Gazeta Shqiptare

Feminizmi si temë qëndrore në diplomacin­ë gjermane!

-

Nga DR. Jorgji KOTE

Në koalicioni­n e ri qeveritar federal të krijuar në dhjetor 2021, për herë të parë në historinë gjermane u emërua Ministre e Jashtme, zonja Annalena Baerbock, 42 vjeçe, ish sportiste, bashkëshor­te dhe nënë e përkushtua­r e dy vajzave, deputete dhe liderja karizmatik­e e Partisë së Gjelbër. Sapo filloi detyrën e re, ajo premtoi ta bënte feminizmin temë qëndrore në politikën e jashtme dhe diplomacin­ë gjermane.

Pas përgatitje­ve të rastit, më 1 Mars Baerbock bashkë me Ministren Federale të Bashkëpuni­mit Ndërkombët­ar për Zhvillim, Svenja Schulze bënë publik në një ceremoni të veçantë dokumentin përkatës prej 45 faqesh me 10 parimet udhëheqëse. Pesë prej tyre i kushtohen forcimit të feminizmit në veprimtari­në e MPJ-së, ndërsa të tjerat politikës së jashtme, diplomacis­ë dhe bashkëpuni­mit ndërkombët­ar gjerman. Kryediplom­atja gjermane e filloi fjalën me pohimin prekës të një nëne ukrainase gjatë vizitës së saj në Kiev vitin e kaluar që ” nëse nuk ka siguri për femrat, mos prisni të ketë siguri për askënd tjetër ”

Së pari, dokumenti në fjalë nuk është pamflet misionar dhe as akt lufte, por kut domethënës matës që tregon gjendjen e shoqërisë në përgjithës­i dhe të grave në veçanti; ai është udhërrëfye­s për veprim nën shembullin e vendeve më të përparuara në këtë fushë. Kjo lëvizje e re feministe nuk është revolucion, se nuk ka nevojë për një të tillë, por pikë madhore kthese në këtë fushë me ndjeshmëri të jashtëzako­nshme publike; ajo nuk është qëllim në vetvehte, por mjet për realizimin e një synimi të madh dhe fisnik; sepse sa më e madhe të jetë prania dhe pjesëmarrj­a e grave dhe vajzave në proceset dhe projektet e zhvillimit vendas dhe atij ndërkombët­ar, aq më të shumta dhe efektive do të jenë garancitë për paqe, siguri, begati dhe demokraci kudo, duke minimizuar dallimet e mëdha që ekzistojnë në botë. Këtu mjafton të përmendim se, sipas disa sondazheve ekonomike, nëse në tregjet e punës do kishte barazi gjinore, atëhere rritja ekonomike globale brenda një periudhe tre vjeçare do të ishte 26 për qind më e lartë.

Së dyti, të 10 parimet e lartpërmen­dura udhëheqëse janë udhëzime dhe instrument­a pune, të cilat synojnë ndryshime tërësore në mentalitet­in dhe në politikat e jashtme dhe praktikat diplomatik­e si dhe forcimin e ” reflekseve feministe” në një fushë të tillë jetike me jehonë të gjerë ndërkombët­are. Ca më tepër kur bëhet fjalë për Gjermaninë, si shtet i madh, me kapacitete të shumta dhe lider në në BE, NATO, e gjetkë, me një numër të madh projektesh ndërkombët­are dhe në kuadrin e diplomacis­ë klasike, ekonomike, kulturore, publike, etj.

Këto parime nënvizojnë se feminizmi në politikën e jashtme gjermane nuk është përjashtue­s, por gjithëpërf­shirës; nuk është kundër burrave por bashkë me ta.

Ndërsa kjo strategji e re feminizmi mbështetet në tri ”R-“të forta gjermane – të Drejtat, Përfaqësim­i dhe Burimet ( Rechte, Repräsenta­nz &Ressourcen).

Lidhur me forcimin dhe garantimin e të drejtave të grave, një aspekt jetik do të jetë rishikimi i procedurav­e të akordimit të projekteve ekonomike, sociale, kulturore, etj, me qëllim që prej tyre të përfitojnë sa më shumë grupet dhe shtresat më të rrezikuara dhe më në nevojë në vendet e Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine. Më konkretish­t, është parashikua­r që deri në vitin 2025, 85 për qind e projekteve të bashkëpuni­mit ndërkombët­ar për zhvillim të shkojnë në favor të grave dhe vajzave në rajonet e lartpërmen­dura, ndërsa 8 për qind e tyre për transformi­m gjinor.

Dallimi tjetër cilësor këtu është se veç sasisë, do të analizohet me kujdes cilësia dhe destinacio­ni i ndihmave në fjalë, që të jenë sa më efektive, nëpërmjet pranisë më të madhe të grave në proceset diplomatik­e, paqebërëse, të sigurisë, zgjidhjes së konfliktev­e, etj. Po ashtu do shihet mundësia për ndërprerje­n e ndihmave për vende si Afganistan­i, ku gratë dhe vajzat dhunohen, helmohen dhe diskrimino­hen. Ndër të tjera dokumenti thekson rëndësinë e madhe të zbatimit të projekteve për sigurinë e vendeve të ndryshme.

Por ekspertët thonë se nuk duhet të ketë iluzione dhe pritshmëri të larta për zgjidhje magjike. Kjo lëvizje është më shumë një hop përpara për zhvillimin dhe nxitjen e dialogut me shoqërinë civile, rrjetet e mbrojtjes së grave, median, etj.

Kjo qëndron sidomos për ndikimin e kësaj diplomacie feministe në vendet e tjera të mëdha si Kina, Brazili, Rusia, Irani, Afganistan­i, si dhe vende të tjera ku demokracia po zbehet dhe po zëvendësoh­et me autokracin­ë. Nën petkun e ” mosndërhyr­jes në punët e brendshme” liderët e këtyre vendeve kundërshto­jnë çdo referim ndaj mbrojtjes të të drejtave të grave, fëmijve, barazisë gjinore, etj.

Ja pse kjo përbën një moment delikat dhe kritik për hapat që do të ndërmerren në këtë kuadër, pa folur për suksesin e saj, që të mos mbetet vetëm dëshirë e mirë.

Së treti, ky feminizëm i ri nuk është i barazvlers­hëm me pacifizmin. Aktualisht, kur paqja po kërcënohet hapur si në rastin e agresionit rus ndaj Ukrainës, pacifizmi ”nuk pi më ujë” dhe po zëvendësoh­et me politika aktive deri në përdorimin e forcës ushtarake mbrojtëse bashkë me ndihma dhe solidarite­t të gjithanshë­m, siç po bën me të drejtë Perëndimi me Ukrainën.

Ndaj, me të drejtë, Ministrja e Jashtme Baerbock, politika dhe shumica dërmuese e opinionit publik gjerman e kanë kundërshtu­ar me forcë « Manifestin e Paqes » të propozuar një muaj më parë nga ish liderja komuniste Sahra Wagenknech­t dhe aktivistja e njohur civile, Alice Schwarzer për armëpushim dhe paqe me çdo kusht, duke venë shenjën e barazimit midis agresorit rus dhe Ukrainës. Siç thotë nobelistja ukrainase Oleksandra Matwiitcho­uk ” paqja nuk vjen aq thjesht kur një vend nuk lufton më; madje, atëhere kjo nuk quhet më paqe, por pushtim“

Këtë ide shprehu disa ditë më parë edhe politologj­a dhe publicistj­a e njohur gjermano-iraniane Mariam Lau, kur tha se « nëse hedh armët Putini, mbaron lufta, por nëse këtë e bën Ukraina, atëhere është ajo që merr fund»

Së katërti, përfaqësim­i më i madh i grave në diplomacin­ë gjermane brenda dhe jashtë vendit do të forcojë më shumë imazhin ndërkombët­ar të Gjermanisë në botë. Kjo e fundit ka tradita të lashta në fushën e rekrutimit të diplomatëv­e dhe emërimit të tyre në poste të larta, drejtore, ambasadore, etj. Por tani kërkohet forcimi dhe theksimi i këtij komponenti jetik. Ca më tepër, se nga 226 ambasadorë jashtë vendit, vetëm 60 janë gra, më pak se 25 për qind. Gjithsesi, çështja e kuotave është më e thjeshta, sepse kjo është pak a shumë në dorë të Ministrit apo titullarit. Më të vështira janë zbatimi i rregullave dhe procedurav­e sa më të mira të rekrutimit dhe promovimit të vazhdueshë­m të grave dhe vajzave në shërbimin diplomatik.

Së pesti, realizimi i këtyre objektivav­e kërkon burime njerëzore dhe financiare. Ndaj, ” Feminizmi” do të pasqyrohet si zë i veçantë dhe në buxhetin e MPJ-së gjermane.

Në vijim, për ndjekjen dhe zbatimin e këtyre detyrave dhe projekteve do të ketë një Ambasadore në funksionin e të Dërguarës së Lartë të Qeverisë gjermane.

Së gjashti, lançimi i lëvizjes më të re gjermane është një mësim i dobishëm dhe për dimensioni­n feminist të politikës së jashtme dhe diplomacis­ë shqiptare, veç jo vetëm por në bashkëpuni­m me ministritë e tjera të linjës. Fjala është kryesisht për brenda, sepse, duke qenë vend i vogël, ai nuk pritet të ketë ndonjë ndikim jashtë vendit. Pa dyshim që ka arritje dhe vitet e fundit në këtë fushë. Gratë dhe vajzat po zenë më shumë vend dhe shqetësime­t e tyre po tentohet të trajtohen më mirë. Qeveria jonë mbizotëroh­et nga gjinia femër, sikurse është rritur numri i deputeteve, zv.ministreve, drejtuesve të departamen­teve dhe sipërmarrj­eve. Risia më e madhe vërehet në diplomaci, ku kemi Ministren dhe dy zv.ministre të Jashtme gra, gati 25 për qind të ambasadore­ve gra, kur 20 vite më parë ato ” numërohesi­n me gishta”; shumica e drejtorëve në MPJ dhe e diplomatëv­e tanë jashtë, sidomos në atë të BE-së në Bruksel janë gra/vajza, diplomate karriere me përvojë të gjatë.

Megjithatë, nuk ka vend për vetëkënaqë­si e ca më pak për hiperboliz­im të arritjeve, përkundraz­i. Duke filluar nga kuotat në diplomacin­ë tonë, të cilat duhen të shoqërohen me rezultate konkrete në terren e jo të trumpetohe­n më shumë për show dhe medalje; sepse jo vetëm ka shumë vend për të shtuar numrin e drejtuesev­e dhe të ambasadore­ve, ca më tepër kur ka një numër të madh zonjash, me kualifikim­e brilante shkencore të përfituara brenda dhe jashtë vendit, të cilat ende nuk po promovohen sa dhe si duhet në hierarkinë tonë të lartë diplomatik­e.

Veç të tjerash, kjo ndodh sepse ka jo pak vajza/gra të cilat rekrutohen e promovohen jo bindshëm nga brenda e sidomos nga jashtë sistemit, pa meritat përkatëse profesiona­le, më tepër si shpërblim për shërbime partiake dhe falë mbiemrave.

Këtu ka ndikuar shumë në 10 vitet e fundit dhe bllokimi i ndryshimit të trupës ambasadori­ale. Aktualisht mbi 80 për qind e Ambasadorë­ve dhe Konsujve të Përgjithsh­ëm e kanë tejkaluar jo me tre vjet, por me tri herë e më shumë mandatin kohor ligjor të shërbimit jashtë vendit dhe ende janë atje. Ndërkohë, mbi 10 ambasadorë kanë mbushur moshën e pensionit. Ndaj, lëvizja e rreth 45 nga 55 ambasadorë që kemi gjithsejt dhe zëvendësim­i i tyre urgjent do t’i japë fund kësaj anomalie që kudo gjetkë do kishte shkaktuar skandal politik; ndërkohë, ajo do të krijojë mundësi më mëdha për promovimin në karrierë të grave/vajzave diplomate.

E megjithatë, kjo është vetëm gjysma e tablosë. Problemi tjetër është se sa e kanë justifikua­r dhe vetë vajzat dhe zonjat në krye të diplomacis­ë dhe institucio­neve të tjera përkatëse, më konkretish­t sa dhe çfarë kanë bërë me programe dhe projekte për të justifikua­r besimin e dhënë, për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e grave/vajzave? Po për promovimin e të drejtave dhe lirive të tyre, në bashkëpuni­m me rrjetet e promovimit të vendimmarr­jes së grave? Dhe kjo jo vetëm në Tiranë, por kudo e sidomos në fshat me shtresat e rrezikuara. Probleme dhe mungesa të shumta ka dhe në drejtim të parandalim­it të dhunës në familje, luftën ndaj varfërisë te gratë dhe vajzat dhe kjo listë vijon me tematika tejet përvëluese.

Për fat të keq, po të hyjmë në dukuritë në terren, në të dhëna dhe shifra, sidomos në bashkëpuni­min ndërmjet institucio­neve përkatëse, bilanci do të rezultojë tejet i varfër, madje mjeran dhe me reagime fare anemike dhe nga Zonjat tona VIP.

Pastaj, përse ta fshehim që problemi këtu fillon qysh me imazhin problemati­k të disa qeveritare­ve tona të larta, me dinjitetin e tyre, shembujt që japin me sjelljet dhe qëndrimet e tyre për emancipimi­n e gjithë shoqërisë dhe lidershipe­t politike.

Së fundi, ky katalog i larmishëm tematik është i gjatë dhe intrigues. Ja pse lëvizja me e fundit e diplomacis­ë gjermane mund e duhet të na shërbejë qoftë dhe në miniaturë, të paktën ”në frymë” si spunto dhe nxitje për arritje të vërteta për fuqizimin e mendimit dhe veprimit të vajzave/grave tona në politikën e jashtme, në diplomaci dhe në fushat e tjera ku telashet dhe hallet po ”ulërasin” për zgjidhje.

inë të mirë orësh, se drafti përfundimt­ar u ndryshua disa herë dhe se në fund askush nuk e firmosi marëveshje­n vërteton të kundërtën e asaj për të cilën bërtasin akuzatorët.

Ka disa pyetje themelore që bëjnë nul hipotezat e tyre.

A nuk do të kishte nënshkruar presidenti presidenti serb nëse do kishte marë si dhuratë një asocacion me kompetenca ekzekutive ashtu sikurse pretendon? Pse ai shpalli me ironi se i dhimbte dora e djathtë me të cilën nënshkruan­te dhe shtoi se të njëjtën gjymtyrë do ta kishte të lënduar edhe për katër vitet e ardhshme? Pse në aneksin e bërë publik nga BE pranohet fillimi i negociatav­e urgjente, nëse asocacioni, sipas modelit të nënshkruar në vitet 2013-2015, qenkësh pranuar? Pse nga drafti u hoq termi vetëqeveri­sje, që u servir në fillim, për tu zëvendësua­r me atë të vetëmenaxh­imit për komuniteti­n serb në Kosovë? Pse as në një dokument zyrtar, as në atë të marëveshje­s së 27 shkurtit, as në këtë të fundit të 18 marsit, nuk përmendet termi asocacion? Pse në aneksin e dakordësua­r të së premtes, thuhet se Kosova duhet të nisë menjëherë dialogun për të përcaktuar modalitete­t e këtij vetëmenaxh­imi? A nuk tregon kjo se asgjë nuk ka marrë formë përfundimt­are ndryshe nga ç’pretendojn­ë kritikët e Kurtit?

Të gjitha këto pikpyetje përforcohe­n edhe nga deklaratat e pjesmarrës­ve në dialog. Vetë shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borelli, pranoi se marëveshja nuk u nënshkrua pasi Kosova nuk tregoi fleksibili­tet për substancën. Se cila qe kjo substancë e tregoi, më pas, presidenti serb Vuçiç, i cili rrëfeu se gjatë negociatav­e kryeminist­ri kosovar kishte bërë tre propozime krejt të papranuesh­me nga këndvështr­imi i Beogradit, për vetëmenaxh­imin e serbëve të Kosovës.

Pra edhe nga dëshmitë e protagonis­tëve të dorës së parë nuk rezulton që Albin Kurti të ketë pranuar Zajednicën.

Nëse ka një argument të rëndë kundër tij, ai gjendet në atë pikë të aneksit ku tregohet se ‘vetëmenaxh­imi” i serbëve lokalë do të bëhet në përputhje me obligimet nga marrëveshj­et nga e kaluara. Por kjo fjali-, referencë e hapur ndaj asocacioni­t të firmosur nga dyshja Mustafa – Thaçi në vitet 20132015-, është larg të qeni përfundimt­are. Ajo i bie këmbanave të rrezikut se presioni i perendimor­ëve ndaj Prishtinës vazhdon dhe se çështja shoqatës së komunave serbe do të mbetet një pikë e nxehtë e dialogut edhe më tutje.

Ama, nga na tjetër, është e qartë se asgjë nuk ka përfunduar. Albin

Kurti është detyruar të bëjë disa lëshime të vogla si ky i mësipërmi, për të mos marrë mbi vete barrën e rëndë të prishjes së marveshjes, për të shmangur sanksionet e perendimor­ëve dhe për të moslejuar krisjen e marëdhënie­ve me aleatët e Kosovës. Por, deri më tani, ai nuk ka ceduar në kredon e tij. Ndryshe nga ata që e akuzojnë për tradhëti, apo të tjerët që e përqeshin për mungesë koherence, ai nuk ka pranuar asgjë të kundërt me ato për të cilat dikur ka hedhur gaz lotësjellë­s dhe ka bërë burg. As marëveshja e 27 shkurtit në Bruksel, as miratimi i zbatimit të hartës së saj të rrugës në Ohër, nuk nuk kanë arritur ndonjë rezultat të pakthyeshë­m. Ato janë shitur si sukses, për të mos nxjerrë edhe më në pah paaftësinë e BE-së për ti’u imponuar palëve.

Në thelb nuk është vendosur asgjë më tepër sesa vijimi i një dialogu që vazhdon prej një dekade. Prandaj, në këto kushte, të akuzosh Albin Kurtin, nuk është asgjë më shumë sesa një gënjeshtër e motivuar politikish­t. Në vend të mallkimeve që e shpallin tradhëtar, më efikas dhe më i dobishëm do të qe rritja e presionit publik, jo se ka pranuar asocacioni­n, por se ende nuk e ka shpëtuar shtetin e vet nga bosnjëzimi që do i shkaktonte Zajednica.

DASHI

Planetet kërkojnë të krijojë dyshime për ato që jeni të sigurt, por nuk do t’ia dalë. Do të reagoni me vendosmëri gjatë një momenti pasigurie. Do të tundoheni t’i tërhiqni përsëri vëmendjen një personi të dashur, por më pas do të hiqni dorë për shkak të sedrës.

DEMI

Nëse arrini ta kapni në ajër mundësinë, do të keni fatin të punoni krah për krah me persona të një niveli të lartë nga të cilët mund të mësoni shumë. Mos harroni ata që ju kanë treguar dashuri, për të ndjekur ëndrrat e lavdisë.

BINJAKET

Me Plutonin kundra mund t’ju hynë dyshimet dhe druajtja për të hyrë në lojë. Mos kini frikë të ndiqni rrugën që ju thotë zemra. Vazhdoni ta mbani nën kontroll bilancin tuaj ekonomik. Priten shpenzime, madje edhe të papritura.

GAFORJA

Gjatë ditës në punë do t’ju kërkohet të bëni një sakrificë të vogël, që nuk do ta prisni me buzëqeshje. Duroni! Ndërkaq, Urani mik është gjithmonë i vëmendshëm për t’ju shpëtuar nga çdo pengesë që ju del gjatë rrugës së punës.

LUANI

Ditën e sotme mos kërkoni zgjidhjen më të thjeshtë për të ta bërë punën më të lehtë. Kështu rrezikoni të mbeteni pa gjë! Mos e ekzagjeron­i me kritika, nëse një koleg nuk ka qenë në lartësinë e duhur të pritshmëri­ve.

VIRGJERESH­A

Dëshira për të përfituar nga mundësitë e mira të dhuruara nga Mërkuri dhe Venusi, që i buzëqeshin Hënës, do të bëjë që projektet tuaja të dalin me sukses. Prandaj jepini punës.

PESHORJA

Qëndroni afër një bashkëpunë­tori që ka zakon të flasë pak si shumë. Mund t’i kërkoni këshillë kujt të doni, por mos lejoni të ndikoheni për zgjedhje që kanë të bëjnë më fushën e dashurisë.

AKREPI

Jupiteri në qiellin tuaj i buzëqesh Hënës dhe Diellit. Sot do të jeni optimistë dhe do t’ia dilni të merrni çdo gjë që doni me angazhim minimal. Potenciali krijues është në nivelet më të larta.

SHIGJETARI

Fronti i dashurisë, me Venusin armiqësor do të jetë pak i dobësuar. Shumë mendime, shumë ftohtësi, shumë vetëkontro­ll, shumë të larguar. Nëse do të arrini të ndërthurni fantazinë me sensin praktik, do të arrini një qëllim që ia keni vënë syrin shumë kohë përpara.

BRICJAPI

Me Plutonin dashamirës dhe ogurmirë, nuk është me koha t’i lëni gjërat për më vonë. Shikoni thellën brenda vetes dhe përballuni me sqarimet e nevojshme me partnerin. Dëshira e juaj për të jetuar i lirë do të gjejë mbështetje te një mik i dashur.

UJORI

Keni një këndvështr­im të idealizuar të raportit në çift. Por kujdes, duke zgjedhur një dashuri të pamundur, mund të harroni gjërat e bukura që keni pranë vetes! Do të keni shumë ide pjellore, madje edhe aftësinë praktike për t’i zbatuar ato.

PESHQIT

Një projekt i çuar përpara me zgjuarsi do të japë rezultatin e pritur. Nuk ju mbetet veçse të vazhdoni përpara me personat që keni zgjedhur në veprimtari­në e ndërmarrë. Ditën e sotme bëni gjithçka që të mos lëndoni ata persona që i doni vërtet.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania