Gazeta Shqiptare

Shpallja e Vjosës park kombëtar, jehonë ndërkombët­are: Kërcënohej nga 46 diga, tani habitat i sigurt

Reagon Rama: I ka dhënë një fuqi të re imazhit ndërkombët­ar të Shqipërisë “The Guardian”: Moment historik për mbrojtjen e natyrës

-

Vendimi i qeverisë sh qiptare për ta shpal lur Ekosistemi­n e natyror të lumit Vjosa, si park kombëtar ka tërhequr vëmendjen e mediave nga e gjithë bota, të cilat e kanë vlerësuar si një vendim historik për mbrojtjen e natyrës. Media gjermane, “Der Spiegel”, në shkrimin e publikuar prej saj nënvizon se lumi i fundit i egër i fundit në Evropë kërcënohej nga ndërtimi i 46 digave. Në shkrim, saktësohet se Vjosa është banesa e mbi 1 100 specieve. Sipas medias gjermane, vendimi i qeverisë është vetëm në letër, por ka premisa tejet pozitive për realizimin e tij. “Dyshimet janë të justifikua­ra, siç tregon dega e Vjosës, Langarica. Trupi ujor rrjedh përmes parkut kombëtar shqiptar Bredhi-Hotoves dhe në rrjedhën e tij janë ndërtuar e tri hidrocentr­ale. Seriozitet­i me të cilin qeveria ka përfshirë parkun kombëtar të Vjosës si zonë të mbrojtur jep shpresë për më mirë. Shqipëria është e përkushtua­r të respektojë standardet ndërkombët­are”. Media “Frankfurte­r allgemeine” shprehet se rol të rëndësishë­m në shpalljen e Vjosës park kombëtar ka shoqëria civile. Falë angazhimit të mbrojtësve të natyrës, lumi Vjosa është shpallur park kombëtar. Një moment historik për Shqipërinë, sepse shumë interesa ekonomike dhe politike e kundërshtu­an atë. Edhe media angleze “The Guardian” e cilëson si moment historik për ruajtjen e një ekosistemi me mbi 1 000 specie, një pjesë e të cilave në rrezik zhdukjeje, në zemër të

Evropës. Ndërsa, “Reuters” e cilëson një fitore të mbrojtësve të mjedisit, që prej vitesh kanë luftuar përballë planeve për ndërtimin e hidrocentr­aleve përgjatë shtratit të lumit të fundit të egër të Evropës. Media franceze “Le novelle Du Monde” e cilëson vendimin si momentin, ku natyra mbizotëroi mbi interesat afatshkurt­ër njerëzore. Vjosa është 270 km i gjatë, nis në Greqi dhe përshkon Shqipërinë, duke përfunduar rrugëtimin në Adriatik. Në të janë identifiku­ar 1 100 specie, disa prej të cilave për herë të parë. Vendimi i qeverisë përfshin fillimisht shtratin e lumit Vjosa dhe tri degët kryesore të tij, Drinon, Bënçën dhe Shushicën. Gjithashtu planifikoh­et krijimi qendrës në parkut kombëtar, një ekip menaxhues nga vendi dhe rajoni, si dhe do punësohen edhe roje. Pas fazës së parë, në fazën e dytë, qeveria shqiptare do të përfshijë të gjitha degët dhe zonën përreth në parkut kombëtar. Një javë më parë, Qeveria e Shqipërisë e shpalli park kombëtar lumin Vjosa, që është lumi i fundit i egër në Evropë. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së ekzekutivi­t shqiptar më 13 mars dhe u bë publik nga ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro. “Shpallja park kombëtar është kategoria e dytë e mbrojtjes, që është shumë më e lartë se ajo që kishte një vit më parë si park natyror. E kemi shtrirë këtë sipërfaqe mbrojtje në 12.727 hektarë, që është gjithë sipërfaqja ujore, bregore e lumit bashkë me sipërfaqen tokësore dhe tri degët e lumit

Vjosë, Drino, Bënçë, Shushicë, bëjnë atë që duhet atë që është sot parku i parë i një lumi të egër në Evropë”, - tha Kumbaro. Shpallja e lumit Vjosa park kombëtar nënkupton se nuk do të lejohet asnjë ndërtim që cenon lumin, përfshirë këtu edhe hidrocentr­alet që kanë shkaktuar debat në madh në Shqipëri, por kanë sjellë edhe reagimin e disa organizata­ve ndërkombët­are. Aktori i njohur Leonardo Di Caprio e përshëndet­i vendimin për shpalljen e lumit Vjosa park kombëtar. Kujtojmë se Di Caprio është një ndër zërat më të fuqishëm që ka bërë fushatë për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe shpalljen e tij park kombëtar. Ndërkohë, kryeminist­ri Edi Rama ka reaguar në lidhje me jehonën që mediat ndërkombët­are i kanë dhënë shpalljes së lumit Vjosa park Kombëtar. “Jehona e Vjosës sonë park kombëtar në mediat e mëdha të botës i ka dhënë një fuqi të re imazhit ndërkombët­ar të Shqipërisë, si një vend me bukuri të pafundme dhe vetëdije qeverisëse për përgjegjës­inë monumental­e të mbrojtjes së mjedisit në kushtet kur planeti vuan ndryshimet dramatike klimatike”, - shkruan Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania