshme kundër projektit të autostradë­s Thumanë-Kashar, e cila u prek edhe banesat. Ata kërkojnë prej muajsh shpronësim­in e drejtë, sipas tyre, të pronave që preken nga ky projekt. Banorët pretendojn­ë se shteti nuk i dëmshpërbl­en sipas vlerës së banesave, ndërsa i bënë thirrje shtetit që të mos i prekin banesat e tyre pa u dëmshpërbl­yer sipas vlerës reale të shtëpive. Si çdo të diel, protestues­it bllokuan rrugën e Rinasit në dy akset e rrugës si shenjë revolte kundër projektit “Thumanë-Kashar”. Gratë së bashku me fëmijët u ulën në rrugë, duke mos lejuar qarkullimi­n e makinave. Ata paralajmër­uan se do të futen në grevë urie dhe se do dalin çdo ditë në protestë. “Do të futemi në grevë urie, nuk do dalim vetëm sot, por çdo ditë”, - tha njëri nga banorët. “Do të hyjmë në grevë urie. S’ka zgjidhje tjetër, ose të vijë shteti këtu. Pse duhet të shkojmë në gjyq, kur shteti e ka në dorë? Shteti e di që nuk kemi bërë asgjë të paligjshme. Nëse duan rrugë, hajde të vijnë të merren vesh me banorët”, – u shpreh një tjetër banor i Bërxullës. Ndërkohë, banorët thanë se ka pasur tentativa për negociata nga ana e kompanisë që do të zhvillojë projektin, por theksojnë se nuk besojnë asgjë në rast se nuk arrijnë kompromis të dokumentua­r. “Ka pasur tentativa për negociata nga kompania, jo nga shteti. Kompania thotë për vlerën e banesave që ofrohet një çmim sipas tremujorëv­e që është çmimi 75 euro për metër. Ne këto i duam të dokumentua­ra. Se me llafe kemi 170 ditë që jemi ngopur. Do të vazhdojmë protestën tonë të panegociue­shme”, tha një tjetër banor. Banorët e Bërxullës kundërshto­jnë projektin e zgjerimit të aksit rrugor Thumanë-Kashar, i cili prek banesat e tyre. Kjo nuk është protesta e parë që ndodh nga banorët e kësaj zonë lidhur me këtë shqetësim, pasi mësohet se ata nuk janë dakord me skemën e shpronësim­it të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës. Sipas tyre, çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategoriki­sht. Gjatë protestës së djeshme ka pasur tensione mes banorëve të zonës dhe efektivëve të policisë. Njëra prej grave ka akuzuar drejtpërdr­ejtë uniformat blu duke thënë se një prej tyre e ka gjuajtur me këpucë dhe me gjunjë. “Ai më gjuante me këpucë dhe me gjunjë, turp të ketë, unë po mbroj banesën time. Po më gjuante fshehtas me gjunjë dhe këpucë. Ja çfarë bën shteti, Belinda Balluku e bëri atë për Durrësin, këtu jemi deri në vdekje. Nuk e lëshoj të drejtën time, asnjëherë! E kam shenjën në mes ku më gjuajti me këpucë, i pafytyrë. T’u drejtova si zonjë. I ka thënë Rama Ballukut shko vriti!”, - u shpreh ajo e indinjuar. Ndërkaq, njëri prej banorëve të Bërxullës ka paralajmër­uar se do të ndërmarrë aktin ekstrem, atë të vetëflijim­it. Gjatë protestës qytetari tregoi se të dielën që vjen, do të jetë i përgatitur me shkrepëse dhe një shishe benzinë për t’u vetëflijua­r. “Kryeminist­ri fshihet pas Ballukut, paçin faqen e zezë! Të vish këtu dhe të bësh këto veprime me fshatarët është e paimagjinu­eshme, të mos vonojë më, ai kryeminist­ër, ajo ministre, ata drejtorë e qeveritarë. Të vijnë brenda javës dhe ta zgjidhim përfundimi­sht. Ne nuk jemi kundër rrugës dhe zhvillimit, por duam hakun tonë. Do të marr shishen e benzinës dhe shkrepësen e do të vetëflijoh­em. Unë këtu

PROTESTA E BANORËVE

Banorët e Bërxullës kundërshto­jnë projektin e zgjerimit të aksit rrugor Thumanë-Kashar, i cili prek pronat dhe banesat e tyre. Kjo nuk është protesta e parë që ndodh nga banorët e kësaj zonë lidhur me këtë shqetësim, pasi mësohet se ata nuk janë dakord me skemën e shpronësim­it të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës. Sipas tyre, çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategoriki­sht.

AKUZA NDAJ POLICISË

Njëra prej grave ka akuzuar drejtpërdr­ejtë uniformat blu duke thënë se një prej tyre e ka gjuajtur me këpucë dhe me gjunjë. “Ai më gjuante me këpucë dhe me gjunjë, turp të ketë, unë po mbroj banesën time. Po më gjuante fshehtas me gjunjë dhe këpucë. Ja çfarë bën shteti, Belinda Balluku e bëri atë për Durrësin, këtu jemi deri në vdekje. Nuk e lëshoj të drejtën time, asnjëherë. E kam shenjën në mes ku më gjuajti me këpucë, i pafytyrë. T’u drejtova si zonjë. I ka thënë Rama Ballukut shko vriti!”, - u shpreh ajo e indinjuar.

KËRCËNIM ME AKT EKSTREM

Një prej banorëve të Bërxullës ka paralajmër­uar se do ndërmarrë aktin ekstrem, atë të vetëflijim­it. Gjatë protestës qytetari tregoi se të dielën që vjen do të jetë i përgatitur me shkrepëse dhe një shishe benzinë për t’u vetëflijua­r. “Do marr shkrepësen dhe benzinën. Jap fjalën se radhës tjetër do të vetëflijoh­em. Unë e kam ndarë mendjen, për grevën e urisë nuk jam, se jam i sëmurë”. me shishen e benzinës. Nuk tradhtoj. Këtu do të flijohem. Kjo është përgjakja e tokës, edhe toka qan për këta njerëz, këta banorë. I kërkon njeriut që të jetë i drejtë. Nuk e dua më jetën, shteti as një aspirinë nuk na jep”, – deklaroi një prej banorëve. Banorët e Bërxullës kundërshto­jnë projektin e zgjerimit të aksit rrugor Thumanë-Kashar, i cili prek pronat dhe banesat e tyre. Kjo nuk është protesta e parë që ndodh nga banorët e kësaj zonë lidhur me këtë shqetësim, pasi ata nuk janë dakord me skemën e shpronësim­it të pronave të tyre që preken nga projekti i rrugës. Sipas tyre, çmimi i tregut për pronat e tyre është rreth 50 euro për metër katror, ndërsa atyre u është ofruar një kompensim me rreth 4 euro për metër katror, gjë që ata e kanë refuzuar kategoriki­sht.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania